Qelizat staminale nga gjaku i kordonit kërthizor të vetë djalit e ndihmojnë atë të trajtojë autizmin

Kur Maksim dhe motra e tij binjake lindën shtatë vite më parë në Ukrainë, nëna e tyre, Olga, e kishte marrë me kohë vendimin për të ruajtur që në lindje qelizat staminale prej gjakut të kordonit kërthizor të tyre. Ndërsa, fillimisht, të dy binjakët dukeshin të shëndetshëm, u deshën vetëm pak muaj përpara se Maksim të niste të hante dhe të flinte pak.

Pasi ai u diagnostikua, fillimisht, me intolerancë ndaj laktozës, në moshën tre vjeç, mjekët vijuan më tej dhe zbuluan se Maksim ishte autik dhe shfaqte pengesa të tjera në zhvillim.

Pas një serie ekzaminimesh, mjekët bënë një diagnozë paraprake: çrregullim i spektrit të autizmit. Në vijim, listës së sëmundjeve të mundshme iu shtuan edhe disartria, alalia, echolalia dhe pengesat në zhvillimin mendor, me fjalë të tjera, sëmundjet bashkëshoqëruese me funksionet mendore kryesore. Natyrisht, është e vështirë të trajtohet një fëmijë pa patur një diagnozë specifike, por unë ndoqa të gjithë udhëzimet e mjekëve.

thotë Olga, nëna e Maksim

Me shpresën e përmirësimit të gjendjes së tij, Maksim i'u nënshtrua një sërë trajtimesh të ndryshme dhe terapive medikamentoze – asnjëra prej tyre nuk ishte e efektshme. Ky ishte momenti kur prindërit e Maxim vendosën të provonin përdorimin e qelizave staminale të gjakut të kordonit kërthizor i cili ishte ruajtur për të në çastin e lindjes.

Nuk zgjati shumë dhe Maksim u transferua në një spital në Ukrainë për t'ju nënshtruar terapisë me qeliza staminale prej gjakut të kordonit kërthizor. Kësaj rradhe trajtimi ishte një sukses. Maksim filloi të fokusonte sytë e tij, të përqëndrohej kur i flisnin të tjerët dhe përpiqej t'i kthente përgjigje. Ai madje filloi edhe të shijonte vizatimin me ngjyra dhe të mësonte alfabetin.

Në vijim të një trajtimi të dytë, më vonë, me qeliza staminale me kampionin e gjakut të kordonit të ruajtur prej motrës së tij binjake, gjendja shëndetësore e Maksim vijoi të përmirësohej, dhe ai tani shkon në shkollë.

Unë pata frikë se do të qëndroja ashtu përgjithmonë ‒ duke qënë nënë dhe jo nënë në të njëjtën kohë … Dhe tani unë jam e sigurtë se ne jemi në gjendje të tejkalojmë gjithë vështirësitë! Dhe familja jonë do të jetë e lumtur! Nëse unë do të mundja, do të bërtisja në çatinë e shtëpisë se puna e qelizave staminale është një mrekulli!

- Olga

Ndërsa, vlerësohet se 1 në 100 persona në Mbretërinë e Bashkuar, i përkasin spektrit të çrregullimeve të autizmit, ka vetëm rreth 4,000 të diagnostikuar në Ukrainë. Shpresohet se përparimet e mjekësisë të tilla si terapia me qelizat staminale mund të hapin mundësira për më shumë diagnostikim dhe trajtime të autizimit në Ukrainë e mbarë botën.

Referenca:
parentsguidecordblood.org/