Shkencëtarët dhe profesionistët e mjeksisë kanë kërkuar prej kohësh një kurë për infeksionin HIV, një virus ky potencialisht vdekjeprurës i cili ka prekur tashmë një shifër të vlerësuar prej 38 milion njerëz në mbarë botën.
Ndërsa terapia me antiretroviralë (ART) ka bërë hapa të mëdhenj përpara në manaxhimin e infeksionit HIV, e ardhmja për një kurë mbetet ende një iluzion. Megjithatë, zhvillimet e fundit në terapinë me qeliza staminale sugjerojnë se një kurë për infeksionin HIV mund të jetë e mundshme në të ardhmen e afërt.
Sipas studimi të ri botuar në revistën Nature, një burrë 53 vjeçar, u bë, të paktën, personi i tretë me HIV i cili deklarohet i pastruar nga ky virus. Duke ndjekur me vëmendje këtë sukses, shkencëtarët po e marrin seriozisht mundësinë e përdorimit të transplanteve të qelizave staminale dhe inxhinierimin gjenetik për të kuruar infeksionin HIV.
Historia e burrit gjerman i njohur si pacienti i Dyseldorfit ka fuqizuar kërkimet për një kurë të HIV dhe ka hedhur dritë mbi rrugë të reja për kërkimet rreth HIV. Këtu ne hedhim një vështrim të thelluar në historinë e këtij pacienti dhe për të kuptuar nëse ajo mund të thotë se ne kemi gjetur një kurë për infeksionin HIV.
Një Rast Studimor i Jashtzakonshëm: Transplanti i Qelizave Staminale Kuron Infeksionin HIV
Në 2013, burri 53 vjeçar nga Dyseldorfi, Gjermani, ju nënshtrua një transplanti qelizash staminale për trajtimin e limfomës Hodgkin.
Transplanti ishte i suksesshëm dhe limfoma e këtij pacienti kaloi në remision. Megjithatë, ajo çka e bëri këtë rast të jashtzakonshëm ishte fakti se qelizat staminale të përdorura për transplantin ishin me burim nga një dhurues me një mutacion gjenetik të rrallë i cili i bënte ato imune ndaj infeksionit HIV.
Testet fillestare pas transplantit të qelizave staminale treguan se pacienti kishte ende gjurmë të virusit, por infeksioni nuk po replikohej. Ndësa virusi HIV qëndronte në trup gjatë terapisë me antiretroviralë, ekipi mjeksor vendosi të shihte se çfarë do të ndodhte nëse ai e ndalonte fare terapinë ART.
Në mënyrë të jashtzakonshme, pacienti ishte në gjëndje ta ndalonte krejtësisht terapinë me antiretroviralë dhe ishte në thelb pa prezencën e virusit HIV për mbi dy vjet - pa ndonjë rikthim në nivelet e virusit prej niveleve shumë të ulëta të tij.
Ky rast studimor qëndron midis mjfat të tjerëve që na sugjerojnë se një kurë për infeksionin HIV mund të jetë e mundshme përmes përdorimit të transplanteve të qelizave staminale dhe inxhinierimit gjenetik. Timothy Ray Brown ishte pacienti i parë i cili u konsiderua i kuruar nga HIV në 2008. Sikurse dhe Pacientit i Dyseldorfit, edhe Brown ju nënshtrua transplanteve të qelizave staminale për kancerin, nga një dhurues i cili ishte imun ndaj infeksionit HIV. Mjekët deklaruan se Brown ishte kuruar tashmë, jo shumë kohë pas transplantit të qelizave staminale tek ai.
Një pacient tjetër, 40-vjeçari Adam Castillejo, kishte marrë një transplant të palcës në 2016 për trajtimin e limfomës Hodgkin. Edhe dhurimi i palcës për të erdhi gjithashtu prej dikujt që e kishte mutacionin dhe ai u deklarua i kuruar prej infeksionit HIV në 2019.
Depërtime Potenciale për Kërkimet Shkencore për Kurën e HIV
Rastet e pacientit të Dyseldorfit dhe pacientëve të tjerë janë duke pikturuar një tabllo të shkëlqyer për të ardhmen e kërkimeve rreth kurës për HIV.
Shkencëtarët po eksplorojnë përdorimin e teknikave të modifikimit të gjenomit, siç është ajo CRISPR-Cas9, për të krijuar mutacion gjenetik të ngjashëm në qelizat staminale të vetë pacientit. Qelizat e modifikuara do të transplantohen pas tek vetë pacienti si një transplant autolog.
Kjo qasje është tërheqëse pasi është mjaft praktike dhe më pak e rrezikshme se sa përdorimi i qelizave prej dhuruesve. Aktualisht, terapia me qeliza staminale, me shumë gjasa, nuk do të përdoret tek pacientët me HIV të cilët nuk kanë gjithashtu edhe leuçemi, për pasojë të komplikacioneve nga përdorimi i qelizave nga dhurues. Terapitë me qeliza staminale autologe me qeliza të modifikuara mund të shtrojnë rrugën për një kurë të shkallëzuar dhe kostoefektive për kurimin e HIV.
Ndërsa ka ende një rrugë të gjatë për të bërë në terma të zhvillimit të një kure të shkallëzuar dhe kostoefektive për HIV, ky rast studimor i është shtuar bazës në zhvillim të fakteve që tregojnë se transplantet e qelizave staminale janë rruga e duhur përpara për eleminimin një herë e përgjithnjë të virusit.

