Future Health Biobank – Banka e qelizave staminale më e akredituar në botë

Ne, jemi krenarë të anunçojmë se, Future Health Biobank, është, tashmë zyrtarisht, banka e qelizave staminale më e akredituar në botë. Me marrjen së fundi, të akreditimit prestigjioz AABB, ne i kemi tejkaluar të gjitha bankat e tjera të qelizave staminale duke u bërë lideri global për cilësinë në industrinë e qelizave staminale.

Me vendondodhjet e laboratorëve tanë, si në Mbretërinë e Bashkuar ashtu dhe në Zvicër, ne kemi siguruar, tashmë, se aderojmë në rregulloret më të rrepta në botë, pra, ne garantojmë se klientët tanë gjithnjë marrin cilësinë më të lartë dhe shërbimin më mirë të rregulluar. Në fakt, ne jemi i vetmi stabiliment-laborator në Zvicër me liçencë të lëshuar nga Swissmedic si një bankë e indeve njerëzore për transplantim dhe për produkte transplanti si edhe me një akreditim GMP të lëshuar nga Swissmedic. Laboratori i Mbretërisë së Bashkuar, gjithashtu, është i pajisur me liçencën e Autoritetit të Indeve Njerëzore [HTA], një akreditim prej Agjencisë Rregullatore të Medikamenteve dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor [MHRA], ISO 9001, dhe ne jemi akoma më të nderuar që na është akorduar Çmimi i Mbretëreshës për Sipërmarrjet, vetëm pak vite më parë.

Akreditimi AABB i akordohet vetëm atyre kompanive “….të cilat promovojnë standardet më të larta për performancë mjekësore, teknike dhe administrative, kërkimin shkencor, aplikimin klinik dhe edukimin” [aabb.org]. Ky është një prej akreditimeve më të dëshiruara brenda industrisë së qelizave staminale , dhe këtu në Future Health Biobank, ne jemi të entuziasmuar, që jemi në gjendje ta shtojmë atë në listën e gjatë, e në rritje, të akreditimeve tona.

[Për të parë një listë shteruese të të gjithë akreditimeve dhe liçencave tona, lutemi, vizitoni faqjen tonë të akreditimeve

Ne morëm pak kohë për të biseduar me Drejtorin tonë të Menaxhimit; Roger Dainty, për të marrë opinionin e tij mbi këtë zhvillim të fundit.

“Gjithëkush, këtu në Future Health Biobank, është i lumtur që na është akorduar akreditimi AABB. Fryma e përgjithshme dhe shtysë për kompaninë tonë, ka qenë gjithnjë që t'i ofrojmë klientëve tanë shërbimin me cilësinë më të mirë të mundshme. Sot, unë jam krenar të them se ne kemi ndërmarrë edhe një hap më përpara në ngritjen e nivelit aktual të cilësisë dhe ekselencës në industrinë tonë. Të kesh këtë zyrtarisht të njohur prej kaq shumë trupash të konsideruara të nivelit të lartë dhe agjencish qeveritare, është, vërtet, komplimenti më i madh”.

Asnjë prej nesh nuk fle mbi dafina për këto arritje, dhe, ne vijojmë përpjekjet drejt përsosmërisë dhe tashmë jemi duke punuar drejt akreditimeve të tjera për të siguruar që ne të kemi mundësinë t'ju ofrojmë klientëve tanë shërbimin më të mirë të mundshëm, si në terma të cilësisë ashtu dhe të vlerës, ndaj shihni këtë hapësirë…..

Referenca: www.aabb.org