Fakte të reja terapeutike kanë demonstruar se qelizat staminale mezenchimale prej indit të kordonit kërthizor (MSC) munden që përmirësojnë me siguri dhe me efektivitet funksionin motor dhe gjithëpërfshirës në fëmijët me paralizë cerebrale (CP).
Në shtesë të rehabilititmit standard, një grup prej 39 fëmijësh me paralizë cerebrale morën, në mënyrë intravenoze, katër transfuzione me qeliza staminale mezenchimale prej kordonit kërthizor (MSC), ndërkohë që grupi i kontrollit mori një placebo. Pas një faze ndjekëse prej 12 muajsh të gjithë pacientët u vlerësuan për funksionin gjithëpërfshirës, funksionin motor të përgjithshëm dhe indikatorë të tjerë të përparimit të tyre.
Të dhënat klinike treguan se transplantimi i qelizave staminale mezenchimale prej indit të kordonit kërthizor ishte i sigurtë dhe i efektshëm në rritjen e funksionit motor dhe gjithëpërfshirës në grupin. Hulumtuesit kanë theksuar se doza dhe "dritarja" terapeutike e përdorur në këtë provë klinike ishin gjithashtu mjaftueshëm domethënëse për referencë në aplikime klinike të ardhshme.
Paraliza cerebrale është një çrregullim neurologjik i cili zgjat gjithë jetën dhe ndikon në aftësinë e një personi për të lëvizur, barazpeshuar dhe bashkërenduar trupin e tij. Kjo është shkaktuar prej një dëmtimi të trurit ose mungesës së zhvillimit, e cila shpesh ndodh gjatë ose pas lindjes së tij. Është vlerësuar se 1 në 400 bebe lindin me këtë çrregullim.
Kjo provë klinike i shtohet fakteve në rritje rreth përfitimeve prej përdorimit të qelizave staminale të kordonit kërthizor në trajtimin e paralizës cerebrale.
Referenca:
www.ncbi.nlm.nih.gov/

