Ozzy Osbourne përfiton nga trajtimi eksperimental me terapinë e qelizave staminale për sëmundjen e Parkinsonit

Raportohet se Ozzy Osbourne është duke e marrë veten “mrekullisht” pasi përfitoi nga një trajtim terapeutik me qeliza staminale në Panama për sëmundjen e Parkinsonit. Udhëheqësi legjendar i grupit muzikor Black Sabbath u diagnostikua me çrregullim nervor të trurit në 2003, dhe sëfundi ju desh ta shtynte turin e tij koncertor 2020 në Amerikën e Veriut në mënyrë që të mund të shkonte për një trajtim të ri eksperimental.

Sëmundja e Parkinsonit është një problem shëndetësor neurodegjenerativ që çon në paaftësi duke shkaktuar ngurtësim dhe inelasticitet të muskujve, duke sjellë lëvizshmëri të ngadaltë dhe dridhje. Ajo, gjithashtu, mund të shkaktojë një gamë simptomash të tjera fizike e psikologjike, të tilla si depresioni, pagjumësia dhe humbja e kujtesës.

Ndërsa nuk janë dhënë ende hollësi rreth trajtimit me qeliza staminale të Ozzy, duke se ky trajtim i ka lehtësuar simptomat e tij. Duke folur rreth shërimit të tij në shtëpi, vajza e Ozzyt, Kelly thotë:

Të shohësh kaq shumë progres pas vetëm një trajtimi me qeliza staminale është e mahnitshme. Ai ka dëshirë të ngrihet, ai do që të jetë aktiv. Ai do që të jetë sërish, pjesë e botës. Ai ecën më mirë, tregon më mirë, simptomat e tij janë venitur. Ai është përmirësuar sa i takon fuqisë së muskujve që është nevojitur pas një plagosje në shtyllën kurrizore.

Klinika private si ajo ku u trajtua Ozzy po ofrojnë terapi me qeliza staminale për sëmundjen e Parkinsonit, por asnjë nuk është ende e provuar klinikisht. Sidoqoftë, raste si ky të kombinuara me kërkime shkencore pioniere do të ndihmojnë shkencëtarët të zhvillojnë një trajtim terapeutik të miratuar.

Claire Bale, Udhëheqëse e kërkimeve shkencore të Parkinsonit në Mbretërinë e Bashkuar, lëshoi një deklaratë pas terapisë së Ozzyt:

Qelizat staminale…mbajnë me vete një premtim të pamasë…Ne, në institutin e Parkinsonit jemi duke çuar përpara kërmime shkencore pioniere në llojin e tyre, duke përfshirë kërkimet rreth qelizave staminale, për të gjetur një trajtim më të mirë dhe një kurë. Njerëzit e prekur, kanë, gjithashtu, një rol jetik për të luajtur, përmes pjesëmarrjes në kërkime për t'í çuar përpara trajtimet e reja.

Referenca:
engnews24h.com/
www.parkinsons.org.uk/