13-vjeçarja Sofia, nga provinca e Oblastit Khmelnytskyi të Ukrainës, rrëshqiti e ra keqazi mbi akull dhe mbeti tragjikisht e paralizuar pasi vuajti prej plagosjeve hipoksike-iskemike të sistemit nervor qendror. Mrekullisht, qelizat staminale te gjakut të kordonit të ruajtura në bankë pas lindjes së motrës së saj, u përdorën për trajtimin e trurit të plagosur të Sofisë dhe e rivendosën atë në rrugën drejt shërimit.
Një vogëlushe tre- vjeçare ka marrë një trajtim për paralizë cerebrale (CP), duke përdorur qelizat staminale prej gjakut të kordonit kërthizor të vëllait të saj. Kampioni u mor pas lindjes së tij nga kordoni dhe u depozitua në ruajtje pranë Future Health Biobank, në stabilimentin tonë të Zvicrës.
Piloti legjendar i Formula 1, Michael Schumacher, ka lënë spitalin Georges-Pompidou në Paris pasi i është nënshtruar një terapie pioniere në llojin e saj, me shpresën për të përmirësuar gjendjen aktuale të tij.
Vogëlushja njëvjeçare Phoebe nga Birmingami u diagnostikua me leuçemi kur ajo ishte vetëm 7-muajshe. Pas një trajtimi pa sukses me kemioterapi, rikuperimi i shëndetit të saj tashmë varet prej gjetjes së një dhuruesi të pajtueshëm qelizash staminale. Nëse do të gjendet një dhurues i pajtueshëm, ajo do të bëhet personi më i ri në botë i cili do të marrë një transplant qelizash staminale.
Një bebe në Mbretërinë e Bashkuar ishte dëshpërimisht në nevojë për një transplant qelizash staminale për trajtimin e një formë të rrallë leuçemie. Ai tashmë po e merr veten mirë pasi mori një transplant qelizash staminale prej gjakut të kordonit kërthizor.
Periodontiti është një sëmundje e dhëmbëve e shoqëruar me dhimbje dhe është shkatërruese. Ajo shkaktohet nga bakteriet dhe provokon inflamacionin, duke çuar në humbje të mishrave që rrethojnë dhëmbët. Si një prej sëmundjeve më të zakonshme të dhëmbëve e cila prek një numër të madh të popullatës, shkencëtarët kanë projektuar një terapi të re të bazuar tek qelizat për ta trajtuar atë.