Ilia lindi në 2009 në qytetin e Kryvyi Rih, Ukrainë, me difekte të lindura të zemrës. Megjithatë, në saje të kirurgëve dhe të gjakut të tij të kordonit kërthizor të ruajtur pas lindjes, jeta e Ilias u transformua.
Mjekët, fillimisht, e diagnostikuan Ilian me difekte ne zemër qëkurse ai ishte ende pa lindur në barkun e nënës së tij, Svitlana, në javën e 20 të shtatzënisë, dhe ata i rekomanduan shumë asaj që ta ndërpriste shtatzëninë. Shumë e vendosur që ta mbante dhe ta sillte në jetë djalin e saj, Svitlana u transferua më tej në Qendrën e Kardiologjisë dhe Kardiokirurgjisë së Fëmijëve në Kiev, për të kryer një vlerësim dhe diagnozë përfundimtare.
Menjëherë pasi Svitlana lindi në Shtator 2009 në një Shtëpi lindje mjaft mirë të monitoruar, Ilya, u kthye pas tek Qendra për procedurën kirugjikale me zemër të hapur. Gjatë operacionit, gjaku i kordonit kërthizor i vetë Ilias, u përdor për të ofruar qarkullimin përmes makinës e cila zëvendësonte zemrën dhe mushkëritë gjatë operacionit, në vend që të priste për një dhurues të pajtueshëm të gjakut.
Operacioni shkoi mirë, dhe Ilia u bë kështu i pari fëmijë në botë që ju nështrua një operacioni me zemër të hapur, me ndihmën e gjakut të kordonit kërthizor të vetë atij.
Krahasuar me gjakun e dhuruar, gjaku i kordonit kërthizor i vetë fëmijës është i pasur me lëndë ushqyese shtesë, qeliza staminale dhe oksigjen, duke e bërë atë një burim shumë më të efektshëm në trajtime kirurgjikale.
10 vite më pas, Ilia vazhdon të kryejë ekzaminime rutinë pranë Qendrës për Kardiologjinë Pediatrike të Kievit por ai vijon të bëjë një jetë normale dhe të lumtur. Ndërsa Ilia e ka të ndaluar të ushtrojë sporte profesionale në të ardhmen, Ilia është mjaft aktiv dhe kalon mjaft kohë duke bërë xhiro me biçikletë dhe me skateboard.
Tani, unë nuk dua as ta kujtoj dhimbjen dhe frikën që na u desh të duronim … Unë vetëm ja këshilloj çdokujt që njoh që të ruajë gjakun e kordonit kërthizor për t'u kujdesur për mbrojtjen e fëmijëve.
Referenca: https://parentsguidecordblood.org/en/news/ilyas-cord-blood-story

