Qelizat Staminale ja dalin të stopojnë Sklerozën Multiple në studimin pionier në llojin e tij

Një provë e vogël klinike ka arritur të demostrojë se kur pacientët me sklerozë multiple morën një transplant me qeliza staminale përgjatë marrjes së kemioterapisë për trajtimin e sklerozës multiple, pjesa dërmuese e tyre shfaqën përmirësime në cilësinë e tyre të jetës.

Studimi i ri shumë emocionues i cili u publikua këtë muaj, u zhvillua me 110 pacientë me Sklerozë Multiple me relapse e pushime të simptomave, përgjatë një periudhe kohore 11 vjeçare. Studimi krahasoi dy grupe: njërit grup ju dha terapia standarde modifikuese e sëmundjes (DMT), ndërsa tjetrit ju dha një transplant qelizash staminale hematopoietike(HSCT) përgjatë kemioterapisë.

Pas vlerësimit të ponderimit pas 1 viti dhe pas 5 vjetësh, shkencëtarët zbuluan se 34 pacientë pjesëmarrës në grupin e terapisë standarde të modifikimit të sëmundjes demonstruan një përparim të sëmundjes së tyre, krahasuar me vetëm 3 në grupin pjesëmarrës në grupin e HSCT. Në vitin e parë, ponderimi mesatar për EDSS (Shkalla e statusit të paaftësisë së zgjeruar) gjithashtu u përmirësua në grupin e pacientëve të cilët morën një transplant me qeliza staminale hematopoietike, ndërkohë që ajo u përkeqësua në grupin e atyre të terapisë së modifikimit të sëmundjes ( DMT).

Njëra prej pjesëmarrëseve në studim, 28 vjeçarja Amanda Loy, mori pjesë në provën klinike dhe asaj ju dha një transplant qelizash staminale hematopoietike:

Tingëllon kaq dramatike, por [trajtimi] ma ktheu prapë jetën time… Unë, me të vërtetë nuk i prisja gjithë këta përmirësime. Përfundova duke menduar se, ‘nëse unë të paktën nuk bëhem më keq nga kjo pikë, do të jetë gjithçka në rregull.’ Pra, gjithë këta përmirësime kanë qenë plotësisht të papritura por një surprizë e këndshme, kjo është e sigurt

Përpara transplantit të qelizave staminale, Amanda ishte prekur në mënyrë serioze prej sklerozës multiple. Ajo nuk mundej të punonte me kohë të plotë, kishte probleme me fshikëzën e urinës dhe kishte nevojë për një bastun për të ecur. Sidoqoftë, vetëm një vit pas transplantit të qelizave staminale prej gjakut të saj, ajo vuri re përmirësime të mahnitshme. Ajo nuk vuante më nga simptomat e fshikëzës së urinës, lodhja, mpirja e gjymtyrëve të saj, mosdurimi i të nxehtit apo dhimbja e nervave.

11 vjet më vonë, Amanda e diagnostikuar me sklerozë multiple, kishte pësuar aq shumë përmirësime sa ishte kthyer në punë me kohë të plotë si mësuese në SHBA. Ajo, madje, ishte në gjendje të luante sporte dhe nuk kishte më nevojë për mjekime për Sklerozën Multiple.

Ky është fakti më i fortë kur krahason transplantin e qelizave staminale me terapinë standarde për sklerozën multiple… Kjo është një prej copëzave të para të provës se - Po, pacientët të cilët kanë Sklerozë Multiple të formës agresive ja dalin më mirë pas transplantit se krahasuar me terapinë standarde

thotë Harry Atkins, mjek i transplantit të Qelizave Staminale në Spitalin e Ottawa

Nuk ka asnjë dyshim; rezultatet e kësaj prove klinike paraprake janë mbresëlënëse. Megjithatë, studimi ka kufizimet e veta, pasi ai paraqet përfitime të provuara për pacientët me Sklerozë Multiple me relapse e pushime të simptomave më pak konvencionale. Do të nevojiten më tepër kërkime dhe prova klinike për të hapur mundësitë më të gjera për më tepër transplante të qelizave staminale të disponueshme për trajtimin e sklerozës multiple.

Referenca:
https://jamanetwork.com/
https://www.vox.com/