Qelizat e pulpit të dhëmbit gjenden brenda dhëmbëve të qumshtit të fëmijës dhë në dhëmbët e shëndoshë të të rriturve
Këto qeliza të çmuara kanë potencial rigjenerues dhe mund ta konvertojnë vetveten në një gamë të gjerë llojesh të ndryshme qelizash.
Këto qeliza konsiderohen naïve dhe është pikërisht kjo veçori e tyre e cila ju lejon të përshtaten dhe të riparojnë qeliza si ato të artikulacioneve, muskujve, kockave, nervave, e madje edhe të zemrës së dëmtuar.
Nuk janë vetëm dhëmbët e qumshtit ata të cilët strehojnë këto qeliza unikale; pulpi i dhëmbëve të shëndoshë të të rriturve mund të përpunohet e ruhet.
Thelbi një dhëmbi është një rezervuar i qelizave të pulpit të dhëmbit. Sapo dhëmbi të ketë mbërritur në laboratorin, pulpi i dhëmbit të tij do të ekstraktohet nga thelbi i dhëmbit, përpunohet dhe përgatitet për ruajtje.
Në të tashmen, qeliza si këto, të gjendura në pulpin e dhëmbit janë pjesë e provave klinike për mbi 300 lloje të ndryshme problemesh serioze shëndetësore, përfshi, paralizën cerebrale dhe autizmin.
Ndërkohë që burimi më i pasur i qelizave staminale gjendet brenda kordonit kërthizor, mbledhja e qelizave prej pulpit të dhëmbit ju ofron prindërve një shans të dytë për të ruajtur qelizat e çmuara të fëmijës së tyre.