REZULTATET DHE KUJDESI MË PAS, PËR NIPT FUTURE HEALTH

Ne, e kuptojmë se rezultatet e testit tuaj NIPT janë jashtzakonisht të rëndësishme për ju dhe familjen tuaj. Këtu gjëndet një udhërrëfyes për llojet e rezultateve që mund të merrni dhe shërbimin tonë të këshillimit gjenetik.

REZULTATET

Depistimi zbulon nëse bebja juaj ka shanse të larta ose shanse të vogla për të pasur një ose më shumë probleme shëndetsore për tëcilët kryhet depistimi. Depistimi zbulon probabilitetin që problemi shëndetsor të jetë i pranishëm; kështu ka dy ospione për rezultatet:

SHANSE TË LARTA

Në rast se dalja e rezultatit të testit deklarohet si ‘shanse të larta’, kjo tregon se bebja juaj mund të ketë një prej problemeve që identifikohen prej NIPT Future Health. Natyra e aneuploidisë së zbuluar do të identifikohet në raportin e testit.

NIPT nuk do tju tregojë ju nëse bebja juaj përfundimisht ka një a më tepër prej këtyre problemeve, megjithatë raporti mund të ndahet me mjekun tuaj që ndjek shtatzaninë për të eksploruar mundësinë nëse nevojiten teste të mëtejshme.

SHANSE TË VOGLA

Në rast se dalja e rezultateve deklarohet si ‘shanse të vogla’, kjo tregon se bebja juaj nuk shfaq ndonjë prej aneuploidive kromozomale për të cilat është depistuar, dhe një diagnozë e tillë nuk ka gjasa të ndodhë për ta.

Ju do ti merrni rezultatet prej klinikës ose mjekut i cili ka bërë NIPTIN tuaj. Ju gjithashtu do të merrni një kopje elektronike të raportit tuaj.

SHËRBIM I KËSHILLIMIT GJENETIK

Disa prindër në pritje të një fëmije do të marrin lajme të pakëndshme nga rezultatet e NIPT të tyre. Për ti mbështetur këta prindër, ne ofrojmë një shërbim komplementar të këshillimit gjenetik për tek i cili do tju drejtojë mjeku juaj.

PRENOTIMI I NIPTIT FUTURE HEALTH TUAJ

Ne bashkëpunojmë me klinika dhe mjekë të zgjedhur me kujdes, në mbarë vendin.

Për të gjetur klinikën a mjekun më pranë jush, lutemi kontaktoni ekipin tonë të kujdesit ndaj klientit në +355 4451 9080 ose email info_ALB@fhbb.com dhe ata do të jenë të lumtur tju këshillojnë.