Qelizat Staminale dhe Implanet japin shkëndijën për një Epokë të Re në Trajtimin e Pagosjeve të Shtyllës Kurrizore

Shpesh e shkaktuar nga një plagosje traumatike ose një problem neurologjik, dëmtimi I shtyllës kurrizore mund të çojë në një sërë problemesh komplekse lidhur me funksionet motore dhe ndjesore.

Kjo e bën dëmtimin e palcës kurrizore jo vetëm jashtzakonisht të vështirë për të jetuar ashtu por edhe mjaft sfiduese për mjekët për ta trajtuar atë. Trajtimi aktual për plagosjet e palcës kurrizore është më shpesh një kombinim i kirurgjisë, medikamenteve dhe rehabilitimit fizik përmes ushtrimeve rregullisht.

E gjitha kjo mundet që së shpejti të ndryshojë në sajë të avancimeve në fushën e kërimit shkencor të qelizave staminale dhe implanteve teknologjike. Këtu ne hedhim dritë mbi dy tregime rreth trajtimeve mjaft premtuese dhe që i lejojnë pacientët që jo vetëm të manaxhojnë gjendjen e tyre por gjithashtu të fifitojnë levizshmerinë dhe kontrollin motor të tyre.

Arritja e të Pamundurës: Të Ecësh me Palcën Kurrizore të Këputur

Michel Roccati mbeti i paralizuar nga mesi e poshtë pas një aksidenti me motor pesë vite të shkuara.

Palca e shtyllës kurrizore të Michel u këput plotësisht si pasojë e aksidentit. Ai nuk kishte më ndjeshmëri tek këmbët dhe i ishte thënë se çdo shans për të rifituar ndjeshmërinë në të ardhmen, apo për të ecur përsëri, ishte jashtë çdo mundësie reale.

Megjithatë, në një zbulim të paprecedent dhe arritje të jashtzakonshme për shkencën moderne, Michel ja arriti të bëhej personi i parë i cili mundi të ecte përsëri pas një këputje të palcës të shtyllës kurrizore në sajë të një implanti elektrik.

Implanti ishte zhvilluar prej një ekipi shkencëtarësh Zviceranë dhe rezultatet u publikuan në revistën Nature Medicine. Ekipi, e kish përdorur edhe më parë teknologjinë për të përmirësuar shëndetin e një tjetër pacienti të paralizuar, aq shumë sa i kishte mundësuar atij të bëhej baba.

Shpejtësia me të cilën po shërohej Michel e mrekulloi neurokirurgun Prof. Jocelyne Bloch në Spitalin Universitar të Lozanës, i cili ndërfuti implantin dhe bashkoi elektrodat tek fibrat e nervave:

"Ishte jashtzakonisht e habitshme... Michel është absolutisht e pabesueshme. Ai duhet të jetë në gjëndje ta përdorë këtë teknologji për të përparuar e për t'u bërë gjithnjë e më mirë."

Shkencëtarët theksojnë se implanti nuk është një kurë për plagosjet e palcës së shtyllës kurrizore dhe se kjo teknologji është ende mjaft e komplikuar. Thënë këtë, kjo arritje është një hap i rëndësishëm përpara drejt përmirësimit të cilësisë së jetës.

Një Provë Klinike Pioniere me Qelizat Staminale: “Medikamenti i Shpresës“

Një tjetër histori frymëzimi dhe zhvillim emocionues për trajtimin e plagosjeve të palcës së shtyllës kurrizore na vjen nga Spitali Puerta de Hierro në Madrid, Spanjë.

Cisco Garcia vuante nga një plagosje traumatike e palcës kurrizore në 2015 si pasojë e një aksidenti në rrëshqitjen në borë. Me një pasion të flaktë për të përmirësuar gjendjen e tij, 39-vjeçari, po kërkonte, vazhdimisht, për trajtime të reja, deri kur ai gjeti një provë klinike pioniere me qeliza staminale.

Prova klinike, e cila nisi në qershor 2021, përfshinte 40 pjesëmarrës të cilët filluan të marrin një trajtim me qeliza staminale mesenchimale (MSC) të ekstraktuara nga vetë pacientët (transplant autolog).

Qelizat staminale injektohen drejtpërsëdrejti në lëngun cerebrospinal ose në vendin ekzaktësisht ku ka ndodhur plagosja, në dy doza tre muaj larg njëra nga tjetra. I pagëzuar me emrin Medikamenti i Shpresës, trajtimi mbart të vetvete shpresa të mëdha por shkencëtarët janë modestë në pritshmëritë e tyre për provën klinike:

"Është një avancim i shkëlqyer, veçanërisht pasi ai shtron themelet për avancime të mëtejshme: që është, këta pacientë, nëse një ditë ata ja dalin të mos përdorin më kateterë, nëse ja dalin që të kenë shumë më pak dhimbje, e aq më pak tja dalin të kenë ndjeshmëri më të mirë ose njëfarë lëvizshmërie... E gjithë kjo për këta pacientë do të thotë gjithë bota pasi është ose kjo ose asgjë fare”.

Cisco ëndërron që ai të jetë edhe njëherë në gjendje të çohet nga karroca me rrota dhe të ngjisi shkallët me këmbët e veta. Në të njëjtën kohë, ai është një simbol i shpresës dhe frymëzim për shkak të karrierës së tij në lulzim si një tenist me gjymtyrë të paralizuara.

Rezultatet e kësaj prove klinike me qeliza staminale do të vlerësohen në 2023. Nëse gjithçka shkon mirë, ekipi shpreson që ta shtrijë provën klinike me to për të përfshirë 80 pjesëmarrës për çdo vit.

Trajtimet aktualisht janë në fazat e tyre mjaft të hershme të kërkimit dhe testimit. Sidoqoftë, mjaft shkencëtarë besojnë se teknologjia e implantit dhe terapitë e qelizave staminale mund të përdoren sëbashku me efektshmëri për trajtimin e dëmtimeve të palcës së shtyllës kurrizore në një të ardhme jo shumë të largët.