13-vjeçarja Sofia, nga provinca e Oblastit Khmelnytskyi të Ukrainës, rrëshqiti e ra keqazi mbi akull dhe mbeti tragjikisht e paralizuar pasi vuajti prej plagosjeve hipoksike-iskemike të sistemit nervor qendror. Mrekullisht, qelizat staminale te gjakut të kordonit të ruajtura në bankë pas lindjes së motrës së saj, u përdorën për trajtimin e trurit të plagosur të Sofisë dhe e rivendosën atë në rrugën drejt shërimit.
Pas aksidentit që Sofia pësoi, ajo u diagnostikua me plagosje hipoksike-iskemike të sistemit nervor qendror dhe rigiditet decerebralizues në Spitalin Qendor të Distriktit të Polonne. Ajo, më tej u vendos në koma të stimuluar dhe ju desh të ushqehej përmes një tubi për ta mbajtur atë në kushte të qëndrueshme. Nëna e saj kujton:
Ishte si në një rreth vicioz…Ti dëshiron që ajo të dalë nga koma, por ajo u detyrua të futej në koma të stimuluar medikale për të ndaluar konvulsionet të cilat janë jo të pajtueshme me jetën. Zemra mund t'i ndalonte në çdo çast....
Pasi kaluan tri muaj në njësinë e reanimacionit dhe pa asnjë përmirësim, prindërit e Sofisë ishin në pritje të një fëmije tjetër. Meqë këto qeliza staminale ishin provuar se mund të ndihmonin në trajtimin e një game të gjerë çrregullimesh të imunodefiçiencës dhe atyre neurologjike, ata vendosën që ta ruanin gjakun e kordonit kërthizor prej foshnjës së tyre të porsalindur, Maria, dhe të përpiqeshin t'i përdorin qelizat staminale për të trajtuar Sofinë.
Pasi u izoluan dhe u analizuan qelizat staminale prej gjakut të kordonit kërthizor të Maries, ato u provuan se përputheshin plotësisht gjenetikisht me Sofinë, dhe më tej, ato ju futën si infuzion në gjakun e saj.
Pas transfuzionit të parë të gjakut të kordonit kërthizor, gjithçka filloi gradualisht të ndryshojë për mirë…. Defiçitet neurologjike dhe konvulsionet iu zhdukën çka ishte diçka e rrallë për pacientët me një diagnozë të tillë.
tha Dr. Vladimir Bochek
Në sajë të dy infuzioneve me gjakun e kordonit kërthizor të motrës së saj dhe rehabilitimit intensiv, Sofia tashmë është duke e marrë veten mrekullisht dhe i është kthyer e lumtur shkollës. Nëna e saj thotë:
Sot, Sofia jonë është një fëmijë i zakonshëm. E vetmja gjë e cila na kujton tragjedinë që i ndodhi janë vështirësitë e saj në të folur.
Që prej aksidentit, prindërit e saj kanë ruajtur në bankë gjakun e kordonit kërthizor gjithashtu edhe për katër fëmijë të tjerë motra e vëllezër të Sofisë si një potencial shprese për jetën në të ardhmen.
Referenca:
parentsguidecordblood.org/

