Në Future Health Biobank Festojmë 20 vjetorin e Ruajtjes së Gjakut të Kordonit

Future Health nisi si njësi e vetme në Ndërtesën Faraday në Parkun e Shkencës dhe Teknologjisë të Notinghamit. Këtë Maj, Future Health feston përvjetorin e saj të 20-të dhe ja ka arritur të zmadhojë njësinë e saj të vogël për të përfshirë në të, gjashtë nëndegë të saj në Europë dhe shtrirje në 94 shtete në mbarë globin.

Future Health ka lindur në një kohë kur ruajtja e gjakut të kordonit kërthizor ishte ende një koncept relativisht i panjohur. Pjesa dërmuese e prindërve të ardhshëm nuk ja kishin idenë e qelizave staminale, duke mos e vrarë mendjen se sa shumë potenciale që ato kishin dhe sa përfitime shëndetësore ato mbartnin në vetvete.

Vitet '90 ishin një dekadë e një rëndësie të jashtzakonshme gjatë së cilës imazhi i gjakut të kordonit filloi të ndryshonte nga një lëndë e destinuar për t'u flakur në diçka e cila mund të përdorej për trajtime mjekësore të çmuara të cila ishin përdorur me sukses në një sërë transplantesh. Në 2002, viti i parë i operimit të saj, Future Health përpunoi vetëm tetë njësi gjaku të kordonit. Në 2022, Future Health është një nga dhjetë bankat më të mëdha të gjakut të kordonit, duke ruajtur në depozitat e saj mbi 200,000 kampionë qelizash staminale për familjet në mbarë botën.

Suksesi i Future Health ishte shumë më tepër sesa i garantuar. Përgjatë 20 viteve të shkuara, fusha e ruajtjes së gjakut të kordonit kërthizor dhe e transplanteve të qelizave staminale është transformuar rrënjësisht, duke u rritur nga ato pak prova klinike eksperimentale e për t'u bërë një industri ndërkombëtare me mbi 80 terapi mjekësore standarde të aprovuara.

Future Health ka lozur rolin e liderit në këtë evolucion. Kompania kryen tashmë kërkimet e saj shkencore dhe merr pjesë në një numër projektesh kërkimore në bashkëpunim me universitetet. Të tillë projekte përfshijnë kërkimet rreth qelizave staminale prej gjakut të kordonit, indit të kordonit kërthizor, pulpit dentar, dhe prej indit dhjamor, duke eksploruar për përmirësime në metodat e përpunimit dhe të testimit, dhe të transformimit të qelizave staminale në lloje të specializuara qelizash.

Një moment i hershëm, dhe përcaktues në historinë e kompanisë dhe të kësaj industrie, erdhi kur një familje e cila kishte ruajtur qelizat staminale të gjakut të kordonit të bijës së tyre me Future Health, kërkoi që ato të lëshohen për të ndihmuar djaloshin 16-vjeçar, Laith, të shërohej nga anemia Fanconi.

Kampioni i qelizave staminale u transportua për mbi 3,000 milje larg për tek Qendra e Trajtimit të Kancerit King Hussein në Jordani, ku u krye me sukses transplanti i tyre. Kjo ishte hera e parë kur një kampion gjaku i kordonit i ruajtur me Future Health, u lëshua e u përdor në një trajtim mjekësor.

Ruajtja e Gjakut të Kordonit është një formë sigurimi shëndetësor i cili shpresojmë të mos përdoret kurrë. Sidoqoftë, nëse do të nevojitet, shërbimi duhet të jetë i përshtatshëm me nevojat dhe i aksesueshëm. Future Health është bërë një specialist në këtë fushë, duke fituar më tepër akreditime se pothuajse cilado bankë qelizash staminale tjetër. Kompania disponon dy stabilimente të depozitimit (Nottingham, Angli dhe Chȃtel, Zvicër), një prani fizike në 40 shtete, e ka lëshuar për trajtim 122 kampionë qelizash staminale - më shumë se cilado bankë tjetër e qelizave staminale në MB - për përdorim në mbarë botën, duke mos ju ngarkuar shpenzime shtesë për prindërve për lëshimin ose transportimin e tyre.

Tashmë në 2022, Future Health është e organizuar për të çelur një stabiliment të ri depozitimi të qelizave staminale në Nottingham për t'ju përgjigjur nevojave në rritje. Me këtë okazion special në historinë e kompanisë, Chris Bond, shefi ekzekutiv i Future Health, komenton rreth këtyre planeve emocionuese dhe për qënien pjesë e së shkuarës, të tashmes dhe të ardhmes së ruajtjes së gjakut të kordonit:

“Ne jemi duke investuar fort në stabilimentet dhe infrastrukturën tonë. Ne do të çelim një stabiliment të ri depozitimi në Notingham në 2022, dhe pritet që të lëvrojmë pajisje laboratori me vlerë disa milion stërlina përgjatë këtyre 12 muajve. Ne, gjithashtu, jemi duke investuar në teknologjinë e gjelbër si pjesë e zhvillimit të angazhimit tonë për mjedisin dhe qëndrueshmërinë.

“20 vjetët e fundit kanë qënë të jashtzakonshme si për qelizat staminale ashtu edhe për Future Health. Ta mendosh, që gjatë kësaj periudhe, transplantet e qelizave staminale të kordonit kërthizorjanë aprovuar tashmë për mbi 80 terapi mjekësore standarde. Dhjetra mijëra transplante të qelizave staminale që përdorin gjakun e kordonitjanë kryer dhe ka një numër të jashtzakonshëm provash klinike që po zhvillohen në mbarë globin duke përfshirë qelizat staminale të gjakut të kordonit, indit të kordonit kërthizor, dhe të pulpit dentar.

“Duke qënë të ndërgjegjshëm se kemi lozur një pjesë në këtë zhvillim dhe ndryshim në jetët e njerëzve na bën të ndihemi mjaft krenarë. Ne, mezi që presim të shohim atë çka do të na sjellin 20 vitet që vijnë”.