Qelizat staminale të indit të kordonit kërthizor janë një burim I shkëlqyer emocionues, pasi potencialet e tyre të trajtimit në të ardhmen janë të pashoqe
Aktualisht, janë në zhvillim e sipër, mbi 300 prova klinike të fokusuara në mundësitë e këtyre qelizave staminale për trajtimin e një game të gjerë sëmundjesh serioze si paraliza cerebrale, diabeti dhe sëmundjet e zemrës.
Qelizat staminale të gjendura në indin e kordonit quhenqeliza staminale mezenkemiale (MSC).Ky lloj i veçantë qelizash staminale është provuar se e gjen veten në një sërë terapish rigjeneruese përfshirë prodhimin e indeve lidhëse, të kockave, kërceve dhe rehabilitimin e lëkurës së dëmtuar, mëlçisë dhe qelizave nervore.
Në fakt, është mundësia në të ardhmen e këtyre qelizave staminale, që të intrigon më shumë. Shpresohet se brenda periudhës së jetës së fëmijëve tanë këto qeliza staminale unikale do të përdoren në mënyrë rutinë për trajtimin e një sërë sëmundjesh si kanceri, plagosjet e trurit dhe sëmundja e mëlçisë.
Ruajtja e qelizave staminale të indit të kordonit shpesh kombinohet me shërbimin tonë të ruajtjes së gjakut të kordonit për tju dhënë mundësi prindërve të përfitojnë potencialisht si prej mundësive të trajtimit në të tashmen me qeliza staminale të gjakut ashtu dhe nga mundësitë në të ardhmen të qelizave staminale të indit të kordonit.