Transplant i suksesshëm i qelizave staminale të gjakut të kordonit kërthizor për beben me leuçemi

Një bebe në Mbretërinë e Bashkuar ishte dëshpërimisht në nevojë për një transplant qelizash staminale për trajtimin e një formë të rrallë leuçemie. Ai tashmë po e merr veten mirë pasi mori një transplant qelizash staminale prej gjakut të kordonit kërthizor.

Një bebe në Mbretërinë e Bashkuar ishte dëshpërimisht në nevojë për një transplant qelizash staminale për trajtimin e një formë të rrallë leuçemie. Ai tashmë po e merr veten mirë pasi mori një transplant qelizash staminale prej gjakut të kordonit kërthizor.

Një vjeçari Harri Stickler, nga Aberdare, u diagnostikua me leuçemi limfoblastike akute pak muaj më parë. Atij i dhanë vetëm 20-30% shanse për t'i mbijetuar sëmundjes. Por pasi nëna e tij Bethan, bëri apel tek regjistri i Anthony Nolan për dhuruesit e qelizave staminale, ajo gjeti një dhurues të pajtueshëm për trajtimin jetëshpëtues të djalit të saj.

"Unë nuk mund ta besoja dot - ata më kishin thënë se do të ishte vështirë të gjendej një dhurues i pajtueshëm, ndaj kjo ishte një çlirim i madh” tha ajo.

“Ju nuk e kuptoni dot se sa shumë njerëz janë në nevojë për një deri kur ju të keni vetë nevojë për këtë. Ai ka diçka në stomak për të cilën do të operohet nesër por përveç kësaj ai është mirë. Sistemi i tij imunitar është ka q i dobët ndaj gjithçka mund të ndodhë. Ai është kaq i lumtur, më buzëqesh mua dhe pëlqen shumë të kërcejë".

Qelizat staminale të gjakut të kordonit të përdorura në transplantin e kryer për Harrin, është e njohur se mund të kurojnë pacientë me lloje të caktuara kanceri të gjakut dhe sëmundje të tjera të sistemit imunitar. Pasi ai kaloi përmes një kemioterapie njëjavore, analizat konfirmuan se transplanti i Harrit kishte qenë 100% i suksesshëm.

Referenca:
www.bbc.co.uk/