Banka e Qelizave Staminale Më e Akredituar në Botë

Future Health Biobank është banka e qelizave staminale më e akredituar në botë. E parë prej si motrave të saj si banka më inovative, e konsideruar si qendër e ekselencës për cilësinë dhe shërbimin në mes të industrisë së ruajtjes në banka të qelizave staminale. Laboratorët e saj të përpunimit si në Mbretërinë e Bashkuar ashtu dhe ata Zvicër janë të liçencuar dhe të akredituar në nivelin më të lartë dhe operojnë sipas standardeve GMP.

Laboratori i Future Health Biobank në Mbretërinë e Bashkuar është një Bankë Indesh Njerëzore, i liçencuar prej Autoritetit të indeve Njerëzore (HTA) dhe i akredituar prej Angjencisë Rregullatore të Medikamenteve dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor (MHRA) të Departamentit të Shëndetësisë (Ministria e Shëndetësisë) të Mbretërisë së Bashkuar.

Departamenti i Shëndetësisë (Ministria e Shëndetësisë) i Mbretërisë së Bashkuar ishte mes të parëve trupa qeveritare në Europë, i cili përgatiti dhe nxorri një Kod specifik të Praktikës të nevojshëm për të udhëhequr aktivitetet e Bankave të Indeve Njerëzore, i cili përfshin Bankat e Qelizave Staminale të Gjakut të Kordonit Kërthizor. Synimi i këtij Kodi të Praktikës është të sigurojë prodhimin dhe furnizmin e indeve të sigurta, të besueshme dhe cilësore ndaj shërbimit shëndetësor për qëllime terapeutike dhe aplikime mjekësore. Ai është Standardi i Artë për operacionet e bankave të qelizave staminale.

Na Kontaktoni

AABB - Shoqata Amerikane e Bankave të Gjakut

Future Health Biobank e ka marrë Akreditimin AABB (Shoqata Amerikane e Bankave të Gjakut) në 2016, me numër ID të stabilimentit 138834, duke u angazhuar për sigurimin e cilësisë përgjatë gjithë operacioneve.

HTA - Autoriteti i Indeve Njerëzore

Future Health Biobank u liçencua prej HTA në Prill 2006, duke marrë një liçencë të plotë substanciale 3 vjeçare më 1 Shtator 2006, duke e bërë kështu kompaninë, të parën bankë të gjakut të kordonit, e cila liçencohet prej Autoritetit të Indeve Njerëzore (HTA). Liçenca e rregullt ju akordua vetëm në ndjekje të auditimeve robuste, të gjata në kohë dhe mjaft të hollësishme të të gjithë biznesit të kompanisë dhe të proceseve të laboratorit. Inspektimet që kryhen rregullisht mbi të, sigurojnë ruajtjen në vijimësi të standardeve të kërkuara për sigurimin e liçencimit të pandërprerë.

Future Health Biobank është e rregulluar prej HTA dhe mban një liçencë (me numër 22503) akorduar sipas Regullores 7(1) dhe (2) dhe Programit 2 të Autoritetit të Indeve Njerëzore (Cilësia dhe Siguria për Aplikime në Njerëz) Regullorja 2007 për (1) mbledhjen, testimin, përpunimin, shpërndarjen dhe/ose import/eksportin e indeve dhe/ose qelizave që kanë si synim aplikimin në njerëz, dhe (2) depozitimin në ruajtje të indeve dhe/ose qelizave që kanë si synim aplikimin në njerëz.

ISO - Instituti i Standardeve Ndërkombëtarë

Future Health Biobank është e çertifikuar sipas standardit ISO 9001:2015, çka siguron që sistemet e menaxhimit të cilësisë së saj ofrojnë themelet për kënaqësinë më të mirë të klientit, motivimin më të mirë të punonjësve të saj dhe përmirësim në vazhdimësi.

Future Health Biobank është e çertifikuar (me nr. FS554566) nga BSI për operimin prej saj të një Sistemi të Menaxhimit të Cilësisë i cili përmbush kërkesat e ISO 9001:2015 për qëllime të mbledhjes, depozitimit në ruajtje, testimit, përpunimit, importit dhe eksportit, shpërndarjes dhe asgjësimit të qelizave staminale.

MHRA - Stabiliment i Përpunimit të Gjakut

Future Health Biobank është e rregulluar prej MHRA dhe mban një Autorizim si Stabiliment i Gjakut (me numër BEA 21314) akorduar në përputhje me dispozitat e Rregullores 2005 Nr.50 “Për Sigurinë dhe Cilësinë e Gjakut”, me ndryshimet e pësuara, për të kryer mbledhjen dhe testimin e gjakut dhe të komponentëve të gjakut për cilindo qoftë qëllim të synuar përdorimi dhe për përpunimin, depozitimin në ruajtje dhe shpërndarjen e gjakut dhe të komponentëve të gjakut në rastet kur ata janë të synuar për përdorim në transfuzione.

OFSP - Zyra Federale e Shëndetit Publik

Future Health Biobank ka marrë prej Zyrës Federale të Shëndetit Publik të Zvicrës, autorizimin për importin, eksportin dhe depozitimin në ruajtje të qelizave staminale të gjakut të kordonit sipas dokumentit me referencë OFSP No. BS2013-nTxZo93-N0-V00 & BS2013-nTxZo94-N0-V00 në Dhjetor 2013.

Praktikat e Mira të Shpërndarjes për Produktet Mjekësore (GDP)

Çertifikata GDP për depozitim në ruajtje të produkteve për transplant / terapi të gjeneve / organizma të modifikuar gjenetikisht

Çfarë është GDP?

Praktikat e Mira të Shpërndarjes (GDP) është standardi që një distributor medikamentesh duhet të përmbushë për të siguruar cilësinë dhe integritetin e produkteve mjekësore për përdorim në njerëzit.

Produktet mjekësore për përdorim në njerëz duhet të jenë:

  • Depozituar në ruajtje në kushtet e duhura gjatë gjithë kohës, përfshirë këtu edhe gjatë transportimit të tyre
  • Përmbushin kërkesat e Udhërrëfyesve mbi Praktikat e Mira të Shpërndarjes së Produkteve Mjekësore për Përdorim në Njerëz (2013/C 343/01), të Komisionit Europian
  • Përmbushin kërkesat e GMP Europiane Pjesa II (Kërkesa bazë për Sumstancat Aktive që përdoruren si Materiale Fillestare) dhe GMP Pjesa IV

E mbajmë që nga 2013

Çertifikimi i përputhshmërisë me GDP për depozitimin në ruajtje, Importimin dhe eksportimin e produkteve mjekësorë

Swissmedic

Swissmedic autorizon laboratorin e Zvicrës të Future Health Biobank për importin/eksportin, përpunimin, testimin dhe ruajtjen afatgjatë në ngrirje të thellë të gjakut të kordonit, indit të kordonit dhe të indit dhjamor për aplikime terapeutike autologe dhe allogjeneike. Kjo liçencë rregullon prodhimin e produkteve të terapisë qelizore të gatshme për t’ u përdorur si edhe produktet e ndërmjetme të terapisë qelizore. Liçenca mban numrin 500028.

Përse të zgjidhni biobankën Future Health?

Menjëherë sapo të keni vendosur se doni të ruani Gjakun e Kordonit Kërthizor, ju më tej duhet të vendosni se cilës biobankë duhet t' i besoni kampionin e bebes suaj. Ja përse ne mendojmë se ju duhet të na zgjidhni ne;

Future Health është banka e qelizave staminale më e akredituar në Botë

Ne, e mbajmë veten tonë në standardet më të larta të mundshme, çka do të thotë se proceset tona, siguria, teknologjia dhe stabilimentet tona janë në avantgardë.

Banka e qelizave staminale më e madhe e Mbretërisë së Bashkuar me më shumë eksperiencë

Ne, kemi përpunuar dhe kemi në ruajtje më tepër kampionë të qelizave staminale sesa të gjitha bankat e tjera të Mbretërisë së Bashkuar të marra sëbashku, ndaj dhe ju mund të jeni besimplotë se qelizat staminale të bebes suaj janë në ruajtje në bankën më me eksperiencë të Mbretërisë së Bashkuar.

Ne, jemi e vetmja bankë qelizash staminale me dy laboratorë

Ne, jemi e vetmja bankë e qelizave staminale e Mbretërisë së Bashkuar e cila poseidon dhe operon dy laboratorë në dy vendndodhje gjeografike krejtësisht të veçuara. Të kesh në zotërim një stabiliment të dytë do të thotë se ne jemi përsëri në gjendje të përpunojmë, testojmë dhe depozitojmë në ruajtje qelizat staminale të bebes suaj në rast të ndonjë problemi pranë stabilimentit tonë primar.