Qelizat Staminale të gjakut (HSC) janë tashmë të përdorura gjerësisht në mjekësinë rigjeneruese për trajtimin e kancerit të gjakut.
Megjithatë, suksesi i trajtimit varet nga gjetja e një pajtueshmërie të mirë të qelizave staminale. Këtu, ne shpjegojmë se si qelizat staminale trajtojnë kancerin e gjakut dhe si ne mund të rrisim shanset për të gjetur një dhurues të pajtueshëm.
Sipas fondit të bamirësisë DKMS, kanceri i gjakut është lloji i pestë kancerit i hasur më zakonisht në Mbretërinë e Bashkuar, e ku çdo 20 minuta dikush diagnostikohet me këtë kancer. Mënyra më e efektshme për ta trajtuar është përmes një infuzioni me qelizat staminale të gjakut, të cilat kanë aftësinë për të gjeneruar qeliza të shëndetshme të gjakut për të zëvendësuar kështu ato të sëmurat.
Pacientit i jepet ky infuzion me qeliza staminale të gjakut përmes një serumi intravenoz në krah, e ku ato lëvizin më tej përmes rrjedhës së gjakut për tek palca e kockës. Prej aty, qelizat staminale prodhojnë qelizat të reja të kuqe e të bardha të gjakut dhe trombocite për të luftuar sëmundjen.
Suksesi i këtij trajtimi (varijon nga 40%-80%) varet nga shumë faktorë duke përfshirë këtu moshën dhe shëndetin e pacientit, kohën e dhurimit si dhe kompikacione të mundshme. Por gjetja e ADN sa më pranë pajtueshmërisë së këtyre qelizave staminale është diçka thelbësore. Pavarësisht kësaj, rreth dy të tretat e pacientëve me kancer të gjakut presin për ta gjetur atë nga regjistri publik i dhuruesve të qelizave staminale. Vetëm 69% e pacientëve gjetën një dhurues të pajtueshëm nga një bankë publike, dhe kjo bie në vetëm 20%, nëse pacienti ishte afro-amerikan, aziatik ose nga një minoritet tjetër etnik.
Për fat të mirë nuk ishte ky rasti për Gary nga Lymington, Hampshire. Ai ishte përfituesi i suksesshëm i një dhurimi qelizash staminale prej një të huaji. Në një listë pritjeje prej 2,000 personash, ai pati fatin të kishte pajtueshmërinë perfekte me Karen, 58 vjeç, nëna e tre fëmijëve.
"Qelizat staminale populluan me shpejtësi dhe filluan të prodhonin palcën e kockës brenda dy javësh", thotë Gary.
"Unë nuk mund ta përshkruaj se si u ndjeva kur mjekët thanë se kishin zbuluar qeliza të bardha të gjakut, ishte një çast kaq emocionues dhe prekës."
Që prej atëherë ato u bënë mike, u takuan personalisht dhe vijuan të shkëmbejnë letra e telefonata.
"Ne thjesht jemi mike të mira e shkëmbejmë të reja nga njëra-tjetra. Ajo ishte e ngazëllyer të dëgjonte që djali im Philip u fejua.... nga Manchester në Lymington është shumë milje larg, ndaj është e vështirë të takohemi, por ajo vërtet më ngjan si të ishte motra ime."
E ndërsa raste si ai i Gary do të shtohen me shtimin e numrit të personave që i bashkohen regjistrimit të dhuruesve të qelizave staminale, mënyra më e mirë për të garantuar një pajtueshmëri 100% dhe një kampion qelizash staminale të gatshëm për t'u përdorur, është që të ruash në bankë qelizat staminale të tua. Hidhini një sy shpjegimit se si gjènet ndikojnë në pajtueshmërinë familjare, këtu:


