Kur Maksim dhe motra e tij binjake lindën shtatë vite më parë në Ukrainë, nëna e tyre, Olga, e kishte marrë me kohë vendimin për të ruajtur që në lindje qelizat staminale prej gjakut të kordonit kërthizor të tyre. Ndërsa, fillimisht, të dy binjakët dukeshin të shëndetshëm, u deshën vetëm pak muaj përpara se Maksim të niste të hante dhe të flinte pak.
Chris Barr kishte mbetur I paralizuar nga qafa e poshtë pas plagosjes së rëndë të shtyllës kurrizore në një aksident duke bërë surfing. Kjo, derisa atij ju ofrua të merrte pjesë në një studim terapie me qeliza staminale.
Në këtë Ditë të Nënës, ne festojmë lidhjen e pakrahasueshme midis nënës dhe bebes, me disa fakte interesante (dhe ndoshta të habitshme) rreth kordonit kërthizor. Në fund të fundit, kjo është ajo ku nis kjo lidhje që zgjat për gjithë jetën.
Fakte të reja terapeutike kanë demonstruar se qelizat staminale mezenchimale prej indit të kordonit kërthizor (MSC) munden që përmirësojnë me siguri dhe me efektivitet funksionin motor dhe gjithëpërfshirës në fëmijët me paralizë cerebrale (CP).
Ilia lindi në 2009 në qytetin e Kryvyi Rih, Ukrainë, me difekte të lindura të zemrës. Megjithatë, në saje të kirurgëve dhe të gjakut të tij të kordonit kërthizor të ruajtur pas lindjes, jeta e Ilias u transformua.
Vetëm katër vjeç, Henrique është i pari person në Portugali i cili merr një infuzion me qeliza staminale nga gjaku i kordonit kërthizor të vetë atij, në atë që njihet si një transplant autolog i gjakut të kordonit kërthizor. Qelizat staminale të tij u përdorën me sukses për ta futur vogëlushin Henrique në remision prej anemisë aplastike të rëndë.
Një studim i publikuar së fundi në revistën mjekësore Stem Cell Research & Therapy tregon se indi i kordonit kërthizor mund të ofrojë volume të mëdha qelizash staminale përgjatë një periudhe të tejzgjatur kohore. Teorikisht, kjo do të thotë se njerëzit të cilët kanë ruajtur indin e kordonit kërthizor mund të kenë më tepër qeliza staminale në dispozicion të tyre për trajtime të shumëfishta.