Pacienti me Iskemi Cerebrale Rikuperohet me Sukses Pas Terapisë me Gjakun e Kordonit Kërthizor

Pacienti me Iskemi Cerebrale Rikuperohet me Sukses Pas Terapisë me Gjakun e Kordonit Kërthizor

Potenciali domethënës i përdorimit të terapisë me gjakun e kordonit kërthizor për të trajtuar pacientët që kanë pësuar iskemi cerebrale është duke u shndërruar nga kërkimi shkencor në realitet.

Në mars 2022, banka e gjakut të kordonit StemCyte anunçoi rikuperimin mbresëlënës të një pacienti i cili kishte qenë i paralizuar në njërën anë të trupit si rezultat i një iskemie cerebrale.

Rreth 6% e të gjitha vdekjeve nga iskemitë cerebrale ndodhin tek njerëzit e moshës 15-49 vjeç me 57% të jetës së shëndetshme të humbur për pasojë të vdekjeve që lidhen me iskemitë cerebrale dhe paaftësinë që prek njerëzit nën moshën 70 vjeç.1

Këto shifra tregojnë se çdonjë terapi e re e cila ndihmon pacientët e prekur nga iskemitë cerebrale mund të ndikojnë jetët e miliona njerëzve çdo vit. Një përfitim kryesor i mëtejshëm mund të ishte lehtësimi i barrës mbi sistemet e kujdesit shëndetësor dhe mbi familjet e atyre të prekur.

Një Terapi me Gjakun e Kordonit dhe Një Vit për t'u Rikuperuar Plotësisht

Një Iskemi Cerebrale ndodh kur rrjedha/furnizimi i gjakut ndërpritet në një regjion të trurit, duke shkaktuar vdekjen e papritur të qelizave të trurit nga mungesa e oksigjenit.

Rreth 62.4%2 e rasteve janë të lidhura me atë që njihet si goditja iskemike, e cila është kur rrjedha e gjakut ndërpritet prej një bllokimi. Një paralizë cerebrale mund të shkaktohet edhe nga një hemorragji në tru, e cila quhet hemorragji cerebrale.

Terapitë me qeliza staminale janë shpërfaqur si një opsion i mundshëm për trajtimin e paralizës cerebrale rreth një dekadë më parë. Truri mund të rikuperohet deri në njëfarë mase pas plagosjes, dhe terapitë me qeliza staminale ofrojnë një mënyrë premtuese për të rifituar rikuperimin funksional përmes zvogëlimit të edemës (ënjtje prej grumbullimit të tepërt të lëngut) dhe inflamacionit.

Në qershor të 2019, një pacient 46 vjeçar mashkull i cili kishte pësuar një iskemi cerebrale dy orë më parë, hyri në Spitalin Universitar Tzu Chi të Taivanit dhe u bë një kandidat për studimin e përdorimit të gjakut të kordonit në pacientët me iskemi cerebrale. Mjekët morën një imazh bazë të trurit prej Rezonancës Magnetike dhe më tej ju dërgua një kërkesë bankës së gjakut të kordonit për të gjetur një njësi gjaku të kordonit të pajtueshme me pacientin.

Një njësi gjaku e kordonit u gjet të ishte e pajtueshme me pacientin 46 vjeçar me iskemi cerebrale. Ajo vinte prej një foshnje e cila kishte lindur 17 vjet më parë në Taivan.
Terapia me gjakun e kordonit u administrua tek pacienti në ditën e 8-të pasi ai kishte pësuar iskemi cerebrale. Pacienti, mori gjithashtu edhe katër infuzione 100mL mannitol, një diuretik për të ndihmuar uljen e presionit mbi trurin.

Imazhet prej Rezonancës Magnetike u morën, përkatësisht, në dy orë dhe në një ditë pas transfuzionit të gjakut të kordonit kërthizor(UCB), e më tej, tre muaj dhe gjashtë muaj pas infuzionit. Imazhet treguan se edema në lobin e dhjathtë të trurit të pacientit u zhduk brenda gjashtë muajsh pas terapisë me gjakun e kordonit.

Rezultatet ishin të qarta në lidhje me mobilitetin e pacientit. Pacienti filloi të rifitonte njëfarë levizshmërie pas terapisë me gjakun e kordonit, dhe pas muajit të tretë ai mund të ecte me ndihmë të kufizuar. Në përfundim të periudhës së observimit, pacienti i kishte rikuperuar plotësisht funksionet motore dhe mund të jetonte i pavarur.

Pjesa më e madhe e pacientëve pas iskemive cerebrale mbeten me paaftësi për gjithë jetën. Sidoqoftë, ky pacient e mori veten plotësisht brenda një periudhe prej veç një viti në sajë të një terapie me gjakun e kordonit të administruar në ditën e 8-të pas një iskemie cerebrale.

Terapia me gjakun e kordonit kërthizor përdoret në mënyrë tipike për të trajtuar sëmundje në fëmijëri dhe në vitet e hershme të adoleshencës. Sidoqoftë, iskemitë cerebrale ndodhin në shumicën dërrmuese në ata me moshë mbi 40 vjeç. Kjo përforcon mesazhin për t'i ruajtur qelizat staminale për më gjatë pasi ka shanse që ato mund të nevojiten më vonë gjatë jetës.

Kjo provë klinike u zhvillua në bashkëpunim me mjekët e Spitalit Universitar Tzu Chi të Taivanit dhe u publikua në revistën shkencore Cell Transplantation më 23 dhjetor 2021.

1 Feigin, L et. al. (2021). World Stroke Organization (WSO): Global Stroke Fact Sheet 2022. International Journal of Stroke 2022. 17 (1), 18-29.
2 Feigin, L et. al. (2021). Global, regional, and national burden of stroke and its risk factors, 1990–2019: a systematic analysis for the Global Burden of Disease Study 2019. Available: https://www.thelancet.com/journals/laneur/article/PIIS1474-4422(21)00252-0/fulltext. Last accessed 19 July 2022.