Transplanti i Qelizave Staminale Rikthen Shikimin në 4 Pacientë me Dëmtim të Retinës
Published on: 16th Maj 2023Terapia me qeliza staminale ka treguar rezultate premtuese në trajtimin e humbjes së shikimit të shkaktuar nga sëmundje të ndryshme. Derimë tani, hulumtuesit kanë patur sukses në rastet me degjenerimin makular që lidhet me moshat e mëdha, sëmundjet e trashëguara të retinës (IRD), glaukomën, dhe sëmundjet e korneas.
Në mënyrë të veçantë, megjithatë, terapia me qeliza staminale ka trajtuar me sukses verbimin e lidhur me kornenë, një problem ky i shkaktuar nga dëmtimet ndaj kornesë e që mund të çojë në verbim. Dhe tani, Departamenti i Oftalmologjisë i Kolegjit Mjeksor të GSVM pretendon se ka përdorur këto qeliza të mrekullisë për të rikthyer shikimin në katër pacientë të cilët e kishin humbur tërësisht shikimin e tyre.
Kjo arritje e jashtzakonshme mjeksore për pacientët me pamundësi vizive është e para në llojin e saj në Indi. Studimi ishte me një sukses të atillë sa mjekët kanë aplikuar për një grant për të krijuar struktura shtesë të trajtimit dhe për të kryer kërkime të mëtejshme në këtë fushë.
Rivendosja e Shikimit të 4 Pacientëve me Retina të Dëmtuara
Projekti kërkimor katërmujor nisi në vitin 2022 në Kolegjin Mjeksor të Ganesh Shankar Vidyarthi Memorial (GSVM) në Kanpur, Indi.
Katër pacientët të cilët morën pjesë në studim, secili e kishin humbur shikimin për pasojë e retinave të dëmtuara dhe sëmundjeve të lindura. Njëri prej pacientëve kishte një shikim të kufizuar të lindur dhe një tjetër kishte një sëmundje të pashërueshme të retinës çka do të thoshte se ata nuk mund të shihnin siç duhet për shumë vite.
Procedura përfshiu përdorimin e qelizave staminale "të vjela" prej placentave dhe transplantimin e tyre në retinat e dëmtuara të pacientëve. Këto lloje të veçanta qelizash syaminale janë 'pluripotente', që do të thotë se ato kanë potencialin për t'u shndërruar në cilindo lloj tjetër qelizash në trupin e njeriut.
Qelizat prej placentës, u konvertuan më tej në qeliza limbiale korneale për të ndihmuar indet e dëmtuara që të shërohen dhe rigjenerohen. I tërë ky proces mori midis një dhe katër muaj kohë dhe ju riktheu shikimin në të katër pacientët, me vetëm një komplikacion të vogël i cili u riparua me sukses.
Udhëheqësi i Departamentit të Oftalmologjisë në Kolegjin Mjeksor të GSVM, Prof.Parvez Khan, kreu ekstraktimin e qelizave staminale prej mbetjeve të placentave dhe më tej transplantimin e tyre në retinat e dëmtuara që prej Korrikut 2022.
Raporti i detajuar i kërkimit ju dërgua Këshillit Indian për Kërkimin Mjeksor (ICMR), me shpresën për të drejtuar një kërkim tjetër të përmasave të mëdha dhe për t'i shërbyer më tepër pacientëve, prej nga 15-20 distrikteve aty pranë, të cilët vijnë, rregullisht, tek qendra për trajtimin e shikimit.
E Ardhmja e Terapisë me Qeliza Staminale për Trajtimin e Verbimit
Një sërë qëndrash mjeksore në mbarë botën e kanë përdorur me sukses terapinë me qeliza staminale për të trajtuar shikimin e kufizuar. Megjithatë, kryerja e një transplanti të qelizave staminale për të rivendosur shikimin është një procedurë e kushtueshme dhe ende kërkon një trupë kërkimore më të madhe përpara se të jetë tërësisht e sigurtë dhe e bëshme si një trajtim standard.
Thënë këtë, Prof. Parvez Khan, ka shpresa dhe pritshmëri se një procedurë e tillë do të jetë e disponueshme në një të ardhme të afërt për më pak se njëmijë dollarë për çdo pacient.
Ndërsa përdorimi i terapisë me qeliza staminale për verbimin është ende një fushë në zhvillim e sipër, suksesi i Kolegjit Mjeksor Kanpure çel rrugën për kërkime dhe zhvillime të ardhshme në këtë fushë. Terapia me qeliza staminale qartësisht mbart potencialet më të mëdha për kurimin e verbimit dhe për të ndihmuar që miliona njerëz të gëzojnë dhuratën e çmuar të shikimit për një kohë më të gjatë.