Piloti legjendar i Formula 1, Michael Schumacher, ka lënë spitalin Georges-Pompidou në Paris pasi i është nënshtruar një terapie pioniere në llojin e saj, me shpresën për të përmirësuar gjendjen aktuale të tij.
Schumacher u gjend në një aksident me ski në Dhjetor 2013 i cili i shkaktoi plagosje të rënda në kokë dhe çka e futi atë në koma për gjashtë muaj. Që prej atëherë, ai ka marrë trajtime në shtëpi në Zvicër dhe nuk është shfaqur në publik. Ndërkaq familjarët e tij kanë qenë shumë të rezervuar rreth gjendjes në të cilën ai ndodhet , është kuptuar se ai nuk mund të ecë apo qëndrojë dhe se mund të ketë probleme me komunikimin.
Personi i ngarkuar me kujdesin ndaj Schumacher është kardiokirurgu me famë botërore Philippe Menasch, i cili është duke punuar në pararojë të terapive me qelizat staminale.
Infuzioni i qelizave staminale është një formë emocionuese dhe me zhvillim të shpejtë, e mjekësisë rigjenerative. Qelizat staminale të gjakut të kordonit(HSCs) janë një prej llojeve më të studiuara dhe që mund të trajtojnë në mënyrë të efektshme mbi 85 sëmundje e probleme shëndetësore. Në fakt, mbi 26,000 pacientë kanë marrë trajtime me qelizat staminale të kordonit kërthizor çdo vit vetëm në Europë [1].
Kritike për Schumacher, qelizat staminale janë gjithashtu studiuar për trajtimin e sëmundjeve neurodegjenerative dhe plagosjeve traumatike të trurit. Është marrë vesh se procedura kirurgjikale së cilës i është nënshtruar Schumacher përfshinte një infuzion intravenoz qelizash staminale për t'u drejtuar në tru ose në zemër me shpresën e rigjenerimit të indeve të dëmtuara. Menasch, ka bërë më parë komente rreth përdorimit të qelizave staminale për problemet kardiake, një fushë kjo e kërkimit shkencor ende në faza të hershme:
Askush nuk e di me të vërtetë se si funksionojnë qelizat staminale. Ato nuk transplantohen në mënyrë permanente tek miocardiumi [indi muskular i zemrës] - pas pak ditësh ose javësh ato thjesht zhduken. Por ju sidoqoftë mund të keni një përfitim funksional pasi ato gjatë qëndrimit të përkoshëm të tyre në zemër… pasi qelizat çlirojnë molekula në indet. Hipoteza është se riparimi ndodh prej vetë zemrës, e stimuluar prej këtyre molekulave.
Një studim i Universitetit të Plymouthit i publikuar në Qershor në revistën Cell Reports mbështet këto pretendime, pasi ai zbuloi se qelizat staminale nervore mundet të përdoren për të "zgjuar" dhe prodhuar qeliza nervore të reja në tru.
Ndërkaq ka ende një shkallë të lartë paqartësie rreth gjendjes aktuale të Schumacher ose rreth asaj se si shkoi operacioni, shpresohet që më tepër hollësi të jepen së shpejti.
Referenca:
[1] www.stuff.co.nz/
[2] eurekalert.org/

