Doni më shumë informacion?
Për më shumë informacion rreth gamës sonë të shërbimeve, thjesht, kërkoni një broshurë. Plotësoni formularin dhe ne do t'jua nisim atë me email ose me postë.
Na kontaktoni +355 4451 9080
Qelizat staminale janë tullat që ndërtojnë jetën; ato krijojnë një lidhje direkte midis shëndeti të mirë të foshnjës suaj në çastin e lindjes dhe një shëndeti të mirë në të ardhmen e tyre.
Qelizat staminale mund të përdoren për trajtimin e sëmundjeve si leuçemia dhe talasemia.
Përdorimi i qelizave staminale për trajtimin e diabetit ka qenë në prova klinike për mjaft vite. Sikurse edhe me të gjitha provat klinike, ka pasur avancime dhe hapa pas.
Megjithatë, për herë të parë, është kryer një transfuzion me qeliza staminale të kordonit tek një pacient, me shpresën se kjo do të parandalonte ata prej zhvillimit të diabtit të tipit I.
Një prej projekteve më emocionuese, që është aktualisht në provë klinike, është përdorimi i qelizave staminale për trajtimin e paralizës cerebrale.
Një sëmundje, e cila fatkeqsisht, prek mjaft persona; potenciali për trajtimin e kësaj sëmundje duke përdorur qelizat staminale, po ndiqet ngushtësisht në mbarë botën.