Vetëm katër vjeç, Henrique është i pari person në Portugali i cili merr një infuzion me qeliza staminale nga gjaku i kordonit kërthizor të vetë atij, në atë që njihet si një transplant autolog i gjakut të kordonit kërthizor. Qelizat staminale të tij u përdorën me sukses për ta futur vogëlushin Henrique në remision prej anemisë aplastike të rëndë.
Nëna e Henriques mori vendimin e zgjuar për të ruajtur qelizat staminale të kordonit kërthizor pas lindjes së djalit të saj, pasi kishte dëgjuar rreth përfitimeve të ruajtjes në banka familjare të gjakut të kordonit kërthizor:
Katërmbëdhjetë vite më parë, kur unë isha shtatzënë me Guilherme, një pjestar i familjes na tregoi rreth ruajtjes së qelizave staminale…Njerëzit filluan të flasnin rreth këtij opsioni në Portugali, por ne na u duk ideja interesante pasi shkenca po evoluon kaq shpejt …Ishte një lloj ndryshe i sigurimit shëndetësor.
Kur Henrique lindi, 9 vjet më parë, ne vendosëm t'i ruajmë qelizat përsëri, jo vetëm për hir të trajtimit të barabartë mes fëmijëve tanë por gjithashtu pasi ne vazhdojmë të besojmë se e ardhmja e disa fushave të mjekësisë mund të kalojë përmes qelizave staminale …por asgjë nuk na bëri ne të parashikojmë sëmundjen e Henriques.
Kur vogëlushi u diagnostikua fillimisht me anemi aplastike, ai u transferua me shpejtësi për tek Instituto Português de Oncologia (IPO), ku ai filloi kemioterapinë. Kampioni i tij i gjakut të kordonit kërthizor ishte gati dhe në pritje për infuzion si një transplant autolog i qelizave staminale.
Anemia aplastike është një sëmundje e rrallë por kërcënuese për jetën si një kufizim i sistemit imunitar e shkaktuar nga dështimi i palcës së kockës për të prodhuar mjaftueshëm qeliza të gjakut. Kjo gjë çon në një numër simptomash anemie, që shoqërojnë gjakderdhjet si dhe cënueshmëri nga infeksionet. E vetmja rrugë për trajtimin e saj në terma afatgjatë është "rimbushja" e sistemit imunitar të pacientit me anë të një transplanti qelizash staminale.
Transplanti autolog i qelizave staminale tek Henrique u krye pranë IPO më 5 prill të këtij viti. Kur mjekët vunë re përmirësimin e shpejtë të qelizave të tij të gjakut dhe funksionin e sistemit imunitar, ata e nxorrën atë nga spitali brenda muajit pas transplantit.
Ndërkohë që sistemi i tij imunitar rindërton veten e tij pas transplantit Henrique mban ende një maskë në publik për t'u mbrojtur nga bakteret, por përpos kësaj ai bën një jetë normale e të lumtur prej vogëlushi me familjen e tij.
Referenca:
parentsguidecordblood.org/

