Tetëvjeçari Hamad nga Emiratet e Bashkuara Arabe, u kurua prej sëmundjes së Drepanocitozës duke përdorur qelizat staminale të gjakut të kordonit kërthizor prej të vëllait më të vogël. Trajtimi i tij, i cili i ndryshoi jetën, demonstron rëndësinë e mbledhjes dhe ruajtjes së gjakut dhe kordonit kërthizor pas lindjes së foshnjës, për përdorime potenciale në të ardhmen.
Sëmundja e Drepanocitozës është një nga çrregullimet e trashëguara të gjakut që hasen më zakonisht në EBA. Kaq shpesh ndodh kjo, sa vendi ka një prej incidencave më të larta në botë të kësaj sëmundje. Sëmundja e Drepanocitozës ndikon në formën e rruazave të kuqe të gjakut duke i kthyer ato në formë drapëri në vend të formës së tyre të zakonshme si disqe. Kjo bën që qelizat e gjakut të ngjiten me njëra-tjetrën dhe të bllokojnë enët e vogla të gjakut, duke rezultuar në dhimbje, infeksione dhe dëmtime të organeve. Qelizat e gjakut në formë drapëri, gjithashtu, e kanë të pamundur ta transportojnë siç duhet oksigjenin në trup, gjë e cila çon në anemi kronike, marrje të frymës dhe lodhje.
Familja e Hamad vendosi të ruajë gjakun e kordonit prej djalit tjetër të porsalindur të tyre, Abdullah, për të përmirësuar cilësinë e jetës së djalit më të madh të tyre. Transplantimi i qelizave staminale gjakformuese është e vetmja kurë e njohur për sëmundjen e Drepanocitozës, dhe është, veçanërisht, e efektshme, në fëmijët dhe të rinjtë.
Transplantet e qelizave staminale të gjakut të kordonit mes vëllezërve kanë një normë suksesi akoma më të lartë; duke rezultuar në pothuajse në 90% e pacientëve kurohen plotësisht nga sëmundja e Drepanocitozës.
Hamad iu nënshtrua transplantit në Qershor 2017 duke përdorur qelizat staminale të gjakut të kordonit kërthizor të të vëllait, në Cincinnati Children’s Hospital Medical Center në Shtetet e Bashkuara, ku kampioni i gjakut të kordonit ishte ruajtur dhe nënshtruar testimeve të rrepta sipas standardeve të AABB dhe FDA.
Tashmë një vit më pas, Hamad është tërësisht I kuruar nga sëmundja e Drepanocitozës dhe jeton një jetë të lumtur e të shëndetshme në Abu Dhabi.
Referenca: parentsguidecordblood.org

