Burri i paralizuar ecën sërish pas terapisë me qeliza staminale

Chris Barr kishte mbetur I paralizuar nga qafa e poshtë pas plagosjes së rëndë të shtyllës kurrizore në një aksident duke bërë surfing. Kjo, derisa atij ju ofrua të merrte pjesë në një studim terapie me qeliza staminale.

Në fillim, Chrisit, i kishin dhënë 95-97% shanse se ai nuk do të mund të rifitonte lëvizshmërinë nga qafa e poshtë, duke e lënë kështu të pashpresë. Një vit me fizioterapi ja vlejti të ndihmonte që Chris të rifitonte njëfarë lëvizje tek shputat e këmbëve dhe duart, por progresi i tij ndaloi shpejt më pas. Kjo, deri kur ai mori një telefonatë nga Dr. Mohamad Bydon prej Mayo Clinic në Rochester, Minnesota,

Dr. Bydon, një shkencëtar dhe studiues i shtyllës kurrizore, i tregoi Chris rreth një studimi unik në Mayo Clinic ku qelizat staminale prej indit dhjamor të vetë pacientëve do të ndaheshin përmes një procedure liposuction( thithje e dhjamit) në zonën e belit, e më pas injektoheshin në shtyllën kurrizore të tyre. Chris mund të ishte njëri prej 10 pacientëve të rregjistruar për të marrë pjesë në studim.

Pavarësisht paqartësive të fillimit, Chris dhe gruaja e tij Debbie ishin të vendosur të bëjnë gjithçka mundnin për të përmirësuar gjendjen e Chris .

Ju nuk keni absolutisht asgjë për të humbur… dua të them, kjo ishte ekzaktësisht ajo se përse unë këmbëngul është që të bëjmë diçka. Dëgjo -- e ke parasysh, unë ndihem I bekuar që e kam këtë mundësi që të marr pjesë në të.

Pasi Dr. Bydon kreu terapinë me qeliza staminale mbi shtyllën kurrizore të Chris, nuk u desh shumë kohë para se ai të vinte re se kishte ndjeshmëri tek këmbët e tij, krahët dhe për çdumi nisi të ecte për intervale të qëndrueshme.

Ndërsa studimi i Dr. Bydon's në Mayo Clinic ndodhet në fillimet Fazës I dhe përgjigjet e pacientit ndaj terapisë kanë varijuar, historia e Chris e vë theksin se ai ishte një hap emocionues drejt kurimit të paralizave dhe plagosjeve të shtyllës kurrizore.

Referenca:
www.goodmorningamerica.com/