Paneli ynë këshillimor është një qendër për gjithë informacionet lidhur me kompaninë tonë

Nëse ju keni çfarëdo pyetje rreth shërbimeve tona, paneli ynë këshillimor ofron një bollëk informacioni dhe synon t'i përgjigjet çdo pyetje që haset më shpesh.

Të dhënat aktuale, bazuar në studimet shkencore, provojnë se qelizat staminale janë plotësisht vitale edhe pas 29 vitesh nga data e depozitimit në ruajtje të tyre

Kështu pra, ka shumë të ngjarë që kampioni juaj të jetë plotësisht i sigurtë dhe i përdorshëm edhe për një periudhë shumë më të gjatë se kjo. Ne, në Future Health, mendojmë se është më etike që t’ju ofrojmë të ruani kampionin tuaj për një periudhë fillimisht 25-30 vjet, por, natyrisht, ne do t’ju kontaktojmë në fund të kësaj periudhe për t’ju ofruar shansin për ta zgjatur më tej atë.

Në momentin që ju të keni vendosur se cilin shërbim do të merrni, ne do t'ju kërkojmë të paguani tarifën fillestare të regjistrimit

Shihni faqen tonë të çmimeve për të konfirmuar porosinë tuaj. Më tej, nuk do t’ju kërkohen pagesa të tjera deri kur të lindë bebja juaj, dhe ne të kemi përupunar dhe ruajtur me sukses kampionët tuaj.

Në ndjekje të konfirmimit të ruajtjes me sukses juve do t’ju kërkohet që të kryeni pagesat për tarifën e përpunimit dhe tarifën e depozitimit në ruajtje.

Po. Ne e mirëkuptojmë se kur jeni në pritje të binjakëve a më tepër foshnjave, kjo mund t'ju trembë dhe gjithashtu ka shpenzime!

Ne, në Future health, jemi të specializuar në lindje binjakësh a më tepër, dhe ofrojmë zbritje speciale për binjakët a trinjakët. Lutemi, na telefononi, për të marrë një ofertë.

Po.

Ne, i mirëpresim të gjithë klientët tanë që kthehen përsëri tek ne, me një zbritje prej 20% ndaj çmimit të paketës standarde të shërbimit. Lutemi, na telefononi për të marrë një ofertë!

Përgjigja shkurt është: Po, e kemi!

Kur kompania hapi fillimisht dyert e saj në 2002, ne, e kishim instaluar me kohë laboratorin tonë të teknologjisë më të fundit , pranë drejtorisë sonë të përgjithshme në Nottingham, zemra e Mbretërisë së Bashkuar. Duke qenë një kompani e bazuar tek cilësia, ne u siguruam që të kishim mjediset më bashkëkohore. Dhjetë vitet më pas kësaj, çuan në një sukses të madh për Future Health Biobank, zgjerimin tonë të shpejtë në nivel ndërkombëtar ne ndërtuam laboratorin tonë të dytë në Zvicër. Kjo shtesë e re, do të thoshte se ne mund t’i shërbenim më shpejtë klientëve tanë ndërkohë që i ofronim zgjedhje për vendin e depozitimit në ruajtje, diçka të cilën asnjë bankë tjetër qelizash staminale nuk mundej ta ofronte.

Temperatura të ndryshme të depozitimit në ruajtje

Ne, jemi krenarë që jemi në gjendje të ofrojmë një gamë me temperatura të ndryshme ruajtje; -20 gradë, -80 gradë, -196 gradë, në azot të lëngët dhe azot në fazë avullimi. Kjo siguron që ne mundemi që të ruajmë me sukses të gjithë kampionët sipas kushteve të kërkuara.

Future Health Biobank është themeluar në 2002, pas 3 vitesh intensive kërkimesh shkencore

Ne, ndihemi krenarë, që jemi një prej bankave familjare me jetëgjatësi më të madhe në veprim në Europë, si edhe banka më e madhe, me diferencë nga të tjerat, në Mbretërinë e Bashkuar. Ne tashmë kemi përpunuar dhe kemi në ruajtje më shumë se 125,000 kampionë qelizash staminale të kordonit prej nga 75 shtete, në mbarë botën, çka është më shumë se të gjitha bankat e tjera të marra sëbashku në MB.

Gjaku i kordonit përmban HSC (Qeliza staminale hematopoietike) të cilat përdoren në trajtimin e sëmundjeve që lidhen me gjakun, si leuçemia, anemia dhe talasemia.

Tashmë, janë kryer mbi 40,000 transplante jetëshpëtuese qelizash staminale, për 85 lloje sëmundjesh, duke përdorur këto qeliza staminale, që prej 1988.

Indi i kordonit përmban qeliza me karakteristika markuese që janë konsistente me popullatat që kanë treguar se kanë vlera terapeutike të cilat janë përdorur aktualisht në mbi 300 prova klinike, në mbarë botën, për qëllime të mjekësisë rigjeneruese dhe për trajtimin e sëmundjeve që të ndryshojnë jetën, si diabeti, sëmundja e zemrës dhe paraliza cerebrale.

Secili kampion është i mbrojtur prej skemës sonë të mbrojtjes ndaj falimentit, çka domethënë se edhe nëse në rastin i cili ka shumë pak gjasa të ndodhë, kur Future Health Biobank të falimentojë, kampioni juaj do të transferohet për tek një stabiliment tjetër i përshtatshëm i liçencuar nga HTA, në Mbretërinë e Bashkuar, i cili do të përmbushë gjithë kushtet e marrëveshjes fillestare me ju

Secili prej planeve të ruajtjes që ne ofrojmë, është i mbështetur nga një policë sigurimesh e cila do të financojë çdo veprim që do të nevojitet të ndërmerret.

Te gjithë tankerat tanë të depozitimit në ruajtje, janë të pajisura me sisteme alarmi dhe monitorohen 24 orë në ditë, 365 ditë të vitit dhe jmund të funksionojnë edhe me ndërprerjen e energjisë elektrike për deri në 5 ditë, nëse del e nevojshme. Nëse ndonjë prej tankerave tanë, nevojitet që të zhvendoset nga aty ku janë, atëherë ata do të dërgohen për tek një stabiliment tjetër i liçencuar HTA, vetëm 4 milje më tutje.

Qelizat staminale janë tullat ndërtuese të jetës; ato krijojnë një lidhje të drejtpërdrejt mes shëndetit të mirë të foshnjës suaj në kohën e lindjes, me shëndetin e mirë të tyre në të ardhmen

Nëse fëmija juaj do të përballej me një gamë të gjerë sëmundjesh a problemesh shëndetësore gjatë jetës, qelizat staminale munden të jenë çelësi për riparimin dhe rivendosjen e shëndetit të mirë të tyre.

Qelizat staminale të gjakut të kordonit, tashmë janë në përdorim për trajtimin e mbi 85 problemeve shëndetësore, përfshirë leuçemitë, anemitë dhe talasemitë dhe lista e tyre është në rritje, vazhdimisht. Mbledhja e qelizave staminale të gjakut të kordonit është një proces shumë i thjeshtë, në të cilin këto qeliza unikale mblidhen prej gjakut të kordonit sapo bebja të ketë lindur dhe të jetë ndarë për kujdes të mëtejshëm.

Qelizat staminale të indit të kordonit kërthizor mund të mblidhen në të njëjtën kohë sikurse edhe qelizat staminale të gjakut të kordonit. Ky proces, thjesht përfshin marrjen e një kampioni të indit të kordonit, dhe, më tej, përpunimin dhe depozitimin e tij në ruajtje në laboratorin tonë në Nottingham.

Deri më sot, mbi 40,000 kampionë të gjakut të korodnit janë përdorur në aplikime klinike në mbarë botën që prej 1988

Është e këshillueshme që ju të ruani kampionët për secilin nga fëmijët tuaj, individualisht, për të siguruar që të keni një njësi gjaku të kordonit e cila është 100% e pajtueshme me atë fëmijë, nëse do t’ju nevojitet

E megjithatë, një shans prej 25% që gjaku i kordonit të një fëmije të jetë i pajtueshëm me motrat a vëllezërit e tij.

Ka shumë gjasa që kampioni juaj të jetë ruajtur i sigurtë dhe i përdorshëm për periudha shumë më të gjata se kjo. Ne, në Future Health, mendojmë se është më etike që t’ju ofrojmë juve ruajtjen fillimisht për 25-30 vjet, por natyrisht, ne do t’ju kontaktojmë juve në fund të kësaj periudhe ruajtje për t’ju ofruar juve shansin për ta zgjatur atë.

Një kampion tipik gjaku mbledhur nga kordoni do të ketë një volum midis 20ml deri 60ml, megjithëse kjo mund të varijojë shumë, për shkak të përmasës së placentës dhe rrethanave të lindjes

Ne, mundemi të përpunojmë çdo kampion, por gjithësesi, ne, vendosim një kriter të rreptë suksesi të ruajtjes, bazuar në numrin e qelizave stamninale gjendur në të. Kampioni duhet të përmbajë një minimum prej të paktën 200,000 qeliza staminale CD34+ , në mënyrë që ne ta quajmë atë të suksesshëm dhe të përshtatshëm për ruajtje afatgjatë. Nëse kampioni juaj nuk e përmbush këtë kërkesë, ju do të keni opsionin e zgjedhjes për të mos e ruajtur atë dhe nuk do të ngarkoheni me pagesa më tej.

Ka një sërë spitalesh në Mbretërinë e Bashkuar në të cilët ju mundeni t'i dhuroni qelizat staminale të gjakut të kordonit tuaj në një sistem banke publike.

Qelizat staminale të gjakut tuaj të kordonit do të përdoren për të trajtuar dikë tjetër kudo në botë. Sidoqoftë, ju nuk do të keni më asnjë mundësi për të patur akses të drejtpërdrejtë tek ky kampion i çmuar. Për më shumë informacion, ju mund të vizitoni faqet ueb të NHSBT ose të Anthony Nolan Trust.

Aktualisht, qelizat staminale prej gjakut të kordonit mund të përdoren për trajtimin e një game të gjërë problemesh, përfshirë:

Çrregullime të proliferimit të qelizave të gjakut (Anemia, anomali të trombociteve, e më shumë)

Çrregullime të trashëguara të sistemit imunitar (Imunodefiçienca e kombinuar e rëndë (SCID), Neutropenia dhe më shumë)

Kancere (Leuçemia, Kanceri i Palcës së Kockës e më shumë)

Çrregullime Metabolike të Trashëguara (Sëmundje të Depozitimit të Mukopolisakaridozës (MPS) ,

Çrregullimet Leukodistrofike, dhe më shumë)

Çrregullime të Trashëguara që ndikojnë Sistemin e Imunitetit& Organe të Tjera (Hipoplazia e Kërceve-Flokëve, Sëmundja Gunther )

Ruajtja e qelizave staminale të foshnjës suaj me Future Health është një proces i thjeshtë dhe ekipi ynë i kujdesit ndaj klientit do të kujdeset për gjithçka, për ju.

Thjesht, na kontaktoni, në: +355 4451 9080 ose na dërgoni një email në: info_ALB@fhbb.com, dhe ne do t’ju dërgojmë një paketë me informacion dhe një marrëveshje për t’u plotësuar nga ju.

Ne, më tej, do t’ju dërgojmë një kit për mbledhjen, dhe kontaktojmë mjekun tuaj, i cili do të kryejë mbledhjen dhe do t’i shkruajmë spitalit tuaj për t’i informuar ata rreth kërkesës suaj, për të siguruar që gjithçka do të shkojë mirë, në ditën e lindjes.

Mbledhja e qelizave staminale, të gjakut të kordonit kërthizor, është një procedurë e thjeshtë, jo-invazive

Sapo ju, të keni porositur mbledhjen e qelizave staminale, me ekipin tonë të kujdesit ndaj klientit, ne, do t’ju dërgojmë kitin e mbledhjes, në shtëpinë tuaj. Ky kit duhet të ruhet në vend të sigurtë, dhe larg prej radiatorëve, e, në mënyrë ideale, ta mbani pranë çantës suaj, të bërë gati për maternitet.

Sapo t’ju kenë filluar dhimbjet e lindjes, thjesht, merreni me vete kitin për në maternitet, dhe, vini në dijeni personelin mjekësor atje, se do të ruani qelizat staminale. Menjëherë sapo bebja juaj të ketë lindur dhe të jetë ndarë për kujdes të mëtejshëm, personeli mjekësor në sallë do të mbledhë gjakun e kordonit kërthizor. Kjo është një procedurë e shpejtë, jo-invazive dhe nuk do t’ju ndërpresë nga koha juaj e çmuar me beben tuaj. Më tej, personeli mjekësor në sallë, do të sigurojë qelizat staminale brenda kitit të mbledhjes, dhënë më parë.

Më tej, gjithçka kërkohet, është që ju vetë ose partneri juaj, të na telefonojë për të bashkërenduar tërheqjen e kitit të mbledhjes. Pastaj, kiti do të dërgohet drejtpërdrejt për në laboratorin tonë në Nottingham dhe kampionët do të përpunohen e përgatiten për depozitim në ruajtje. Ekipi ynë i kujdesit ndaj klientit, do të ndjekë procedurën duke ju kontaktuar për rezultatet dhe gjendjen e kampionit tuaj.

Me marrjen e dokumentave të plotësuar nga ju dhe të pagesës fillestare, ne, do të bashkërendojmë dërgimin tek ju të kitit të mbledhjes

Kur t’ju mbërrijë kiti, thjesht, mbajeni atë pranë çantës së bërë gati për në maternitet.
Kur të vijë dita e madhe, ju duhet të kujtoheni që ta merrni me vete kitin e mbledhjes për në maternitet.

Sapo bebja juaj të ketë lindur, e të jetë siguruar e ndarë më tej për kujdes të mëtejshëm, personeli mjekësor në sallë do të mbledhë gjakun e kordonit, një seksion të vetë kordonit kërthizor si edhe kampionë gjaku venoz nga nëna dhe do t’I vendosë ato në kitin e mbledhjes.

Kur, mjeku juaj ose mamia, t’ju dorëzojë kitin e mbledhjes, na telefononi në çdo kohë, në: +355 4451 9080, për të kërkuar që të tërheqim kitin nga materniteti.

Ne, do t’i përpunojmë dhe ruajmë me siguri kampionët tuaj, do t’ju njoftojmë juve me telefon për rezultatet, do t’ju konfirmojmë rezultatet me shkrim brenda 3 javësh, dhe pastaj pas kryerjes se pagesave të shërbimit, do t’ju lëshojmë çertifikatën tuaj të ruajtjes së qelizave.

Kampionët tuaj do të transportohen për në laborator duke përdorur një korrier mjekësor të njohur në nivel ndërkombëtar, i cili do të tërheqë kampionët tuaj të kordonit kërthizor nga materniteti ose nga shtëpia juaj, dhe do t’i dërgojë ato për në laboratorin tonë, gjatë 365 ditëve të vitit.

Të gjithë kitet e mbledhjes janë projektuar për të ruajtur temperaturën e dhomës (mos i vini ata në frigorifer ose në ngrirës) për ta mbajtur kampionin tuaj në kushte optimale deri kur ai të mbërrijë në laboratorin tonë. Të gjithë kitet e mbledhjes janë të pajisur me një pako xheli e cila siguron që kampioni të mbahet në temperaturën e duhur gjatë transportit.

Ne, do të përpunojmë kampionët tuaj përgjithësisht, brenda 24 orësh nga mbledhja e tyre

Laboratori ynë është i hapur për përpunimin e kampionëve 6 ditë në javë, 52 javë në vit, duke siguruar që të gjithë kampionët të përpunohen si duhet brenda udhërrëfyesve rregullatorë tanë, duke i dhënë klientëve rezultatet më të mirë të mundshëm.

Të gjithë kampionët e gjakut të kordonit duhet të përpunohen para se të depozitohen në ruajtje për të siguruar që ata të jenë të stabilizuar para se të ruhen në ngrirje të thellë në Azot të Lëngët

Gjatë procesit, secili kampion kondensohet dhe ndahet në një sërë porcionesh, çka do të thotë se nëse ju kërkoni qelizat staminale të fëmijës suaj, vetëm një segment prej tyre nevojitet të përdoret, duke e lënë pjesën tjetër të paprekur për përdorim në trajtime në të ardhmen.

Secili kampion përpunohet në mënyrë individuale prej teknikëve tanë të laboratorit me shumë eksperiencë dhe mjaft të kualifikuar. Ne, nuk përdorim sisteme plotësisht të automatizuar në të cilët përpunohen njëherazi një sërë kampionësh njëkohësisht, pasi përpunimi, në të njëjtën kohë, i disa kampionëve, mund ta vërë në rrezik kontaminimi kampionin tuaj.

Kampionët e gjakut dhe të indit të kordonit të fëmijës suaj, do të përpunohen në stabilimentin tonë të specializuar në Nottingham

Ne, nuk do t’i dërgojmë KURRË kampionët tuaj për t’u ruajtur tek stabilimenti i një pale të tretë, pasi ne besojmë se kjo mund ta vendosë kampionin tuaj në një rrezik të panevojshëm.

Secili kampion do të ndahet në një sërë porcionesh brenda kutisë me dy shtresa të projektuar posaçërisht, para ngrirjes, duke mundësuar që kampioni i fëmijës suaj të përdoret disa herë për trajtimin e sëmundjeve kërcënuese për jetën, nëse shfaqet e nevojshme.

Të gjithë tankerat tanë janë të pajisur individualisht me sisteme alarmi dhe monitorohen 24/7, 365 ditë të vitit.

Sapo kampionët e gjakut të kordonit dhe të indit të kordonit tuaj janë përpunuar dhe ruajtur me sukses, ju do të merrni konfirmimin me shkrim, si dhe çertifikatën e ruajtjes e cila përmban numrin unikal të identifikimit për kampionët tuaj, numrin e qelizave staminale (CD34+ and CD45+), rezultatet tuaja të analizave të gjakut të nënës dhe rezultatet e analizave mikrobiologjike të kampionit.

Ne, shpresojmë që juve të mos ju duhet ta përdorni kurrë kampionin tuaj, por nëse kjo ju duhet ta bëni, ne do të organizojmë gjithçka për ju

Pasi të kemi bashkërenduar dokumentat e pëlqimit sëbashku me ju, ne do të bashkëpunojmë me mjekun tuaj për të organizuar dërgimin e sigurtë, të kampionit tuaj për në strukturën ku do të kryhet transplanti, në datën dhe orën e caktuar.

Jo.

Ne, nuk do t’ju ngarkojmë ju për lëshimin dhe për transportimin e kampionit tuaj (kudo qoftë, në botë) nëse familjes suaj do t’i nevojitet për ta përdorur në një trajtim mjekësor.

Kujdesi që ju ofrohet ju dhe bebes suaj në një kohë kaq kritike është i një rëndësie të jashtzakonshme, e kështu pra ne nuk do të bënim asgjë për ta vënë në rrezik këtë

Ndaj, dhe kështu pra është një praktikë standarde që të mblidhen qelizat staminale vetëm pasi faza e tretë e lindjes të ketë përfunduar me sukses dhe si ju ashtu dhe bebja juaj të jeni të sigurtë dhe të ndiheni komodë.

Jo

Qoftë nëse zgjidhni të keni një lindje natyrale ose një operacion sectio caesarea, të menaxhuar ose fiziologjike, në fazën e tretë të lindjes, nuk do të ketë asnjë problem për mbledhjen e qelizave staminale të bebes suaj. Për këtë arsye, ne nuk rekomandojmë që plani juaj i lindjes të ndryshohet ose të kompromentohet në asnjë mënyrë.

Udhërrëfyesit më të fundit sugjerojnë që spitalet të lejojnë rreth një minutë vonesë në mbylljen me klemë të kordonit

Çdo këhëzgjatje përtej kësaj, mund të fillonte të ndikonte mbi sasinë e gjakut të kordonit të disponueshëm, por ne do të inkurajonim gjithnjë që ju të ndiqni planin tuaj të lindjes.

Ne, thjesht do të mblidhnim atë sasi të gjakut të kordonit të disponueshme atë ditë, dhe, nëse pas përpunimit numri i qelizave staminale nuk do ta përmbushte kriterin minimal për ruajtje, ju nuk do të ngarkoheni me pagesa për t’u kryer, në vijim.

Vlen, gjithashtu, të kihet parasysh se, nëse ju zgjidhni opsionin për një lindje fiziologjike në fazën e tretë, ne jemi përsëri të aftë për të mbledhur indin e kordonit.

Kudo që ju të jetoni në botë, ju mund të qëndroni të sigurtë se qelizat tuaja staminale do të qëndrojnë të depozituara me siguri të plotë me ne në Future Health Biobank, në Mbretërinë e Bashkuar.

Nëse ju lëvizni nga shteti juaj, ju lutemi të mos harroni të na vini në dijeni për adresën tuaj të re dhe për informacionin për kontaktin tuaj, që ne t’i kemi të përditësuar regjistrat tanë.

Testi Vision, përfshin marrjen vetëm të një kampioni gjaku venoz nga nëna, dhe, kështu, është një opsion depistimi shumë më i sigurtë sesa amniocenteza ose se kampionimi i viliusit korionik.

Testi Vision ofron një opsion depistimi më të sigurtë se metodat invazive, duke bërë të mundur që nënat të marrin një pamje të thelluar në shëndetin në të ardhmen e fëmijës së tyre pa i vënë ata potencialisht në rrezik. Megjithëse testi Vision është një test depistimi shumë i saktë (99.79%), megjithatë përsëri është e mundur që të ndodhin rezultate false pozitive apo false negative, dhe prandaj testimi invaziv është i rekomanduar për të konfirmuar rezultatet.

Skanimi përmes Transluçencës Nukale në trimestrin e parë vetëm sa përcakton riskun që një fëmijë mund të zhvillojë sindromën Down, dhe prandaj ajo nuk mund të zbulojë nëse është apo jo e pranishme një aneuploidi. Vision teston për këtë aneuplodi kromozomale.

Laboratori ynë parter, Genesis Genetics, ka konsulentë gjenetistë të disponueshëm, për t’i ndihmuar prindërit, sapo ata të kenë marrë rezultatet e testit të tyre Vision; kjo ndihmë mund të konsistojë në përcaktimin e hapave për t’u ndjekur në vijim ose në ndihmën ndaj prindërve të prekur nga vetë rezultati.

Laboratori operon nga ora 9-17, nga e Hëna në të Premte, me përjashtim të pushimeve zyrtare dhe të periudhave të festave. Njoftimet, për mbyllje apo për ndryshimet në oraret e operimit të laboratorit do të njoftohen në kohën e duhur.

Laboratori ka një kufi maksimal prej 5 ditësh. Çdo kampion i marrë nga laboratori përtej 5 ditësh nga mbledhja e kampionit të gjakut nuk do të analizohet dhe do të kërkohet marrja e një kampioni të ri.

Një nga kufizimet e testit është se nuk është e mundur të tregohet se me cilin nga binjakët individualisht, lidhen rezultatet. Në lidhje me identifikimin e gjinisë, një rezultat i cili tregon se u zbulua kromozomi Y, do të thotë se të paktën njëra nga bebet ka të ngjarë të jetë djalë, megjithatë nuk është e mundur që të identifikohet, individualisht, gjinia e secilës bebe. Qartësimi i këtyre rezultateve për gjininë mund të merret më vonë me një ekografi rutinë e cila kryhet më vonë gjatë shtatzënisë, pasi prindërit gjithashtu do të përpiqen të identifikojnë gjininë e bebeve.

Kjo nuk do të jetë e nevojshme, përveçse në temperatura ekstreme. Përgjithësisht, kampioni nuk duhet të ekspozohen ndaj temperaturave ekstreme pasi si mbingrohja ashtu edhe ngrirja mund të shkaktojnë hemolizën e gjakut. Në muajt e nxehtë, mund të të jetë me vend përdorimi i një pakoje freskuese, për aq kohë sa nuk është në kontakt me kampionin.

Jo,kampioni i gjakut duhet të mbahet në temperaturë dhome, megjithatë është e rëndësishme për të siguruar që të mos vendoset në kushte të temperaturës së lartë gjatë muajve të verës, ndaj këshillohen ambjente të mirëajrosura. Laboratori që ne përdorim i ruan kampionët në 22°C derisa ata të analizohen, ndaj ne do të rekomandonim që t’ i mbani ato në temperaturë të ngjashme.

Testi ynë nuk kufizohet në nxjerrjen e rezultateve prej etnisë, BMI, ART (Teknologjisë së Riprodhimit të Asistuar) apo prej kampionit nga babai.

Ndihmë dhe këshillë