Qelizat staminale trajtojnë me efektivitet artritin e gjunjëve

Një provë klinike në Toronto, Kanada, ka demostruar se një injeksion i vetëm me qeliza staminale mezenkemiale (MSC) mundet që të reduktojë në mënyrë të efektshme dhimbjen dhe të përmirësojë cilësinë e jetës së pacientëve me stadin e vonët të osteoartritit të gjunjëve.

Me kalimin e moshës të gjitha qelizat e trupit tonë dëmtohen e përkeqësohen, dhe rastet e Osteoartritit vijnë duke u rritur. Forma më e zakonshme e Osteoartritit në Mbretërinë e Bashkuar është Artriti, i cili prek rreth 10 milion njerëz duke ju shkaktuar dhimbje dhe ngurtësim të artikulacioneve. Megjithëse ai është më i hasur më tepër në pacientët e moshuar, Artriti mund të prekë njerëz në të gjitha moshat, përfshirë edhe fëmijët.

Qelizat Staminale Mezenkemiale të gjendura në gjakun e kordonit kërthizor, indin e kordonit kërthizor dhe në palcën e kockës mund të injektohen në kërcet e njeriut - indin lidhës i cili ndihmon lëvizjen e kockave. Në këtë provë të re klinike të publikuar së fundi, këto qeliza staminale të specializuara janë provuar se mund të ndihmojnë trajtimin e osteoartritit.

Prova klinike e publikuar në Prill 2019, përfshinte injektimin e qelizave staminale mezenkemiale ne zonat e prekura të gjurit, me qëllimin për të rivitalizuar funksionalitetin e qelizave kërcore të cilat ishin bërë më pak aktive apo kishin ndaluar së funksionuari gjithë sëbashku. Rezultatet treguan efektivitetin e përmirësuar të indit lidhës, duke zvogëluar dhimbjen që shoqëron osteoartritin dhe një cilësi jete më të mirë të pacientëve.

Objektivi ynë ishte të testonim sigurinë si edhe për të kuptuar më mirë dozimin e qelizave staminale mezenkemiale të përdorura, mekanizmin e veprimit dhe përzgjedhjen e dhuruesve

thotë Dr. Viswanathan, kërkues shkencor pranë Krembil Research Institute, University Health Network, Toronto

Një numër prej 12 pacientësh në total morën pjesë në këtë provë klinike, të gjithë të moshës nga 45 deri 65 vjeç me osteoartrit të gjunjëve. Ata u ndanë në tri grupe, ku secili mori dozë të ndryshme të qelizave staminale mezenkemiale.

12 muaj më vonë, shkencëtarët observuan përmirësim domethënës tek pacientët. Studimi gjithashtu konkludoi se qelizat staminale mezenkemiale ishin një formë e sigurtë trajtimi në nivele të ndryshme të dozimit të tyre, dhe se efektiviteti i trajtimit varej nga doza e përdorur.

Këto Qeliza Staminale Mezenkemiale( MSC) mund ta kenë burimin nga qelizat e izoluara prej palcës së kockës (më zakonisht të mbledhura nga zona e pelvisit), indi i kordonit kërthizor ruajtur pas lindjes së fëmijëve, ose prej pulpit të dhëmbëve të qumshtit. Këtu, në Future Health Biobank ne jemi të specializuar në ruajtjen e qelizave staminale prej gjakut të kordonit, indit të kordonit dhe prej pulpit dentar të fëmijëve tuaj. Ne kemi ruajtur mbi 150,000 kampionë të depozituar për familjet anembanë globit, dhe kemi lëshuar për trajtim terapeutik mbi 100 kampionë për trajtime mjekësore të cilat mund të ndryshojnë jetën, si rasti i Osteoartritit. Ruajtja e qelizave staminale të reja të fëmijës suaj që prej lindjes ose në moshë të hershme, ju jep atyre një mundësi e potenciale të paçmueshme për trajtim në të ardhmen, në moshë të pjekur.

Referenca:
Benzinga. “Clinical Trial Shows Promise of Stem Cells in Offering Safe, Effective Relief from Arthritic Knees | Benzinga.” Benzinga, Benzinga, 9 Apr. 2019, www.benzinga.com/pressreleases/19/04/r13509497/clinical-trial-shows-promise-of-stem-cells-in-offering-safe-effective-relief-from-arthritic-knees. Accessed 10 Apr. 2019.

Chahal, Jaskarndip, et al. “Bone Marrow Mesenchymal Stromal Cells in Patients with Osteoarthritis Results in Overall Improvement in Pain and Symptoms and Reduces Synovial Inflammation.” STEM CELLS Translational Medicine, 9 Apr. 2019, 10.1002/sctm.18-0183. Accessed 10 Apr. 2019.