Më e Madhja Bankë e Qelizave Staminale në Mbretërinë e Bashkuar

Përgjatë historisë sonë 17 vjeçare, ne jemi bërë banka më e madhe dhe më e avancuar e qelizave staminale në Mbretërinë e Bashkuar. Ne, jemi të apasionuar rreth mbrojtjes së shëndetit të familjes suaj, e ndërkaq qëndrojmë në avantgardë të inovacioneve të së tashmes e të së ardhmes. Kjo, ka bërë që ne të kemi depozituar në ruajtje, më tepër kampionë qelizash staminale se të gjitha bankat e Mbretërisë së Bashkuar marrë sëbashku.

Më tepër kampionë në ruajtje se të gjitha bankat e tjera marrë së bashku në Mbretërinë e Bashkuar

Transport falas, i kampionëve për trajtim mjekësor, kudo në botë

Përfitime Unikale

Prezenca më e Madhe, në nivel global

Përveçse kemi dy laboratorë (Nottingham, Mbretëri e Bashkuar dhe në Chatel-Saint-Denis, Zvicër), ne jemi prezentë në më tepër se 75 shtete në mbarë botën, duke u bërë kështu lideri i vërtetë global, në ruajtjen e qelizave staminale.

Më shumë kampionë të lëshuar për trajtim

92 kampionë janë lëshuar prej laboratorit tonë për transplantime në mbarë botën, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Europë, Lindjen e Mesme dhe SHBA. Kjo është shumë më tepër se cilado bankë tjetër qelizash staminale në Mbretërinë e Bashkuar.

Normë 90% e përfitimit të qelizave

Teknologjia jonë e përpunimit e fjalës së fundit të shkencës, bën të mundur norma të përfitimit të qelizave deri 90%, duke lënë sasinë më të madhe të qelizave që është e mundur në kampionin tuaj, dhe duke i dhënë fëmijës suaj shanset më të mira për trajtim të suksesshëm në të ardhmen.

Plane pagese pa interes

Të bëhesh me fëmijë është një periudhë me shumë shpenzime. Ne, ju ndihmojmë ta lehtësoni këtë barrë duke ju ofruar plane pagese pa interes. Na kontaktoni për informacion të detajuar.

Sigurim ndaj falimentimit

Për t’ju ofruar paqen në mendjen tuaj, ne kemi një mbrojtje të plotë ndaj falimentit për të siguruar që ju të jeni financiarisht të mbrojtur përgjatë gjithë periudhës së kontratës, në rast të ndonjë fatkeqësie natyrore ose dështimi financiar.

Çmimi më i mirë i garantuar

Ne, jemi krenarë që mundemi të ofrojmë shërbimin më cilësor për çmimin e shërbimeve të ruajtjes së qelizave staminale. Nëse ju mund të gjeni një çmim më të lirë për të njëjtin shërbim në Mbretërinë e Bashkuar, thjesht na e bëni me dije dhe ne do ta mundim atë çmim me 50 EUR.

Rimbursim i garantuar

Ju do të faturoheni për shërbimin vetëm për kampionët e ruajtur me sukses. Në rast se ndonjë prej kampionëve tuaj dështon të ruhet, juve nuk do t’ju faturohet përpunimi ose depozitimi në ruajtje për atë kampion.

Kujdes ndaj klientit 24/7

Future Health Biobank është e disponueshme ditë dhe natë, në 365 ditë të vitit, për t’ ju përgjigjur pyetjeve tuaja ose në raste emergjencash, duke ju siguruar se ju jeni prioriteti kryesor.

Shërbime Shtesë

Ne, gjithashtu, ofrojmë testin tonë prenatal jo-invaziv (Vision), dhe testin e depistimit të të porsalindurve (Outlook), për të kontrolluar gjasat që mund të ketë bebja juaj për të zhvilluar një gamë të caktuar të problemeve shëndetësore gjenetike. Të dy këta teste janë shumë të saktë dhe të thjeshtë.