Zbulohet mënyrë e re për të shumëfishuar qelizat staminale prej gjakut të kordonit kërthizor

Shkencëtarët në Institutin Stowers për Kërkime Mjekësore kanë gjetur një mënyrë tjetër për të shtuar/shumëfishuar qelizat staminale adulte gjak-formuese prej gjakut të kordonit kërthizor. Zbulimi rrit potencialin që një kampion i vetëm qelizash staminale të trajtojë më tepër probleme shëndetësore.

Në këtë studim, shkencëtarët u përqëndruan mbi një proteinë e cila ndikon tek aftësia e qelizave staminale hematopoietike për të rinovuar vetveten. Në rastin kur funksioni i kësaj proteine- të quajtur Ythdf2 - u reduktua përkohësisht, shkencëtarët vunë re se pati një shtim të qelizave staminale hematopoietike. Ata, gjithashtu, vërejtën se zvogëlimi i niveleve të proteinës Ythdf2, nuk shkaktoi ndryshim të llojeve të qelizave të cilat u prodhuan.

Aktualisht, qelizat staminale në gjakun e kordonit kërthizor mund të përdoren për të trajtuar çrregullime të sistemit imunitar, çrregullime të sistemit të gjakut, Leuçeminë dhe disa lloje kanceri. Këta probleme shëndetësore munden gjithashtu të trajtohen me anë të qelizave staminale prej palcës së kockës si edhe me anë të gjakut të kordonit, por që të gjesh një dhurues të pajtueshëm të palcës së kockës është më e vështirë. Në Mbretërinë e Bashkuar, vetëm 69% e pacientëve gjejnë një dhurues të pajtueshëm të palcës së kockës të pranueshëm[1].

Krahasuar me palcën e kockës, qelizat staminale adulte prej gjakut të kordonit kërthizor ofrojnë shanse shumë më të mira për të qënë të pajtueshme me më shumë njerëz. Kjo, pasi ka më pak kërkesa për pajtueshmëri në rastin e tyre krahasuar me transplantin e palcës së kockës. Nëse studimi i nisur prej Institutit Stowers  do të shënojë përparime, atëherë këto qeliza staminale shumë të efektshme mund të shkojnë drejt trajtimit të më tepër problemeve shëndetësore tek adultët.

Zhenrui Li, PhD, nga Qendra Mjekësore e Universitetit të Kansas vuri re se përqasja e studimit të tyre ndihmoi që të shmangeshin mutacionet persistente të lidhura me ADN, të cilat mundet të çonin në zhvillimin e leuçemisë ose të qelizave kanceroze. Shpresohet se kjo teknikë e re shtimi për qelizat staminale prej gjakut të kordonit mundet të zbatohet gjithashtu edhe për lloje të tjera të qelizave staminale adulte.

Ky punim përfaqëson një shteg përpara përmes demostrimit të aftësisë për të shtuar në mënyrë të besueshme qelizat staminale adulte prej gjakut të kordonit kërthizor në kushte laboratori pa pasur nevojë që të diferencohen në mënyrë përfundimtare qelizat në qeliza të gjakut më të pjekura dhe relativisht më jetëshkurtra…Këta zbulime përfaqësojnë një përparim të madh në këtë fushë dhe kanë një potencial domethënës për përmirësimin e rezultateve për mijëra fëmijë dhe adultë të cilët i nënshtrohen çdo vit transplantit të gjakut të kordonit kërthizor.

Joseph McGuirk, MD, Sistemi Shëndetësor i Univesitetit të Kansasit

Referenca:
[1] www.anthonynolan.org/facts-and-stats