Një studim i publikuar së fundi në revistën mjekësore Stem Cell Research & Therapy tregon se indi i kordonit kërthizor mund të ofrojë volume të mëdha qelizash staminale përgjatë një periudhe të tejzgjatur kohore. Teorikisht, kjo do të thotë se njerëzit të cilët kanë ruajtur indin e kordonit kërthizor mund të kenë më tepër qeliza staminale në dispozicion të tyre për trajtime të shumëfishta.
Gjatë analizimit, hulumtuesit shkencorë kulturuan llojin e qelizave staminale të gjendura në indin e kordonit kërthizor, qelizat stromale mezenchimale (shkurtimisht, të njohura si MSC) – gjatë këtij procesi u zbulua se qelizat MSC posedojnë aftësinë që të klonojnë vetveten, përgjatë një periudhe prej vetëm pak muajsh. Kjo domethënë se qelizat MSC të disponueshme nga pikëpamja terapeutike në një kampion të vetëm të indit të kordonit kërthizor mund të shtohen e rriten dramatikisht në numër në kushte laboratori, duke çuar në shanse më të mëdha për sukses në trajtime mjekësore.
Qelizat MSC, aktualisht janë të pranishme në mbi 800 prova klinike për mbi 300 sëmundje e problem shëndetësore, si rrjedhojë e aftësisë që ato kanë për të riparuar e rigjeneruar indet e plagosura përgjatë gjithë trupit. Ato mund të rigjenerojnë qelizat në kocka, kërce, muskuj, nerva dhe më tepër, dhe janë në studim e sipër për trajtimin e paralizës cerebrale, artritit dhe diabetit të tipit 1.
Indi i kordonit kërthizor është një burim i shumëdëshiruar i qelizave MSC në të kundërtën me palcën e kockës pasi mbledhja e tyre prej indit të kordonit është krejtësisht joinvazive dhe etike, ndërkohë që kanë të njëjtin potencial terapeutik. Një kampion i indit të kordonit kërthizor mund të merret profesionalisht në çdo pike të procesit të mbylljes së vonuar me klemë të kordonit kërthizor pas lindjes së bebes suaj. ADN e qelizave staminale është 100% e pajtueshme me beben tuaj dhe ofron një pajtushmëri 25% me vëllezërit/motrat e saj.
Future Health Biobank gjendet në pararojë të kërkimeve, përpunimit dhe ruajtjes për periudha afatgjata të indit të kordonit kërthizor. Ne ofrojmë një mbledhje të specializuar të qelizave staminale të indit të kordonit dhe depozitimin e tyre në ruajtje si pjesë e paketës sonë Premium të ruajtjes në bankë të gjakut të kordonit kërthizor.

