Prova Klinike Novatore me Qeliza Staminale për Trajtimin e Depresionit, në rrugë e sipër

Është vlerësuar se rreth një në 10 njerëz do të vuajnë nga depresioni në një moment gjatë jetës së tyre. Depresioni është veçanërisht mbizotërues tek ata tëcilët kanë probleme të tjera shëndetësore si kancer, Parkinson, dhe diabet.

Shkaqet e sakta të depresionit nuk janë kuptuar plotësisht. Mendohet se ky problem shëndetësor ndodh si pasojë e një kombinimi të ngjarjeve stresuese të jetës, predispozicionit gjenetik, dhe të prishjes së barazpeshës në kimikatet përcaktuese të humorit, të tilla si serotonina, në tru.

Trajtimi i përdorur më gjerësisht për depresionin - antidepresantët, është i projektuar për t'ju përgjigjur pikërisht prishjes së këtyre baraspeshave të kimikateve. Megjithatë, kjo teori e prishjes së baraspeshës së kimikateve është e paprovuar dhe antidepresantët ofrojnë vetëm një ndërhyrje afatshkurtër për depresionin dhe jo një kurë afatgjatë.

Për të ndihmuar në ecjen përpara të kërkimeve në fushën e depresionit, shkencëtarët në një provë klinike të re me qeliza staminale për depresionit, janë duke testuar efektshmërinë e qelizave staminale prej pulpit të dhëmbit si një mënyrë për të ndryshuar dhe përmirësuar shëndetin mendor.

Përkundër asaj se depresioni është rezultat i ngjarjeve të vështira jetësore dhe gjenetikës, një besim i ri lidhet me atë se rritja e qelizave nervore të reja, dhe lidhjet mes qelizave nervore, luajnë një rol vital në manaxhimin e humorit dhe të emocioneve.

Prova klinike me qeliza staminale per depresionin pason gjetjet e jashtzakonshme nga Universiteti Johns Hopkins, e cila tregon se si antidepresantët nxisin qelizat staminale në tru për të bërë qeliza nervore të reja. Shkencëtarët, besojnë se sa më shumë qeliza nervore të jenë, aq më i mirë do të jetë komunikimi në zonat e trurit përgjegjëse për menaxhimin e emocioneve.

Të Rrisësh Qeliza të Reja Nervore për të "Rikablluar" Trurin në Depresion

Në këtë provë klinike të paprecedentë me qeliza staminale për depresionin, 48 persona të diagnostikuar me depresion, do t'ju jepen qeliza staminale të marra nga pulpi i dhëmbëve, të ekstraktuar nga njerëz të tjerë.

Qelizat staminale prej pulpit dentar, fillimisht, përpunohen dhe pastrohen përpara se t'ju injektohen në krahun e pacientëve në katër sesione, secili, dy javë larg nga tjetri.

Pjesëmarrësit që po marrin qeliza staminale do t'ju jepet gjithashtu antidepresanti fluoxetine. Grupi i kontrollit për provën klinike do tju jepet vetëm fluoxetine në baza ditore, duke i lejuar shkencëtarët të masin efektet e qelizave staminale dhe gjithashtu të shohin se si ndërveprojnë ato me antidepresantët.

Një literaturë gjithnjë në rritje, mbështet teorinë se rritja e qelizave të reja nervore në tru mund të ndihmojë në trajtimin e depresionit.

Studime të mëhershme kanë zbuluar se hippocampusi - zona e trurit e përfshirë në kujtesën dhe emocionet, është më e vogël në pacientët me depresion kronik. Kjo mbështet teorinë se antidepresantët funksionojnë jo duke shtuar kimikatet në tru, të tillë si dopamina dhe serotonina, por duke mbështetur formimin e qelizave nervore dhe të lidhjeve të reja në tru.

Ka gjithashtu edhe një bazë kërkimore të gjërë e cila e lidh depresionin me inflamacionin në tru. Ështe e ditur tashmë se qelizat staminale zvogëlojnë inflamacionin në tru dhe në trup, çka në rastin e depresionit, mund të jetë grumbulluar prej viteve të stresit.

Duke komentuar këtë qasje, profesori i psikiatrisë biologjike në King's College London, Carmine Pariante, thotë:

“Në terma afatshkurtër, stresi rrit prodhimin e kimikateve në trup të cilat janë të dobishme në përgjigjen ndaj stresit akut.

“Për shembull, stresi rrit inflamacionin, i cili na mbron ne prej infeksionit.

“Sidoqoftë, faktorët stresues psikosocial të cilët shkaktojnë depresion, të tillë si papunësia, vështirësitë bashkëshortore ose në rast humbje të një njeriu të afërt - tipikisht, zgjasin në kohë, dhe në terma afagjatë, inflamacioni i rritur zvogëlon lindjen e qelizave të reja nervore dhe lidhjet midis qelizave nervore, duke çuar në depresion.”

Qelizat staminale mbartin një të ardhme mjaft premtuese në trajtimin e depresionit në sajë të aftësisë së tyre jo vetëm për të krijuar qeliza nervore të reja, por, që gjithashtu arrijnë në zonat e prekura dhe të zvogëlojnë efektet inflamatore të stresit në tru.

Qelizat staminale kanë përfitime të dokumentuara gjerësisht për një gamë të problemeve shëndetësore fizike. Kjo provë klinike emocionuese për depresionin mund të provojë se këto qeliza të mrekullueshme, mundet, që gjithashtu të lozin një rol të rëndësishëm në përmirësimin e shëndetit mendor.