Dr Robert Thomas MPharm, PhD Konsulent i Kërkimit e Zhvillimit
Dr Robert Thomas është një anëtar lider i ekipit të kërkimeve lidhur me bioprodhimin pranë Universitetit Loughborough si edhe një farmacist me liçencë.
Në ndjekje të një periudhe kërkimorë të zhvillimit të modeleve të inxhinierimit të indeve të mëlçisë, atij ju akordua një bursë për zhvillimin e kapaciteteve të procesit shkencor dhe prodhues të terapive rigjeneruese mjekësore të bazuara në qelizat.
Ai është aktualisht Ndihmës Drejtor i Qendrës EPSRC për Prodhimin Invovativ për Mjekësinë Rigjeneruese, të bazuar në Qendrën për Inxhinierinë Biologjike pranë Universitetit të Loughborough.
Tracy Thomas Këshilltare për Mamitë
Tracy Thomas ka punuar në kujdesin shëndetësor që prej 1989, në mbështetje të grave dhe familjeve në një sërë rolesh. Ajo e nisi karrierën e saj në fushën e mamive në 1999 dhe pas një periudhë të kufizuar në NHS, zgjodhi të punonte e pavarur në mënyrë që të praktikonte profesionin e mamisë në tërë gjerësinë, duke i fuqizuar klientët përmes mbështetjes së zgjedhjeve të tyre individuale dhe duke kontrolluar vetë eksperiencat e tyre të lindjes.
Në 2007, Tracy, realizoi facilitimin e themelimit dhe menaxhimit të një shtëpie private lindje për t'ju dhënë mundësi grave shtatzëna të shëndetshme, me risk të ulët, të lindin jashtë spitaleve, në shtëpi lindje të udhëhequra nga mamitë. Ajo vijon rolin e si kryemami e shtëpisë së lindjes, përgjatë me angazhimin e saj si këshilltare mami tek Future Health.
Tracy është e pasionuar pas ndarjes së informacionit me familjet, për të mundësuar kryerjen e zgjedhjeve të informuara shëndetësore. Interesat personale të saj lidhen me mbledhjen dhe ruajtjen e qelizave staminale, të përjetuara përmes familjes së saj, përmirësimet e cilësisë së jetës që një procedurë e tillë e thjeshtë mund të ofrojë.
Dr Mark Atkins MBBS MSC Këshilltar Klinicist
Dr Atkins është kualifikuar në mjekësi prej King’s College Londër në 1986 dhe ka punuar në fushën e virologjisë klinike që prej 1990.
Ai është trajnuar në mikrobiologji të përgjithshme në Cardiff përpara se të lëvizte në Londër duke plotësuar trajnimin e tij të specializimit në virologji pranë Royal Free Hospital and St Mary’s Hospital.
Ai kreu 4 vjet kërkime rreth rezistencës antivirale për HIV para se të lëvizte për të punuar mbi provat klinike me antiviralët për trajtimin e hepatit B kronik.
Ai u kthye sërish në NHS në 2002 dhe punoi për Imperial College Healthcare NHS Trust si një Konsulent Virolog që prej atëherë. Interesat e tyre kryesore të kërkimit lidhen me zhvillimin e diagnostikës molekulare dhe trajtimin e hepatiteve virale kronike.
Dr Susan G Shawcross BSc (Hons) MSc PhD AIIRSM CBiol FSB Asistente Kërkimore
Dr Sue Shawcross mban një diplomë Nderi, një Doktoratë në Gjenetikë si edhe një Master në Biologjinë e Radiologjisë, dhe është një anëtare e Shoqatës së Biologjisë.
Ajo është një asistente kërkimore post-doktoraturë dhe menaxhere laboratori për Grupin e Riparimin të Nervit dhe Rigjenerimin dhe Zëvendëskryetare e Komitetit të Biosigurisë të Fakultetit të Mjeësisë në Universitetin e Manchester.
Interesat e saj kërkimore janë të fokusuara në përdorimine Qelizave Staminale Mezenkemiale (MSC) për riparimin e indeve solide dhe rigjenerimin.
Dr Shawcross është angazhuar në bashkëpunime të suksesshme me Astra Zeneca, Smith and Nepheë Healthcare, dhe Johnson & Johnson Healthcare.
Puna e saj me Future Health është e fokusuar në përdorimin e Qelizave staminale mezenkemiale prej kordonit kërthizor dhe prej pulpit të dhëmbit për riparimin e nervave.
Lady Roche Eticiste
Lady Roche është një anëtare e Komitetit të Etikës së Charing Cross Hospital. Ajo shërbeu si Kryetare e Komitetit të Etikës së Cromwell Hospital dhe gjithashtu ka mbajtur një pozicion në Komitetin e Etikës në Chelsea dhe Westminster Hospital midis viteve 1995 dhe 2005.
Dr Athanasios Zomas Konsulent Hematolog
Dr Athanasios Zomas është një Konsulent Hematolog pranë Attikon University Hospital të Athinës. Karriera e tij e çoi atë në Mbretërinë e Bashkuar ku ai ka shërbyer në një sërë pozicionesh të larta brenda Departamentit të Hematologjisë në Royal Marsden Hospital and St George’s Hospital, Londër