Periodontiti është një sëmundje e dhëmbëve e shoqëruar me dhimbje dhe është shkatërruese. Ajo shkaktohet nga bakteriet dhe provokon inflamacionin, duke çuar në humbje të mishrave që rrethojnë dhëmbët. Si një prej sëmundjeve më të zakonshme të dhëmbëve e cila prek një numër të madh të popullatës, shkencëtarët kanë projektuar një terapi të re të bazuar tek qelizat për ta trajtuar atë.
Derimë tani, periodontiti është trajtuar me metoda të cilat luftonin infeksionin dhe me Qelizat Staminale Mezenchemiale(MSC) të pacientëve për të rigjeneruar indin përreth dhëmbëve. Sidoqoftë, suksesi i qelizave autologe varet nga mosha e pacientit dhe cilësia e indit.
Kjo terapi e re, e propozuar nga Shkolla e Lartë e Stomatologjisë së Universitetit Tohoku në Japoni, pretendon të përdorë një metodë rigjeneruese të sigurtë, të efektshme dhe më të lirë. Ajo përfshin injektimin e Qelizave Staminale Mezencheimale allogjenike nga dhurues të shëndetshëm për tek indi dentar i dikujt tjetër të prekur nga sëmundja. Qelizat e përdorura për këtë terapi janë quajtur Qeliza Staminale Mezenchimale Progjenitore të nxjerra nga Indi Dhjamor (ADMPC) dhe ato janë izoluar prej indit dhjamor të pacientëve të shëndetshëm.
Përdorimi i terapive të bazuara tek qelizat është një qasje mjaft premtuese për trajtimin e sëmundjeve të njeriut. Ky lloj modeli trajtimi është i rëndësishëm pasi qelizat staminale të disponueshme nga pikëpamja komerciale që përfaqësojnë një terapi të bazuar tek qelizat, e zhvilluar në mënyrë specifike për trajtimin e rigjenerimit të indit periodontal, do të munden të zvogëlojnë kohën e nevojitur dhe kostot, ndërkaq do të përmirësojnë sigurimin e cilësisë,
- thotë Masahiro Saito, PhD, Divizioni i Kirurgjisë Stomatologjike, Shkolla e Lartë e Stomatologjisë, Universiteti Tohoku
Studimi ynë demonstron se Qelizat Staminale Mezenchemiale prej Indit Dhjamor duket të jenë të sigurta dhe nuk shkaktojnë ndonjë reagim negativ nga sistemi imunitar kur përdoren në mënyrë allogjenike, dhe si i tillë ai mund të eksplorojë përdorimet potenciale të Qelizave Staminale Mezenchimiale për qëllime të rigjenerimit të indeve. Studimi është një hap i parë i sigurtë drejt zhvillimit të mëtejshëm të terapive qelizore për trajtimin e sëmundjes periodontale
- thotë Profesor Saito, Divzioni i Kirugjisë Stomatologjike, Shkolla e Lartë e Stomatologjisë, Universiteti Tohoku
Ky studim u krye në modelet e gicave, por hapi tjetër për shkencëtarët është të kryejnë një provë klinike tek pacientët e sëmurë me periodontit. Shpresohet se kjo provë klinike do të sjellë një terapi të re për rigjenerimin e indit periodontar.
Mundësitë e trajtimit allogjenik mund të jenë të disponueshme për pacientët mosha e të cilëve nuk lejon për shtimin e qelizave staminale. Megjithatë, është shumë e rekomandueshme që të depozitohen në ruajtje qelizat staminale të pulpit dentar prej dhëmbëve të qumshtit në moshë të re. Qelizat staminale prej pulpit dentar kanë një potencial më të madh për t'u shtuar në terapitë në të ardhmen.
Referenca:
www.ncbi.nlm.nih.gov

