Vogëlushja një-vjeçare bëhet pacientja më e re e trajtuar me qelizat staminale

Vogëlushja njëvjeçare Phoebe nga Birmingami u diagnostikua me leuçemi kur ajo ishte vetëm 7-muajshe. Pas një trajtimi pa sukses me kemioterapi, rikuperimi i shëndetit të saj tashmë varet prej gjetjes së një dhuruesi të pajtueshëm qelizash staminale. Nëse do të gjendet një dhurues i pajtueshëm, ajo do të bëhet personi më i ri në botë i cili do të marrë një transplant qelizash staminale.

Dy raunde kërkimi dhuruesish janë mbajtur nga familja e Phoebe me shpresën e gjetjes së një dhuruesi të pajtueshëm, për të inkurajuar publikun e gjerë që të regjistrhet në regjistrin e dhuruesve. Qelizat staminale të kërkuara mund të merren prej gjakut periferik ose nga palca e kockës.

Aktualisht, personi më i ri në moshë i cili ka marrë një transplant qelizash staminale është një Amerikan dy-vjeçar, por mjekët në Mbretërinë e Bashkuar besojnë se – nëse gjendet një dhurues i pajtueshëm – ata do të munden gjithashtu të kryejnë një transplant të suksesshëm tek bebja Phoebe.

Megjithëse rasti i Phoebe mund të tingëllojë i pazakontë, për fat të keq është e zakonshme që pacientët e diagnostikuar me leuçemi të përballen me një listë të gjatë pritje për trajtim. Është vlerësuar se çdo 14 minuta dikush diagnostikohet me me këtë formë kanceri të gjakut duke çuar mbi 2,000 persona çdo vit në Mbretërinë e Bashkuar në nevojë për një transplant qelizash staminale.

Për mjaft pacientë, kjo është arësyeja për të ruajtur qelizat staminale në banka private. Ruajtja e gjakut të kordonit kërthizor pas lindjes i jep mundësinë bebes suaj të ketë një kampion qelizash staminale me ADN 100% të pajtueshme, çka mund të përdoret për të trajtuar leuçeminë. Ky kampion ka gjithashtu një shans prej minimumi 25% për të qenë i pajtueshëm me vëllezërit/motrat e tij.

Referenca:
www.itv.com/news/