Banka familjare më e madhe e me përvojë në Mbretërinë e Bashkuar

Fara e Future Health Biobank u mboll vetëm 17 vjet më parë, në ndjekje të tre vitesh kërkimi të zgjeruar rreth këtij shërbimi potencialisht jetëshpëtues, dhe dyert tona më në fund u hapën për herë të parë në 2002. Me zyrat qëndrore në Nottingham, në zemër të Mbretërisë së Bashkuar, ne jemi një prej të parave kompani që i ofrojmë klientëve ruajtjen e qelizave staminale të kordonit kërthizor.

Objektivi ynë ka qenë gjithmonë, t’i ofrojmë prindërve të ardhshëm, një mënyrë të sigurtë e të përballueshme për të mbrojtur shëndetin në të ardhmen e fëmijës së tyre.

Future Health Biobank është tashmë banka e qelizave staminale më e madhe në Mbretërinë e Bashkuar, e që ka përpunuar dhe depozituar më shumë kampionë se të gjitha bankat e tjera marrë sëbashku në MB. Me mbi 125,000 kampionë nga mbi 75 shtete, ju mund të jeni besimplotë se kampioni juaj është përpunuar prej bankës më me përvojë dhe të besuar në vend.

#Fakte

Synimi ynë është t'ju ofrojmë gjithë prindërve të ardhshëm mundësinë të mbrojnë shëndetin në të ardhmen e fëmijës së tyre

Unë besoj me gjithë zemër në mundësitë, në të tashmen e të ardhmen e ruajtjes së qelizave staminale. Në ditët e sotme, në moshën që kemi, ne i vënë kaq shumë rëndësi sigurimit të pajisjeve elektroshtëpiake, shtëpisë e makinës, e duket se harrojmë dhuratën tonë më të çmuar: fëmijët tanë. Roger J Dainty MBE FIScT, Drejtori i Manaxhimit

Ndihmë dhe këshillë