Si funksionon?

Mbledhja e qelizave staminale të gjakut të kordonit është një proces jashtëzakonisht i thjeshtë, përmes të cilit, këto qeliza unikale mblidhen prej placentës dhe kordonit kërthizor menjëherë sapo bebja juaj të ketë lindur. Më tej, këto qeliza dërgohen për në laborator për t'u testuar dhe përgatitur për ruajtje.

6 hapa të thjeshtë për të ruajtur qelizat staminale të bebes suaj

Hapi 1
Kërkoni një paketë informuese falas

Kërkoni paketën tuaj informuese falas përmes www.futurehealthbiobank.al ose na telefononi në: +355 4451 9080, dhe ne do t’ju dërgojmë një kopje me postë ose me email. Ne, rekomandojmë që ju ta lexoni atë me kujdes, dhe nëse keni ndonjë pyetje, ne do të jemi të lumtur t’i përgjigjemi.

Hapi 2
Plotësimi dhe kthimi i marrëveshjes suaj të ruajtjes

Për të bërë një porosi me ne, thjesht, plotësoni marrëveshjen tuaj të ruajtjes dhe na e ktheni pas atë duke përdorur sistemin tonë online ose ne mund t’ju dërgojmë një kopje të printuar. Pastaj, ne do t’ju kontaktojmë për të bashkërenduar pagesën e depozitës fillestare për shërbimin e zgjedhur.

Hapi 3
Finalizimi I shërbimit tuaj

Me marrjen e pagesës së kryer nga ju, ne do të bashkërendojmë dërgimin pranë jush të kitit të mbledhjes. Kur ky kit t’ju mbërrijë, thjesht, mbajeni atë pranë çantës suaj të maternitetit dhe shpjereni atë në spital kur të vijë dita për të lindur.

Hapi 4
Dita e madhe

Kur të vijë dita e madhe, ju duhet të kujtoheni që ta merrni me vete në spital, kitin e mbledhjes.

Hapi 5
Lindja dhe mbledhja

Sapo bebja juaj të ketë lindur në gjëndje të mirë, mjeku juaj do të kryejë mbledhjen dhe marrë gjithashtu edhe gjak venoz prej nënës, e më pas do t’i vendosë brenda kitit të mbledhjes.

Hapi 6
Kërkoni një korrier që të tërheqë kampionin

Kur mjeku t’ju japë kitin e mbledhjes me kampionët e mbledhur, na telefononi në çdo kohë (7 ditë të javës, 365 ditë të vitit) në +355 4451 9080 për të kërkuar korrierin që ta tërheqë atë. Ne, do të bashkërendojmë më tej me korrierin mjekësor të aprovuar, që të tërheqë kampionët e gjakut të kordonit nga spitali ose nga shtëpia juaj, për ta dërguar atë, menjëherë, për në laboratorin tonë.

Gati për të zgjedhur një paketë ?

Ne, e kuptojmë se të bëhesh me femijë është një periudhë me shumë shpenzime, ndaj edhe ne ofrojmë një gamë me opsione pagese, duke përfshirë edhe një plan pagese pa interesa

Pyetje që bëhen më shpesh

Kush do ta mbledhë kampionin?

Një mjek ose personel tjetër mjekësor do të kryejë mbledhjen e kampionëve të gjakut dhe indit të kordonit në spital.

Si mblidhen qelizat staminale të gjakut të kordonit?

Mbledhja e qelizave staminale të gjakut të kordonit është një procedurë e thjeshtë dhe jo-invazive.
Sapo të keni porositur procedurën e mbledhjes së qelizave staminale pranë ekipit tonë të kujdesit ndaj klientit, ne do t’ju postojmë kitin e mbledhjes pranë shtëpisë suaj. Ky kit nevojitet të mbahet larg nga burimet e nxehtësisë dhe preferohet që të mbahet pranë çantës suaj të bërë gati për në maternitet.

Sapo t’ju fillojnë dhimbjet e lindjes, thjesht, merreni me vete për në spital kitin e mbledhjes dhe vëreni në dijeni mjekun tuaj se ju jeni duke shkuar për në maternitet. Sapo babja juaj të ketë lindur në gjendje të mirë, personeli mjekësor do të mbledhë qelizat staminale prej kordonit kërthizor. Kjo është një procedurë e shpejtë, jo-invazive dhe nuk do t’ju ndërpresë nga koha juaj e çmuar me beben tuaj. Personeli mjekësor, do t’i vendosë më tej në paketim, qelizat staminale, në kitin e ofruar.

Pastaj, gjithë çka nevojitet është që ju vetë ose bashkëshorti juaj të na telefonojnë për të bashkërenduar tërheqjen e kitit. Më tej, kampionët e mbledhur do të dërgohen drejtpërdrejt për në laboratorin tonë në Nottingham, dhe atje do të përpunohen e përgatiten për ruajtje. Më tej, ekipi ynë i kujdesit ndaj klientit, do t’ju mbajë të informuar rreth rezultateve dhe statusit të kampionit tuaj.