Rezultatet e Zbuluara prej Studimit mbi Autizmin nga Duke University

Duke u kthyer pas në kohë në 2017, një studim fillestar, nisi të hetojë mbi faktin nëse infuzionet e gjakut të kordonit kërthizor munden të përmirësojnë simptomat e çrregullimeve të spektrit të autizmit (ASD) tek fëmijët në moshë të re. Në ndjekje të provave klinike të Fazës I dhe II, rezultatet u zbuluan në Journal of Pediatrics në Qershor 2020.

Studimi fillestar i Fazës I u krye mbi 25 fëmijë autikë të moshës 2-6 vjeç. Ai arriti në konkluzionin se përafërsisht 70% e fëmijëve shfaqën përmirësime në një ose më tepër simptomat kryesore të autizmit. Prova klinike e Fazës II, rastësore, e kontrolluar me placebo, e udhëhequr nga Dr. Joanne Kurtzberg dhe Dr.Geraldine Dawson, ishte projektuar për të konfirmuar këto zbulime përmes vlerësimit të efekteve të gjakut të kordonit allogjeneik dhe autolog mbi 180 fëmijë.

Fëmijët pjesëmarrës në këtë provë varijonin nga mosha 2-7 vjeç dhe ishin të gjithë raste të konfirmuara me autizëm pa shkaqe të njohura gjenetike. Bazuar mbi rezultatet e mëparshme, fëmijët me një IQ joverbale >70 treguan përmirësimin më të madh pas një infuzioni të gjakut të kordonit autolog. Kështu pra, përpjekjet u bënë vetëm për të përfshirë fëmijët me një IQ joverbale >70.

Studimi i Fazës II përfshiu dhënien 60 pacientëve gjak të kordonit autolog, 60 pacientëve të tjerë gjak të kordonit allogjeneik dhe 60 pacientëve të tjerë një placebo. Fëmijët të cilët morën gjakun e kordonit autolog ju desh të kishin 25 milion qeliza për kg peshë të fëmijës. Ata që kishin më pak qeliza, morën gjak të kordonit prej një dhuruesi pa lidhje gjaku, me përputhshmëri HLA.

Gjetjet kryesore
• Përgjatë gjithë këtij studimi nuk u vërejtën efekte të kundërta serioze
• Sa I takon Sshkallës së Socializimit, nuk u gjetën përfitime të gjakut të kordonit kundrejt placebos, megjithatë kjo analizë nuk ishte e saktë pasi vetëm 101 nga 180 të regjistruar në këtë studim patën një IQ joverbale >70. Minimumi i nevojshëm ishte 143 fëmijë.
• Në grupin e fëmijëve që morën gjakun e kordonit, u vërejtën përmirësime domethënëse në fëmijët nga mosha 4-7 vjeç me një IQ jo-verbale më të lartë se 70
• Në pjesën më të madhe të masave, nuk pati avantazhe të identifikuara të gjakut të kordonit allogjeneik ose autolog. Sidoqoftë, në Shkallën Klinike Globale të Përmirësimit të Impresionit, vetëm fëmijët të cilët morën gjak të kordonit allogjeneik treguan përmirësim krahasuar me ata që morën placebo
• Në studim, gjaku llogjeneik i kordonit u dha me një dozë më të lartë se sa gjaku autolog i kordonit, çka do të thotë se nuk ishte e mundur të dihej nëse avantazhi i vërejtur ishte për pasojë e burimit të qelizave apo prej dozës së rritur

Në përfundim, këta rezultate demostrojnë të reja inkurajuese për fëmijët e moshës 4-7 vjeç me një koeficient joverbal IQ >70. Veçanërisht, përmirësime u vërejtën në komunikim, gjurmimin e lëvizjes së syve dhe në elektroencefalografitë e trurit.

Bazuar në mësimet e nxjerra prej këtij studimi, Dr. Joanne Kurtzberg, së fundi hapi një provë klinike të Fazës II për të hetuar përdorimin e qelizave staminale mezenchimale stromale prej indit të kordonit (MSC) për trajtimin e autizmit. Ju mund të mësoni më shumë rreth saj, këtu.

Referenca:
parentsguidecordblood.org/en/