Hyrje

1.1 Future Health Technologies Limited (“ne”, “nesh” dhe “ynë/jonë”) është e angazhuar në mbrojtjen e privatësisë së vizitorëve të faqes sonë ueb dhe të përdoruesve të shërbimeve. Në këtë politikë ne shpjegojmë se si ne i menaxhojmë të dhënat tuaja personale.

1.2 Kjo politikë privatësie (sëbashku me ndonjë dokument tjetër të cilit i është bërë referencë në të) themelon bazat mbi të cilat çdo e dhënë personale që ne mbledhim prej jush, ose të cilën ju na e jepni ne, do të përpunohet prej nesh. Lutemi, lexoni me kujdes sa vijon për të kuptuar praktikat tona sa i takon të dhënave tuaja personale dhe ses si ne do t'i trajtojmë ato. Duke vizituar faqen ueb www.futurehealthbiobank.al, një faqe ueb e cila poseidohet dhe operohet prej Future Health Technologies Limited, ju pranoni dhe jepni pëlqimin tuaj për praktikat e përshkruara në këtë politikë privatësie.

1.3 Për qëllime të ligjeve të zbatueshme për mbrojtjen e të dhënave, legjislacionit dhe të rregulloreve, kontrollori i të dhënave është Future Health Technologies Limited. Ne jemi të regjistruar në Angli dhe Uells si kompani me numër 04431145 dhe kemi selinë tonë ligjore në: 10 Faraday Building, Nottingham Science and Technology Park, University Boulevard, Nottingham NG7 2QP, United Kingdom. Numri ynë i Regjistrimit TVSH është: GB 84746 3203.

1.4 Ne, jemi të akredituar nga Agjencia Rregullatore e Mbretërisë së Bashkuar për Produktet Mjekësore dhe të Kujdesit Shëndetësor. Numri i çertifikatës sonë është: 0083/00/00/0-04.

1.5 Ne, jemi të liçensuar prej Human Tissue Authority. Numri i referencës së liçencës sonë është: 22503.

Si i përdorim ne të dhënat tuaja personale

2.1 Në këtë Seksion 2, ne, kemi përcaktuar:

(a)kategoritë e përgjithshme të të dhënave personale të cilat ne mund të përpunojmë;

(b)qëllimet për të cilët ne mund të përpunojmë të dhëna personale; dhe

(c)bazën ligjore për përpunimin.

2.2 Ne, mund të përpunojmë të dhëna rreth përdorimit prej jush, të faqes sonë në internet dhe shërbimeve (“të dhëna të përdorimit”). Të dhënat e përdorimit mund të përfshijnë adresën tuaj IP, vendndodhjen gjeografike, llojin dhe versionin e shfletuesit të internetit, sistemin operativ të kompjuterit, burimin e referimit, kohëzgjatjen e vizitës në faqen tonë në internet, faqet e vërejtura dhe rrugëzimi në lundrimin në faqen tonë, si edhe informacione rreth kohës, shpeshtësisë dhe modelin e përdorimit tuaj të shërbimit. Burimi i të dhënave të përdorimit është sistemi ynë i gjurmimit analitik. Këto të dhëna përdorimi mund të përpunohen për qëllime të analizimit të përdorimit të faqjes ueb dhe shërbimeve. Baza ligjore për këtë përpunim është interesi ynë legjitim, shprehimisht - monitorimi dhe përmirësimi i faqjes sonë ueb dhe i shërbimeve tona.

2.3 Ne, mund të përpunojmë të dhënat e llogarisë suaj (“të dhënat e llogarisë”). Të dhënat e llogarisë mund të përfshijnë emrin tuaj, adresën, numrin e telefonit, adresën email, gjininë, statusin martesor dhe personat në kujdestarinë tuaj. Të dhënat e llogarisë mund të përpunohen për qëllime të operimit të faqjes sonë ueb, ofrimit të shërbimeve tona, garantimit të sigurisë së faqjes sonë ueb dhe të shërbimeve, mirëmbajtjen e kopjeve rezervë të bazës sonë të të dhënave dhe të komunikimit me ju (përfshirë, për qëllime të ofrimit dhe të marketimit të produkteve dhe/ose shërbimeve ndaj jush në lidhje me shërbimet tona të ruajtjes së qelizave staminale). Baza ligjore për këtë përpunim është interesi ynë legjitim, shprehimisht - administrimi i duhur i faqes sonë ueb dhe i biznesit tonë, dhe zbatimi i kontratës midis jush dhe nesh me kërkesën tuaj për të lidhur një kontratë të tillë.

2.4 Ne, mund të përpunojmë informacionin tuaj të përfshirë në profilin tuaj personal në faqen tonë ueb (“të dhënat e profilit”). Të dhënat e profilit mund të përfshijnë emrin tuaj, adresën, numrin e telefonit, adresën email, gjininë, statusin martesor dhe personat nën kujdestarinë tuaj. Të dhënat e profilit mund të përpunohen për qëllime të mundësimit dhe monitorimit të përdorimit nga ana juaj të faqes sonë ueb dhe të shërbimeve tona. Baza ligjore për këtë përpunim është interesi ynë legjitim, shprehimisht - administrimi i duhur i faqes sonë ueb dhe i biznesit, dhe zbatimi i kontratës mes jush dhe nesh, me kërkesën tuaj për të lidhur një kontratë të tillë.

2.5 Ne, mund të përpunojmë të dhënat tuaja personale të marra përgjatë përdorimit prej jush të shërbimeve tona (“të dhëna të shërbimit”). Të dhënat e shërbimit mund të përfshijnë adresën tuaj IP, vendndodhjen gjeografike, llojin dhe versionin e shfletuesit të internetit, sistemi operativ i kompjuterit, burimi i referimit, kohëzgjatja e vizitës në faqen ueb, faqet ueb të vërejtura dhe rrugëzimet e lundrimit në faqen ueb, si edhe informacione rreth kohës, shpeshtësisë dhe modelit të përdorimit të shërbimit prej jush. Të dhënat e shërbimit mund të përpunohen për qëllime të operimit të faqes sonë ueb, për ofrimin e shërbimeve tona, për garantimin e sigurisë së faqes sonë ueb dhe të shërbimeve, mirëmbajtjen e kopjeve rezervë të bazës sonë të të dhënave dhe për qëllime të komunikimit me ju. Baza ligjore për këtë përpunim janë interesat tanë legjitim, shprehimisht- administrimi i duhur i faqes sonë ueb dhe i biznesit tonë.

2.6 Ne, mund të përpunojmë informacionin e përmbajtur në çdo kërkesë që ju na drejtoni ne për sa i takon produkteve dhe /ose shërbimeve (“të dhëna prej kërkimit”). Të dhënat prej kërkimit mund të përpunohen për qëllime të ofrimit, marketimit dhe shitjes tek juve të produkteve dhe/ose shërbimeve në fjalë. Baza ligjore për këtë përpunim janë interesat tanë legjitim, shprehimisht - administrimi i duhur i faqes sonë ueb dhe i biznesit dhe komunikimeve me përdoruesit.

2.7 Ne, mund të përpunojmë informacion të lidhur me transaksionet, përfshirë blerjen e mallrave dhe shërbimeve, në të cilat ju hyni me ne dhe/ose përmes faqes sonë ueb (“të dhëna të transaksionit”). Të dhënat e transaksionit mund të përfshijnë detajet tuaja të kontaktit, detaje të kartës suaj të kreditit dhe detaje të transaksionit. Të dhënat e transaksionit mund të përpunohen për qëllime të furnizimit të mallrave dhe shërbimeve të blera dhe për mbajtjen siç duhet të regjistrave të atyre transaksioneve. Baza ligjore për këtë përpunim është zbatimi i një kontrate midis jush dhe nesh, me kërkesën tuaj, për të lidhur një kontratë të tillë dhe interesat tanë legjitim, shprehimisht - interesat tanë për administrimin e duhur të faqes sonë ueb dhe biznesit tonë.

2.8 Ne, mund të përpunojmë informacionin të cilin ju na e jepni ne për qëllime të abonimit në listën tonë të njoftimeve me email dhe/ose tek buletini me të rejat (“të dhëna të njoftimeve”). Të dhënat e njoftimeve mund të përpunohen për qëllime të dërgimit tek ju të njoftimeve në fjalë dhe/ose të buletineve me të rejat. Baza ligjore për këtë përpunim janë interesat tanë legjitimë, shprehimisht- interesat tanë për administrimin e duhur të faqes sonë ueb, të biznesit tonë dhe të komunikimit me përdoruesit.

2.9 Ne, mund të përpunojmë informacionin e përmbajtur në ose që ka lidhje me ndonjë komunikim që ju na e dërgoni ne (“të dhëna të korrespondencës”). Të dhënat e korrespondencës mund të përfshijnë përmbajtjen e komunikimit dhe metadata që shoqërojnë komunikimet. Faqja jonë ueb do të gjenerojë metadata që shoqërojnë komunikimet e bëra duke përdorur formularët e kontaktit të faqes sonë ueb. Të dhënat e korrespondencës mund të përpunohen për qëllime të komunikimit me ju dhe për mbajtjen e regjistrave. Baza ligjore për këtë përpunim është interesi ynë legjitim, shprehimisht - administrimi i duhur i faqes sonë ueb dhe i biznesit dhe i komunikimeve me përdoruesit.

2.10 Në shtesë të qëllimeve specifike për të cilët ne mund të përpunojmë të dhënat tuaja personale të përcaktuar në këtë Seksion 2, ne, mund, gjithashtu, të përpunojmë ndonjë prej të dhënave tuaja personale aty ku një përpunim i tillë është i nevojshëm për të përmbushur një detyrim ligjor ndaj të cilit ne jemi subjekt, ose në mënyrë që të mbrohen interesat tuaja jetike ose interesat jetike të ndonjë personi tjetër fizik.

2.11 Lutemi, mos na jepni ne të dhënat personale të ndonjë personi tjetër, përveçse kur ne jua kërkojmë ta bëni këtë.

Dhënia e të dhënave tuaja personale të tjerëve

3.1 Ne, mund t'ja zbulojmë të dhënat tuaja personale ndonjërës prej kompanive anëtare të grupit tonë (kjo domethënë ndaj ndonjërës prej kompanive të varësisë, kompanisë sonë holding dhe të gjitha degëve të varësisë së saj) për aq sa të jetë e nevojshme në mënyrë të arsyeshme për qëllimet e përcaktuara në këtë politikë.

3.2 Ne, mund t'ja zbulojmë të dhënat tuaja personale siguruesve dhe/ose këshilltarëve tanë profesionistë, për aq sa të jetë e nevojshme në mënyrë të arsyeshme për qëllime të përftimit dhe mbajtjes së një mbulimi me sigurime, menaxhimin e rreziqeve, përfitimit të këshillave profesionale dhe menaxhimit të mosmarrëveshjeve ligjore.

3.3 Ne, mund t'ja zbulojmë të dhënat tuaja personale furnitorëve ose nënkontraktorëve tanë për aq sa të jetë e nevojshme në mënyrë të arsyeshme për qëllime të ofrimit të shërbimeve të ruajtjes së qelizave staminale dhe/ose të produkteve a shërbimeve që lidhen me to.

3.4 Transaksionet financiare lidhur me faqen tonë ueb dhe shërbimet mund të manaxhohen prej ofruesve tanë të shërbimeve të pagesave. Ne, do të ndajmë të dhëna që lidhen me transaksionet me ofruesit tanë të shërbimeve të pagesave vetëm për deri në masën e nevojshme për qëllimet e përpunimit të pagesave tuaja, rimbursimit të pagesave të tilla dhe për t'u përballur me pretendime dhe kërkesa lidhur me pagesa dhe rimbursime të tilla. Ju mund të gjeni informacion rreth politikave dhe praktikave të privatësisë të ofruesve të tillë shërbimeve të pagesave tek faqet ueb përkatëse të atyre.

3.5 Në shtesë të zbulimeve specifike të të dhënave personale përcaktuar në këtë Seksion 3, ne, gjithashtu, mund t'i zbulojmë të dhënat tuaja personale aty ku një zbulim i tillë është i nevojshëm për të përmbushur një detyrim ligjor ndaj të cilit ne jemi subjekt, ose në mënyrë që të mbrohen interesat tuaja jetike ose interesat jetike të një personi tjetër fizik.

Transferimet ndërkombëtare të të dhënave tuaja personale

4.1 Në këtë Seksion 4, ne, japim informacion rreth rrethanave në të cilat të dhënat tuaja personale mund të transferohen në shtete jashtë Zonës Ekonomike Europiane (EEA).

4.2 Disa prej kompanive të tjera të grupit tonë, furnitorëve dhe nënkontraktorëve tek të cilët ne mund të zbulojmë të dhënat tuaja personale sipas Seksionit 3, më sipër, kanë zyra dhe ndërtesa jashtë Zonës Ekonomike Europiane(EEA). Transferimi i të dhënave tuaja personale tek ndonjë prej zyrave a ndërtesave të tilla do të mbrohet prej mjeteve mbrojtëse të duhura.

4.3 Disa prej ndërtesave strehuese për faqen tonë ueb ndodhen jashtë Zonës Ekonomike Europiane(EEA). Transferimi I të dhënave tuaja personale tek ndonjë prej ndërtesave të tilla do të mbrohet përmes mjeteve mbrojtëse të duhura.

Mbajtja dhe fshirja e të dhënave personale

5.1 Ky Seksion 5 përcakton politikat dhe procedurat tona të mbajtjes së të dhënave, të cilat janë projektuar për të ndihmuar në garantimin e asaj që ne të përmbushim detyrimet tona ligjore në lidhje me mbajtjen dhe fshirjen e të dhënave personale.

5.2 Të dhënat personale të cilat ne i përpunojmë për ndonjë qëllim apo qëllime nuk do të mbahen për më gjatë nga sa është e nevojshme për atë qëllim apo ata qëllime.

5.3 Pavarësisht nga parashikimet e tjera ligjore në këtë Seksion 5, ne mund të të mbajmë të dhënat tuaja personale aty ku kjo mbajtje e tyre është e nevojshme për të përmbushur një detyrim ligjor ndaj të cilit ne jemi subjekt, ose në mënyrë që të mbrohen interesat tuaja jetike ose interesat jetike të një personi tjetër fizik.

Amendamentet

6.1 Ne, mund ta përditësojmë, kohë pas kohe, këtë politikë përmes publikimit të një versioni të ri të saj në faqen tonë ueb.

6.2 Ju duhet ta kontrolloni kohë pas kohe këtë faqe ueb për t' u siguruar që jeni të kënaqur me ndryshimet e bëra mbi këtë politikë.

6.3 Ne, mund t'ju njoftojmë ju për ndryshimet në këtë politikë përmes email ose përmes sistemit të mesazheve private në faqen tonë ueb.

Të Drejtat tuaja

7.1 Në këtë Seksion 7, ne, kemi përmbledhur të drejtat të cilat ju keni sipas ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale. Disa prej të drejtave janë komplekse, dhe jo të gjitha hollësitë janë përfshirë në përmbledhëset tona. Për rrjedhojë, ju duhet të lexoni ligjet dhe udhërrëfyesit përkatës të lëshuar nga autoritetet rregullatore për një shpjegim sa më të plotë të këtyre të drejtave.

7.2 Të drejtat tuaja kryesore sipas ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, janë:

(a)e drejta për të pasur akses;

(b)e drejta për të rishikuar një vendim;

(c)e drejta për fshirjen e të dhënave;

(d)e drejta për të kufizuar përpunimin;

(e)e drejta për të kundërshtuar përpunimin;

(f)e drejta për t' u ankuar pranë një autoriteti mbikqyrës; dhe

(g)e drejta për të tërhequr mbrapsh pëlqimin e dhënë.

7.3 Ju, keni të drejtën të pyeteni dhe të konfirmoni nëse ne mund të përpunojmë ose jo të dhënat tuaja personale, dhe aty ku ne e bëjmë këtë, aksesojmë të dhënat tuaja personale , sëbashku me informacion shtesë të caktuar. Ai informacion shtesë përfshin hollësira rreth qëllimeve të përpunimit, kategorive të të dhënave personale në fjalë dhe rreth marrësve të të dhënave personale. Duke marrë të mirëqënë se të drejtat dhe liritë e të tjerëve nuk janë prekur, ne, do tju japim juve një kopje të të dhënave tuaja personale. Kopja e parë do t'ju jepet pa pagesë, por kopjet shtesë mund të jenë subjekt i një tarife të arsyeshme.

7.4 Ju keni të drejtë që t'ju korrigjohet çdo e dhënë personale e pasaktë rreth jush, dhe, duke marrë në konsideratë qëllimet e përpunimit, ju keni të drejtë që t'ju plotësohet siç duhet çdo e dhënë personale e paplotë rreth jush.

7.5 Në disa rrethana ju keni të drejtë që t'ju fshihen të dhënat tuaja personale pa asnjë vonesë të pajustifikuar. Këto rrethana përfshijnë rastet ku të dhënat personale nuk janë më të nevojshme në lidhje me qëllimet për të cilët ato ishin mbledhur ose përpunuar. Megjithatë, ka disa përjashtime të përgjithshme nga e drejta për fshirjen e të dhënave. Këta përjashtime të përgjithshme përfshijnë rastet ku përpunimi është i nevojshëm për të përmbushur një detyrim ligjor ose për vendosjen, ushtrimin ose mbrojtjen ndaj pretendimeve ligjore.

7.6 Në disa rrethana ju keni të drejtë të kufizoni përpunimin e të dhënave tuaja personale. Ato rrethana përfshijnë rastet ku ju kundërshtoni ose dëshironi që ne të përcaktojmë saktësinë e të dhënave personale për qëllimet tona të përpunimit. Aty ku përpunimi është kufizuar mbi këtë bazë, ne mund të vijojmë të magazinojmë të dhënat tuaja personale. Megjithatë, përndryshe, ne vetëm sa do t'i përpunojmë ato me pëlqimin tuaj, për vendosjen, ushtrimin ose mbrojtjen ndaj pretendimeve ligjore, për mbrojtjen e të drejtave të një individi ose personi tjetër fizik ose për arësye të një interesi të rëndësishëm publik.

7.7 Ju keni të drejtë të kundërshtoni përpunimin prej nesh të të dhënave tuaja personale argumentuar me situatën tuaj të veçantë por vetëm për deri në masën që baza ligjore për përpunimin është e nevojshme për zhvillimin e një detyre të kryer për interesin publik ose për interesat legjitime të ndjekura prej nesh ose prej një pale të tretë. Nëse ju paraqisni një kundërshtim të tillë, ne, do të ndalojmë së përpunuari informacion personal përveçse kur ne mund të demonstrojmë se kemi argumenta legjitime për përpunimin të cilat tejkalojnë interesat tuaja, të drejtat dhe liritë, ose kur përpunimi është për vendosjen, ushtrimin ose mbrojtjen ndaj pretendimeve ligjore.

7.8 Ju keni të drejtë të kundërshtoni përpunimin prej nesh të të dhënave tuaja personale për ndonjë qëllim të marketingut të drejtpërdrejtë (përfshirë profilizimin për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë). Nëse ju e paraqisni një kundërshtim të tillë, ne do të ndalojmë së përpunuari të dhënat tuaja personale për këtë qëllim.

7.9 Ju keni të drejtë të kundërshtoni përpunimin prej nesh të të dhënave tuaja personale për qëllime të kërkimit shkencor ose historik ose për qëllime statistikore me argumenta që lidhen me situatën tuaj të veçantë, përveçse kur përpunimi është i nevojshëm për zhvillimin e një detyre të kryer për arsye të interesit publik.

7.10 Nëse ju e quani se përpunimi prej nesh i informacionit tuaj personal shkel ligjet e mbrojtjes së të dhënave personale, ju keni të drejtën ligjore që të paraqisni një ankesë pranë një autoriteti mbikqyrës përgjegjës për mbrojtjen e të dhënave personale. Ju mund të veproni kështu në shtetet anëtare të BE ku keni adresën e zakonshme të banimit, vendin tuaj të punës ose në vendin ku ka ndodhur shkelja e dyshuar e ligjit.

7.11 Për deri në masën që baza ligjore për përpunimin prej nesh të informacionit tuaj personal është dhënë pëlqimi, ju keni të drejtë ta tëhiqni mbrapsh pëlqimin e dhënë në çdo kohë. Kjo tërheqje e pëlqimit nuk do të ndikojë në të qënit i ligjshëm të përpunimit përpara kohës së kësaj tërheqje.

7.12 Ju mund të ushtroni çdonjërën nga të drejtat tuaja në lidhje me të dhënat tuaja personale përmes njoftimit me shkrim tek ne.

Rreth cookies

8.1 Një cookie është një skedar i cili përmban një identifikues (një varg shkronjash dhe numrash) i cili është dërguar prej një serveri në interenet tek një shfletues interneti dhe që magazinohet prej këtij shfletuesi. Identifikuesi, më tej, i dërgohet mbrapsh serveri sa herë që shfletuesi kërkon një faqe nga serveri.

8.2 Cookies mund të jenë ose cookies “të vazhdueshme” ose cookies “të sesionit”: një cookie e vazhdueshme do të magazinohet nga një shfletues interneti dhe do të mbetet e vlefshme për deri në datën e skadimit të saj, përveçse nëse do të fshihet përpara kësaj date të skadimit nga përdoruesi; nga ana tjetër, një cookie sesioni, do të skadojë në fund të sesionit të përdoruesit, kur mbyllet shfletuesi i internetit.

8.3 Cookies në mënyrë tipike nuk përmbajnë ndonjë informacion i cili identifikon personalisht një përdorues, por informacioni personal që ne magazinojmë rreth jush mund të jetë i lidhur me informacionin e magazinuar në cookies dhe të përftuar prej cookies.

Cookies që ne përdorim

9.1 Ne, përdorim cookies për qëllimet, si vijojnë:

(a)vërtetimi – ne përdorim cookies për t' ju identifikuar juve kur ju vizitoni faqen tonë ueb dhe ndërsa ju lundroni në faqen tonë (cookies të përdorura për këtë qëllim janë: [identify cookies]);

(b)statusi – ne përdorim cookies për të na ndihmuar të përcaktojmë nëse ju jeni loguar në faqen tonë ueb (cookies të përdorura për këtë qëllim janë: [identify cookies]);

(c)personalizimi – ne përdorim cookies për të magazinuar informacion rreth preferencave tuaja dhe për të personalizuar faqen tonë ueb për ju (cookies të përdorura për këtë qëllim janë: [identify cookies]); dhe

(d)sigurie – ne përdorim cookies si një element i masave të sigurisë të përdorura për mbrojtjen e llogarive të përdoruesit, përfshirë, parandalimin e përdorimit në mënyrë mashtruese të identitetit dhe fjalëkalimit për t' u loguar, dhe për të mbrojtur faqen tonë ueb dhe shërbimet në përgjithësi (cookies të përdorura për këtë qëllim janë: [identify cookies]).

Cookies të përdorura nga ofruesit tanë të shërbimit

10.1 Ofruesit tanë të shërbimit përdorin cookies dhe ato cookies mund të jenë magazinuar në kompjuterin tuaj kur ju vizitoni faqen tonë në internet.

10.2  Ne përdorim Google Analytics për të analizuar përdorimin e faqes sonë në internet. Google Analytics mbledh informacione rreth përdorimit të faqes në internet përmes cookies. Informacioni i mbledhur në lidhje me faqen tonë në internet përdoret për të krijuar raporte rreth përdorimit të faqes sonë ueb. Politika e privatësisë që ndjek Google është e disponueshme në adresën: https:/www.google.com/policies/privacy/. Cookies përkatëse janë: [identify cookies].

Manaxhimi i cookies

11.1 Shumica e shfletuesve të internetit ju japin mundësinë që ju të refuzoni pranimin e cookies dhe që të fshini cookies. Metodat për të vepruar kështu varijojnë nga një shfletues tek tjetri, dhe nga versioni në version. Sidoqoftë, ju mund të merrni informacion të përditësuar rreth bllokimit dhe fshirjes së cookies përmes këtyre linkeve:

(a) https://support.google.com/chrome/answer/95647?hl+en(Chrome) ;

(b) https://support.mozilla.org/en-US/kb/enable-and-disable-cookies-website-preferences (Firefox) ;

(c) http://www.opera.com/help/tutorials/security/cookies/(Opera);

(d) https://support.microsoft.com/en-gb/help/17442/windows -internet-explorer-delete-manage-cookies (internet Explorer);

(e) https://support.apple.com/kb/PH21411 (Safari); and

(f) https://privacy.microsoft.com/en-us/windows-10-microsoft-edge-and-privacy (Edge).

11.2 Bllokimi prej jush i të gjitha cookies do të ketë një impakt negativ mbi përdorshmërinë e mjaft faqeve në internet.

11.3 Nëse ju i bllokoni cookies, ju nuk do të jeni në gjendje të përdorni gjithë veçoritë në faqen tonë në internet.

Komunikimi me ne

12.1 Ju mund të na kontaktoni ne:

(a)me postë, duke përdorur adresën postare të dhënë në Seksionin 1 më sipër;

(b)duke përdorur formularin e kontaktit në faqen tonë ueb;

(c)me telefon, në numrat e kontaktit të publikuar në faqen tonë në internet, kohë pas kohe; ose

(d)me email, duke përdorur adresën email të publikuar, kohë pas kohe, në faqen tonë në internet.

Zyrtari për Mbrojtjen e të Dhënave

13.1 Detajet e kontaktit të zyrtarit tonë të mbrojtjes së të dhënave janë: Michael Frankton (Manaxher i Komunikimit dhe Operacional) adresa email: OperationsManager@fhbb.com