Depistimi Dietik për foshnjat & fëmijët

Cilido prind i ri kërkon një të ardhme plot shëndet për fëmijët e tij dhe do t’ju japë atyre më të mirën e mundshme.

Çfarë është një depistim dietik?

Një depistim dietik është një mënyrë efikase, joinvazive, për të zbuluar nëse foshnja apo fëmija juaj është në risk gjenetik të lartë për të zhvilluar intolerancë ndaj laktozës, sëmundjen celiake dhe/ose ndjeshmërinë ndaj shijes së hidhur

Pse është i dobishëm depistimi?

  • Bëni zgjedhje të mirëinformuar mbi ushqyerjen dhe kalimin nga ushqyerja me gji tek ushqimi i ngurtë
  • Identifikoni ushqimet që duhen shmangur nëse zhvillohen simptoma
  • Mund të ndihmojë në shpjegimin e simptomave tashmë të pranishme*
  • Jepet raporti i plotë shkencor*
  • Analizë gjenetike robuste shkencore

Shkarko një broshurë

*Nëse foshnja apo fëmija juaj shfaq simptoma të intolerancës ndaj laktozës, sëmundjes celiake ose ndjeshmërisë ndaj shijes së hidhur ju duhet të kërkoni këshillim prej një profesionisti të kujdesit shëndetësor pavarësisht nga rezultatet e testit. Raporti juaj mund të përdoret prej një profesionisti të kujdesit shëndetsor për të ofruar vështrim të thelluar shtesë kur të merret në konsiderate kujdesi mjeksor ndaj fëmijës tuaj

Si mund ta kryej atë?

Depistimi është disponueshëm në dy formate:

Ruajtja e gjakut të kordonit & depistimi dietik

Zgjidhni paketën e ruajtjes së qelizave staminale Premium+

Kampioni juaj i gjakut të kordonit mblidhet pas lindjes dhe dërgohet tek laboratori ynë

Ne, do të kryejmë depistimin dietik mbi një pikëz gjaku marrë prej gjakut të kordonit dhe ju kthejmë rezultatet me email

Or

Tamponi i bulçive për depistimin dietik

Porostite kitin për depistimin dietik përmes ekipit tonë të kujdesit ndaj klientit

Kryeni në shtëpi vetë marrjen e një tamponi nga bulçitë

Kthehjeni kitin tek ne dhe merrni rezultatet tuaja me e-mail

Pjesa më e madhe e të porsalindurve kanë përqëndrime të larta të laktazës, e cila është një enzimë që zbërthen laktozën. Megjithatë, mjaft fëmijë fillojnë ta humbasin aftësinë e gatshme që kanë për ta zbërthyer laktozën, menjëherë pasi kalojnë nga ushqyerja me gji tek ushqimet e ngurta, pasi “çelësat” gjenetik të tyre shkaktojnë ngadalësimin e prodhimit të laktazës. Me zvogëlimin e aftësisë për të prodhuar laktazë, laktoza në zorrë i nënshtrohet fermentimit prej baktereve, duke çuar në shtimin e gazrave. Kjo, zakonisht, shkakton simptoma të tilla si: çlirim gazrash, fryrje barku, dhimbje stomaku, ngërçe dhe diarre.

Sëmundja Celiake është një problem shëndetsor autoimun mjaft i përhapur i cili shkaktohet prej reaksioneve tepër të ndjeshme nga dietës së pasur me gluten. Gluteni është një proteinë e gjëndur tek kokrrat e drithrave si gruri, elbi, thekra, etj. dhe gjëndet për pasojë në disa prej ushqimeve më të zakonshme që konsumohen në mbarë botën. Në personat me sëmundjen celiake, gluteni shkakton një reaksion jonormal të sistemit imunitar kundër zorrëve të holla – seksioni i sistemit tonë tretës i cili është përgjegjës për përthithjen e lëndëve ushqyese nga ushqimi. Ky reaksion rezulton në diarre, fryrje të barkut, ngërçe, të përzjerët, dhe në disa raste mund të çojë në ndërprerje të rritjes.

Ndjeshmëria ndaj ushqimeve me shije të hidhur besohet se është një zhvillim i evolucionit njerëzor i cili ka ngjarë përmes përzgjedhjes natyrore, në mënyrë që të parandalonte që ne të konsumonim bimë toksike. Megjithatë, ai mund të shkaktojë një reaksion negativ ndaj ushqimeve të zakonshme të tilla si lakrat, brokoli dhe perime krucifere të tjera që përmbajnë përbërës të tjerë me shije të hidhur, e të quajtur glukozinolate.

Çfarë gjëndet në kit?

Kiti i marrjes së kampionit

Tampone për bulçitë (x2)

Qeskë e transportit të kampioneve biologjike

Ngjitësi i sigurisë

Paketa informuese

Qeska postare

Formulari i dhënies pëlqimit