Termat e faqjes ueb dhe Kushtet e Ofrimit

Këta Terma të Faqjes Ueb dhe Kushtet e Furnizimit (gjithësëbashku, me dokumentat e referuara në to) përcaktojnë termat dhe kushtet, me të cilat ne, ofrojmë çdo produkt ("Produkti") ose shërbim ("Shërbimi") të listuar në faqjen tonë ueb www.futurehealthbiobank.com/al/ ("faqja jonë ueb") ndaj jush. Lutemi, lexojini me kujdes, këto Termat të Faqjes Ueb dhe Kushte të Furnizimit, përpara se të porositni ndonjë Produkt a Shërbim prej faqjes sonë. Ju, duhet ta kuptoni se duke bërë porosi për ndonjë Produkt a Shërbim, ju bini dakord që të zbatoni këto Terma të Faqjes ueb dhe Kushte të Furnizimit dhe bini dakord që, menjëherë sapo ne t'ju kemi dërguar një Konfirmim Dërgese përkatëse ose një formë tjetër me shkrim për pranimin e porosisë, këta Terma të Faqjes ueb dhe Kushte të Furnizimit, dhe ajo porosi, do të formojnë Marrëveshjen e plotë mes jush dhe nesh për ofrimin e Produktit ose Shërbimit përkatës të porositur ("Kontrata"). Ju, duhet të printoni një kopje të këtyre Termave të faqjes ueb dhe Kushteve të Furnizimit, për t'i pasur për referencë në të ardhmen. Lutemi, klikoni mbi butonin e shënjuar "Unë pranoj", në fund të këtyre Termave të faqjes ueb dhe Kushteve të Furnizimit, nëse ju i pranoni ato. Ju lutemi, të kuptoni, se në rastin kur ju refuzoni t'i pranoni këta Terma të Faqjes ueb dhe Kushte të Furnizimit, ju nuk do të jeni në gjendje të porositni ndonjë Produkt a Shërbim nga faqja jonë ueb.


Informacion rreth nesh

www.futurehealthbiobank.com/al/ është një faqje ueb e cila operohet prej Future Health Technologies Limited ("ne", "nesh" dhe "e jona"). Ne, jemi të regjistruar në Angli dhe Uells, si kompani me numër 04431145 dhe e kemi selinë tonë ligjore në: 10 Faraday Building, Nottingham Science and Technology Park, University Boulevard, Nottingham NG7 2QP, United Kingdom. Numri ynë i regjistrimit të TVSH është: GB 84746 3203.

Ne, jemi të akredituar prej Agjencisë Regullatore të Barnave dhe Produkteve Mjekësore të Mbretërisë së Bashkuar. Numri i çertifikatës sonë është: 0083/00/00/0-04.

Ne, jemi të rregulluar sipas Autoritetit të Indeve Njerëzore. Numri i liçencës sonë nga ky autoritet është: 22503.


Statusi juaj

Duke bërë një porosi tek ne, për ndonjë Produkt a Shërbim, përmes faqjes sonë ueb, ju deklaroni se:

  • jeni ligjërisht të aftë për të hyrë në kontrata me fuqi detyruese; dhe
  • se, ju jeni, të paktën 18 vjeç.

Si formësohet kontrata midis jush dhe nesh

Pasi, ju të keni bërë një porosi, ju do të merrni një e-mail nga ne, përmes të cilit ne njohim se kemi marrë porosinë tuaj. Lutemi, vini re se, kjo nuk do të thotë se porosia juaj është pranuar. Porosia juaj përbën një ofertë për ne që të blini Produktin ose Shërbimin përkatës. Të gjithë porositë janë subjekt i faktit se duhet të pranohen prej nesh, dhe ne do t'jua konfirmojmë një pranim të tillë duke ju dërguar një e-mail i cili konfirmon se Produkti është dërguar("Konfirmimi i Dërgesës") ose ndonjë formë tjetër me shkrim të pranimit të porosisë e cila konfirmon se ne do t'jua furnizojmë Shërbimin (sipas rastit). Kontrata mes jush dhe nesh do të formësohet vetëm atëherë kur ne t'ju dërgojmë Konfirmimin e Dërgesës përkatëse ose ndonjë formë tjetër me shkrim të pranimit të porosisë.

Kontrata do të jetë e lidhur vetëm me Produktin dërgesën e të cilit ne e kemi konfirmuar në Konfirmimin e Dërgesës ose ndaj Shërbimit, ofrimi i të cilit është konfirmuar me ndonjë formë tjetër me shkrim të pranimit të porosisë. Ne nuk do të jemi të detyruar të furnizojmë ndonjë Produkt ose Shërbim tjetër i cili mundet të ketë qenë pjesë e porosisë suaj përderikur dërgimi i një Produkti a Shërbimi të tillë të jetë konfirmuar përmes një Konfirmimi Dërgese të veçantë, ose me ndonjë formë tjetër me shkrim, të pranimit të porosisë.


Statusi ynë

Ne, mund të ofrojmë linke në faqjen tonë ueb me uebsite të kompanive të tjera, qofshin ato të varësisë sonë ose jo. Ne, nuk mundemi të ofrojmë të marrim përsipër se produktet ose shërbimet që ju blini prej furnitorëve palë të treta përmes faqjes sonë ueb, ose prej kompanive për të cilat ne kemi ofruar një link në faqjen tonë ueb, do të (në rastin e produkteve) jenë me cilësi të kënaqshme, të jenë të përshtatshme për qëllimin ose në konformitet me përshkrimin ose specifikimet e tyre, ose (në rastin e shërbimeve) do të kryhen me aftësi dhe kujdes të arësyeshëm, dhe për dhënien e ndonjë garancie të tillë ne HEQIM DORË, në mënyrë absolute. Kjo HEQJE DORË nuk do të ndikojë të drejtat tuaja civile kundrejt shitësit palë e tretë.


Të drejta të Konsumatorit

Nëse, ju jeni kontraktuar si një konsumator, ju mundeni ta anulloni një Kontratë: (i) për furnizimin e një Produkti në çdo kohë, brenda 14 ditësh nga dita pas të cilës ju keni marrë Produktin; ose (ii) për furnizimin e një Shërbimi, në çdo kohë brenda 14 ditësh nga dita pasi Kontrata të jetë formësuar për furnizimin e Shërbimit (përveçse kur Shërbimi është furnizuar gjatë periudhës së anullimit, rast në të cilin e drejta e anullimit ekziston vetëm për periudhën para furnizimit). Në këtë rast, ju do të merrni një rimbursim të plotë të çmimit që keni paguar për Produktin ose Shërbimin, në përputhje me politikën tonë të rimbursimit të përcaktuar në klauzolën 9, më poshtë.

Për ta anulluar një Kontratë, ju duhet të na informoni me shkrim. Ju, duhet, gjithashtu, (këtu, Kontrata është për furnizimin e një Produkti) ta riktheni Pruduktin, menjëherë tek ne, në të njëjtën gjendje në të cilën ju e keni marrë Produktin, dhe me kostot dhe në riskun tuaj. Ju, keni një detyrim ligjor që të tregoni kujdes të arsyeshëm për Produktin, ndërkohë që ai është në posedim prej jush. Nëse ju dështoni të përmbushni këtë detyrim, ne mund të kemi të drejtën e veprimeve për të marrë kompensim prej jush. Lutemi, vini re, se për arësye higjienike ne do të pranojmë kthimin mbrapsh të kiteve për mbledhjen e qelizave staminale, vetëm nëse ata do të na kthehen të paprekur dhe të papërdorur. Ju do të jeni përgjegjës për shpenzimet postare për kthimin e Produktit dhe të të gjithë përmbajtjes së tij , për në laboratorin tonë në Nottingham, në adresën e përcaktuar më sipër.


Disponueshmëria dhe lëvrimi

Porosia juaj do të plotësohet nga data e lëvrimit ose e furnizimit, e përcaktuar në Konfirmimin e Dërgesës ose në një formë tjetër me shkrim për pranimin e porosisë suaj (sipas rastit) ose, nëse nuk është specifikuar një datë për lëvrimin ose furnizimin, atëherë (në rast të një Produkti) brenda 30 ditësh nga data e Konfirmimit të Dërgesës, ose (në rastin e një Shërbimi) brenda një kohe të arsyeshme të një forme tjetër të tillë me shkrim të pranimit të porosisë siç është dhënë prej nesh, përveçse kur ka rrethana të jashtëzakonshme.


Risku dhe titujt

  • Një Produkt do të quhet se është në riskun tuaj prej çastit të lëvrimit të tij tek ju.
  • Pronësia mbi një Produkt do të kalojë tek ju, vetëm kur ne do të marrim pagesën e plotë të të gjitha shumave të detyrueshme për pagesë në respekt të atij Produkti, përfshirë, kostot e lëvrimit.

Çmimi dhe pagesa

Çmimi i ndonjë Produkti a Shërbimi, do të jetë siç është kuotuar në faqjen tonë ueb kohë pas kohe, përjashtuar, rastet e një gabimi të dukshëm, dhe (përveçse, në rastet e deklaruara ndryshe, në faqjen tonë ueb) ai, do të përfshijë TVSH.

Çmimet, mund të ndryshojnë kohë pas kohe, por ndryshimet në to nuk do të ndikojnë mbi porositë në respekt të atyre për të cilët juve tashmë ju është dërguar një Konfirmim Dërgese ose formë tjetër me shkrim për pranimin e porosisë.

Çmimet, mund të ndryshojnë kohë pas kohe, por ndryshimet në to nuk do të ndikojnë mbi porositë në respekt të atyre për të cilët juve tashmë ju është dërguar një Konfirmim Dërgese ose formë tjetër me shkrim për pranimin e porosisë.

Pagesa për ndonjë Produkt ose Shërbim të porositur duhet të jetë me kartë krediti ose kartë debiti. Ne, pranojmë pagesat me VISA, Mastercard, VISA debit, VISA electron, Maestro, Solo dhe JCB. Ne, nuk do ta ngarkojmë kartën tuaj të debitit ose kreditit përderi kur ne të lëvrojmë Produktin ose kryejmë Shërbimin e porositur.


Politika jonë e rimbursimit

Nëse ju, e anulloni, Kontratën, mes nesh:

Brenda, periudhës 14 ditore, të parashikuar në klauzolën 6.1 më sipër, ne, do të ekzekutojmë rimbursimin e shumës për ju sa më shpejt të jetë e mundur, dhe në çdo rast: (i) atje ku Kontrata është për furnizimin e një Produkti, brenda 14 ditësh nga kthimi prej jush, i Produktit, tek ne; ose (ii) atje, ku Kontrata është për furnizimin e një Shërbimi, brenda 14 ditësh nga data në të cilën ju keni dhënë njoftimin për anullimin tuaj. Në secilin prej këtyre rasteve, ne, do të rimbursojmë çmimin e Produktit, përfshirë koston e dërgimit të Produktit tek ju, ose të Shërbimit (sipas rastit) plotësisht. Megjithatë, ju do të jeni përgjegjës për koston e kthimit të Produktit, tek ne.

për ndonjë arsye tjetër (për shembull, pasi ju na keni njoftuar ne, në përputhje me klauzolën 19.2, më poshtë, se ju nuk bini dakord, me ndonjë ndryshim në ndonjë nga politikat ose termat a kushtet tona, ose pasi ju keni pretendim se Produkti a Shërbimi është me defekt), ne (atje ku është e aplikueshme) do të ekzaminojmë Produktin e kthyer dhe, në çdo rast, do t'ju njoftojmë, përmes e-mail, nëse ju keni të drejtën për t'u rimbursuar, brenda një periudhe kohe të arsyeshme. Ne, zakonisht, do të kryejmë rimbursimin detyrim tek ju sa më shpejt të jetë e mundur, dhe në çdo rast, brenda 30 ditësh nga data që ne ju kemi konfirmuar ju përmes e-mail që ju keni të drejtë për një rimbursim. Çdo Produkt i kthyer prej jush për arsye se, ka qenë me defekt, do t'ju rimbursohet plotësisht, përfshirë një rimbursim për tarifat e dërgesës së artikullit tek ju dhe koston e përballuar nga ju për kthimin e tij tek ne, dhe ndonjë Shërbim me defekt, do të rimbursohet plotësisht.

Ne, zakonisht, do të rimbursojmë çdo shumë monetare të marrë nga ju duke përdorur të njëjtën metodë pagese të përdorur, fillimisht, nga ju, për të paguar, për blerjen. Ne, do të bëjmë çdo pagesë në të njëjtën monedhë të përdorur në transaksionin fillestar. Nëse llogaria juaj nuk është në këtë monedhë, ndryshimet në kursin e këmbimit dhe tarifa të tjera bankare të aplikueshme, mund të bëjnë që shuma e rimbursuar në llogarinë tuaj të jetë më pak se shuma e ngarkuar për ju, fillimisht. Ne, nuk do të jemi, në asnjë mënyrë, përgjegjës ose të detyruar, për ndonjë situatë të tillë.


Përgjegjësia jonë

Ne, ju garantojmë ju se: (i) çdo Produkt i blerë tek ne, përmes faqes sonë ueb, është i një cilësie të kënaqshme, e në mënyrë të arsyeshme përshtatet me të gjithë qëllimet për të cilat produkte të këtij lloji furnizohen zakonisht, dhe në konfirmitetin material me përshkrimin ose specifikimet e tij; dhe (ii) çdo Shërbim i blerë përmes faqes sonë ueb, do të kryhet në aftësi dhe kujdes të arsyeshëm. Lutemi, vini re se, disa spitale dhe ndërmarrje të ofrimit të kujdesit shëndetësor mund të refuzojnë kërkesat për të mbledhur qeliza staminale duke përdorur kite mbledhje, dhe ne, nuk japim garanci në lidhje me përqasjen që spitale ose ndërmarrje të kujdesit shëndetësor të veçanta, do të ndërmarrin, në ndonjë rast të dhënë.

Ne, nuk do ta kufizojmë, në ndonjë mënyrë, përgjegjësinë tonë:

  • për vdekje ose lëndime personale të shkaktuara nga neglizhenca jonë;
  • sipas seksionit 2(3) të Aktit të 1987, të Mbrojtjes së Konsumatorit;
  • për mashtrim ose keqpërfaqësim mashtrues; ose
  • për ndonjë çështje tjetër për të cilën do të ishte e paligjshme për ne që ta përjashtojmë, ose tentojmë ta përjashtojmë, përgjegjësinë tonë.

Subjekt i klauzolës 10.2 më sipër, ne nuk jemi përgjegjës për humbje indirekte ose për humbje si pasojë, e cila ndodh si një efekt anësor i humbjes ose dëmit kryesor, përfshirë, por duke mos u kufizuar vetëm në:

  • humbje të të hyrave ose të ardhurave;
  • humbje e biznesit;
  • humbje të fitimeve ose e kontratave;
  • humbje të kursimeve të parashikuara;
  • humbje e emrit të mirë ose reputacionit;
  • humbje të të dhënave ose dobisë së tyre; ose
  • humbje të menaxhimit ose kohës së punës,

gjithësesi, e lindur, dhe, qoftë kjo e shkaktuar prej mosveprimit (përfshirë, neglizhencën), ose shkelje të kontratës a ndryshe.

Subjekt i klauzolës 10.2 dhe 10.3, më sipër, detyrimi ynë për humbje që ju pësoni si rezultat i një shkelje të ndonjë prej këtyre Termave të Faqjes Ueb dhe Kushteve të Furnizimit, është rreptësisht i kufizuar vetëm në humbje direkte, dhe, në asnjë rrethanë, nuk do të tejkalojë çmimin e blerjes së Produktit ose Shërbimit (sipas rastit) që ju keni blerë.

Në rastin kur, ju blini ndonjë Produkt a Shërbim prej një furnitori palë e tretë, përmes faqjes sonë ueb, përgjegjësia individuale e furnitorit do të jetë e përcaktuar në termat dhe kushtet e furnitorit.


Konformiteti me ligjet

Nëse, ju porositni ndonjë Produkt prej faqjes sonë ueb, për t'u dorëzuar jashtë Mbretërisë së Bashkuar, ju duhet të jeni në konformitet me të gjitha ligjet në zbatim, statutet dhe rregulloret e vendit për të cilin produktet janë destinuar. Ne nuk do të mbahemi përgjegjës për ndonjë shkelje nga ana juaj të ligjeve, statuteve, dhe/ose rregulloreve të tilla.


Komunikimet me Shkrim

Ligjet e zbatueshme, kërkojnë që, disa prej informacioneve ose komunikimeve që ju kemi dërguar ju, të jenë me shkrim. Kur përdorni faqjen tonë ueb, ju pranoni se komunikimi me ne do të jetë kryesisht elektronik. Ne do t'ju kontaktojmë me e-mail ose do t'ju japim ju informacion përmes njoftimeve të postës në faqjen tonë. Për qëllime kontraktuale, ju bini dakord me këto mënyra elektronike komunikimi dhe ju njihni faktin se të gjitha kontrata, njoftimet, informacioni dhe komunikime të tjera që ne ju japim juve elektronikisht , janë në përputhje me çdo kërkesë ligjore që komunikime të tilla të jenë me shkrim. Ky kusht nuk ndikon mbi të drejtat tuaja civile.


Njoftimet

Gjithë njoftimet që ju na i bëni ne, duhet t'i dërgohen për Future Technologies Limited në adresën: info@fhbb.com. Ne mund t'ju dërgojmë njoftim tek ju qoftë me e-mail ose me postë, në adresën që ju na keni dhënë kur bëtë një porosi, ose në ndonjë mënyrë të specifikuar në klauzolën 12, më sipër. Njoftimi do të quhet se është marrë dhe i shërbyer siç duhet menjëherë sapo të jetë postuar në faqjen tonë, 24 orë pasi një e-mail është dërguar, ose tre ditë pas datës së postimit të një letre . Në rastin e provës së shërbimit të një njoftimi, do të jetë e mjaftueshme për të provuar, në rastin e një letre, që një lettër e tillë të jetë adresuar siç duhet, me pullë poste dhe e vendosur në postë, dhe në rast të një e-maili, që një e-mail i tillë është dërguar në addresën e specifikuar e-mail të të adresuarit.


Transferimi i të drejtave e detyrimeve

Kontrata midis jush dhe nesh është detyruese mbi ju dhe mbi ne, dhe mbi ndjekësit tanë dhe mbi të caktuarit prej nesh.

Ju, nuk mundeni t'ja transferoni, caktoni, ngarkoni a përndryshe ta shuani një Kontratë, ose ndonjë prej të drejtave dhe detyrimeve të lindura sipas saj, pa marrë paraprakisht pëlqimin tonë me shkrim.

Ne mundemi, t'ja transferojmë, caktojmë, ngarkojmë, nënkontraktojmë, a përndryshe ta shuajmë një Kontratë, ose ndonjë prej të drejtave dhe detyrimeve tona të lindura sipas saj, në çdo kohëpërgjatë termave të një Kontrate.


Ngjarje jashtë kontrollit tonë

Ne nuk do të mbahemi të detyruar ose përgjegjës për ndonjë kryerje, ose për vonesë në përmbushjen , e ndonjë prej detyrimeve tona, sipas një Kontrate, e cila është shkaktuar prej ngjarjeve jashtë kontrollit tonë të arsyeshëm ("Ngjarje Forcë Madhore").

Një Ngjarje Forcë Madhore, përfshin çdo veprim, ngjarje, mosngjarje, mosveprim ose aksident, i cili është përtej kontrollit tonë të arsyeshëm, e, përfshin, në veçanti (por, pa u kufizuar vetëm në to) ato që vijojnë:

  • grevat, mbylljet ose veprime të tjera industriale;
  • turbullira civile, kryengritje, pushtim, akt terrorist ose kërcënim nga një akt terrorist, luftë (qoftë ajo e e shpalluer ose jo) ose kërcënim a përgatitje për luftë;
  • zjarri, shpërthimi, stuhia, përmbytja, tërmeti, rrëshqitje dheu, epidemi ose katastrofë tjetër natyrore;
  • pamundësi për të përdorur hekurudhat, transportin detar, ajror, motorik ose mjete të btjera të transportit publik ose privat;
  • pamundësia për të përdorur rrjete të telekominikimit publik ose privat; ose
  • akte, vendime, legjislacion, rregullore ose kufizime të ndonjë qeverie.

Performanca jonë sipas ndonjë Kontrate, do të quhet se është pezulluar për periudhën që një Ngjarje e tillë Force Madhore, vijon, dhe, ne do të kemi një zgjatje të kohës për kryerjen, për kohëzgjatjen e një periudhe të tillë. Ne, do të bëjmë përpjekjet tona të arsyeshme për ta përfunduar Ngjarjen e Forcës Madhore ose për të gjetur një zgjidhje përmes së cilës detyrimet tona sipas Kontratës mund të kryhen pavarësisht Ngjarjes së Forcës Madhore.


Heqje Dorë nga përgjegjësia

Nëse, ne dështojmë, në çdo kohë, gjatë termave të një Kontrate, të insistojmë mbi zbatimin në mënyrë strikte të ndonjë prej obligimeve tuaja sipas Kontratës ose për ndonjë nga Termat e Faqjes Ueb dhe Kushtet e Furnizimit, ose, nëse ne dështojmë të ushtrojmë ndonjë prej të drejtave ose dëmshpërblimeve për të cilat ne kemi të drejtë sipas Kontratës, kjo nuk do të nënkuptojë një heqje dorë nga një e drejtë apo dëmshpërblim i tillë, dhe nuk do t'ju çlirojë juve nga detyrimi për përmbushjen e detyrimeve të tilla.

Një heqje dorë prej nesh për përgjegjësinë mbi ndonjë gabim nuk do të thotë gjithashtu një heqje dorë për përgjegjësinë për ndonjë gabim vijues.

Asnjë heqje dorë nga ne, për përgjegjësi për ndonjë nga Termat e kësaj Faqje ueb dhe Kushtet e Furnizimit, nuk do të jetë efektive përveçse nëse ajo do të deklarohet shprehimisht se është një heqje dorë nga përgjegjësia dhe t'ju jetë komunikuar juve me shkrim, në përputhje me klauzolën 13, më sipër.


Të Pjesshme

Nëse ndonjë prej Termave të Faqjes Ueb ose Kushteve të Furnizimit ose ndonjë parashikim tjetër i një Kontrate janë përcaktuar prej ndonjë autoriteti kompetent si të qëna të pavlefshme, të paligjshme ose të pazbatueshme deri në njëfarë mase, një term i tillë, kusht ose parashikim, do të jetë pjesor përderinë masën e mbetur të termave, kushteve dhe parashikimeve të cilët do të vijojnë të jenë të vlefshme deri në masën e plotë të lejuar nga ligji.


Tërësia e marrëveshjes

Këta Terma të Faqjes Ueb dhe Kushte të Furnizimit, si edhe çdo dokument, shprehimisht, i referuar në ta, përfaqëson tërësinë e marrëveshjes mes nesh, në lidhje me çështjen në fjalë të ndonjë Kontrate, dhe mbizotëron mbi çdo marrëveshje të mëparshme, mirëkuptimi ose ujdie mes nesh, qoftë ajo me gojë apo me shkrim.

Secili prej nesh, njohim faktin se, duke hyrë në një Kontratë, asnjë prej nesh nuk është mbështetur në ndonjë përfaqësim, sipërmarrje a premtim të dhënë prej tjetrit ose të nënkuptuar nga ndonjë gjë e thënë me gojë ose me shkrim, në negociatat mes nesh, përpara kësaj Kontrate, me përjashtim të sa, është shprehimisht, e deklaruar, në këto Terma të Faqjes Ueb dhe Kushte të Furnizimit.

Asnjë prej nesh nuk do të ketë mundësinë e dëmshpërblimit për diçka në respekt të ndonjë rasti të deklarimeve të pavërteta të bëra nga tjetri, qoftë me gojë ose me shkrim, përpara datës së ndonjë Kontrate (përveçse kur një deklarim i tillë i pavërtetë është bërë në mënyrë mashtruese) dhe dëmshpërblimi për t'u bërë nga pala tjetër do të jetë vetëm për shkelje të kontratës siç parashikohet në këto Terma të Faqjes Ueb dhe Kushte të Furnizimit.


E Drejta jonë për t'i ndryshuar këto terma dhe kushte

Ne kemi të drejtë të rishikojmë dhe të ndryshojmë këto Terma të Faqjes Ueb dhe Kushte të Furnizimit, kohë pas kohe, për të reflektuar ndyshimet në kushtet e tregut që ndikojnë biznesin tonë, dnryshimet në teknologji, ndryshime në metoda pagese, ndryshimet në ligjet përkatëse, statutet dhe kërkesat rregullatore dhe/ose ndonjë arësye tjetër, që, ne, e konsiderojmë se ka lidhje ose të nevojshme.

Ju do të jeni subjekt i politikës sonë dhe termave e kushteve në fuqi në kohën në të cilën ju porositni një Produkt a Shërbim prej nesh, përveçse, nëse (i) ndonjë ndryshim ndaj këtyre politikave ose termave dhe kushteve (përfshirë, Termat e FAqjes ueb dhe Kushtet e Furnizimit) është kërkuar të bëhet prej ligjit ose autoriteteve qeveritare (rast në të cilin, do të zbatohet mbi porosi të bëra më parë nga ju); ose (ii) ne ju njoftojmë ju mbi ndonjë ndryshim ndaj atyre politikave dhe termave e kushteve (përfshirë këto Terma të Fqjes Ueb dhe Kushte të Furnizimit) para se t'ju dërgojmë Konfirmimin e Dërgesës ose ndonjë formë tjetër me shkrim për pranimin e porosisë siç ju është dhënë juve prej nesh (rast në të cilin ne kemi të drejtën të marrim të mirëqenë se ju i keni pranuar këto ndryshime , përveçse nëse ju na njoftoni ne për të kundërtën brenda shtatë ditësh pune nga marrja prej jush e Produktit ose dhënies prej nesh, të Shërbimit (sipas rastit)).


Ligji dhe juridiksioni

Kontratat për blerjen e ndonjë prej Produkteve a Shërbimeve përmes faqjes sonë ueb do të udhëhiqen prej ligjit Zviceran. Çdo mosmarrëveshje, e lindur prej ose e lidhur me ndonjë kontratë(a) të tillë, do të jetë subjekt i juridiksionit jo-ekskluziv të gjykatave të Zvicrës.