Metoda e përpunimit me reduktim të volumit
Hapi një
Me të mbërritur në laboratorin tonë, qeska e gjakut të kordonit, pastrohet e vendoset në një dhomë sterile
Hapi dy
Gjaku i kordonit, peshohet dhe i hiqet një volum i vogël, i cili përdoret për numërimin e qelizave të gjendura në kampion.
Hapi tre
Gjaku i kordonit, vendoset në një centrifugë, e cila ndan gjakun e kordonit në shtresa të plazmës, qeliza staminale dhe në rruaza të kuqe të gjakut.
Hapi katër
Më tej, dy shishka me plazmë, depozitohen, në tankera me azot, në gjendje avullimi, në -190 gradë.
Hapi pesë
Një volum i vogël, merret dhe kryhet numërimi i qelizave.
Hapi gjashtë
Një lëndë mbrojtëse ndaj ngrirjes, i shtohet kampionit dhe, më tej, qeska e ngrirjes, vendoset në një kontenitor mbrojtës prej metali.
Hapi shtatë
Kampioni, më tej, ftohet deri në -190 gradë, duke përdorur një ngrirës të kontrolluar.
Hapi tetë
Kampioni, vendoset në tanker me azot, në fazë avullimi dhe depozitohet për 30 vjet.

