Duke filluar që prej rasteve të para të ruajtjes së kampionëve të gjakut të kordonit, shkencëtarët, kanë hequr prej tyre plazmën dhe rruazat e kuqe të gjakut përpara se t'i ngrinin (vendosnin në ngrirje të thellë) kampionët e gjakut të kordonit. Kjo njihet si depozitimi në ruajtje i volumit të reduktuar.
Ndërsa depozitimi në ruajtje i volumeve të reduktuara ka qenë përdorur në praktikë për shumë vite, ka një debat i cili vazhdon rreth efekteve të ruajtjes së volumit të reduktuar të gjakut të kordonit. Disa banka të gjakut të kordonit kërthizor këshillojnë që të depozitohet në ruajtje “gjaku komplet” pasi kjo ruan të gjitha qelizat staminale në gjakun e kordonit dhe është më pak e kushtueshme për t' u përpunuar.
Por, mos e lini këtë "opinion" të devijojë vendimin tuaj! Ka disa arsye shumë të mira për të zgjedhur ruajtjen e volumit të reduktuar të gjakut të kordonit për të konservimin e qelizave staminale tuaja.
#1: Kjo procedurë heq qafe gjërat e panevojshme
Plazma e gjendur në gjakun e kordonit nuk përban qeliza staminale dhe rruazat e kuqe te gjakut (RBC) nuk besohet se ndihmojnë gjatë transplanteve të qelizave staminale. Kështu pra, rruazat e kuqe të gjakut në kampionët e gjakut komplet do të duhet të shpëlahen përpara se të përdoren në transplante – kjo gjë shkakton humbje të konsiderueshme të qelizave staminale. Depozitimi në ruajtje i volumit të reduktuar të gjakut të kordonit mundëson heqjen qafe të qelizave të tepërta, të panevojshme, dhe e bën gjithashtu kampionin shumë më të lehtë për t' u kaluar në ngrirje të thellë për ruajtje afatgjatë.
#2: Ruazat e kuqe të gjakut mundet të jenë të rrezikshme gjatë transplanteve
Madje, edhe në rastet kur pacienti dhe donatori janë të pajtueshëm gjenetikisht në mënyrë perfekte, ata mundet të kenë grupe të ndryshme të gjakut. E kështu pra, nëse rruazat e kuqe të gjakut janë ende prezente në kampionin e gjakut, ato mundet të provokojnë një reaksion negativ. Një tjetër rrezik është se rruazat e kuqe të gjakut zakonisht çahen gjatë proceseve të ngrirjes së thellë dhe të shkrirjes dhe kështu shpërhapin përbajtjen e tyre qelizore. Kryerja e infuzioneve të tilla të dëmtuara gjatë trajtimeve mjekësore mundet të ketë rezultate negative serioze e deri kërcënuese për jetën e pacientëve. Zgjedhja e metodës së ruajtjes së volumit të reduktuar, i shmang dukshëm këta rreziqe!
#3: Norma e përftimit të qelizave staminale është më e lartë
Shumica e sistemeve automatike të përpunimit që përdoren prej bankave të gjakut të kordonit kanë një normë të shkëlqyer të përftimit të qelizave staminale të nevojitura për transplantim të suksesshëm. Në stabilimentin e Future Health Biobank, teknologjia jonë, e fjalës së fundit të shkencës, na mundëson një normë përftimi deri në 90%, duke mundësuar kështu pjesën dërmuese të qelizave staminale të mundshme në kampionin tuaj e duke i dhënë fëmijës suaj shanse më të mëdha për trajtime të suksesshme në të ardhmen.
#4: Lehtësi për identifikimin dhe ndarjen veçmas të qelizave staminale të dëshiruara
Në rastet kur një kampion me volum të reduktuar të gjakut shkrihet pasi ka qenë i vendosur në ngrirje të thellë, shkencëtarët, munden të shohin me lehtësi qelizat staminale që ata duan të mbajnë kundrejt atyre që ata duan të largojnë. Pa prezencën e mbeturinave qelizore të shkaktuara prej rruazave të kuqe të shkatërruara të gjakut, testet e kampionëve pas shkrirjes, janë gjithashtu më të qarta për t' u interpretuar.
#5: Procesi i ruajtjes së volumit të reduktuar të gjakut të kordonit është i liçensuar prej FDA
Qoftë në terma të përdorimit laboratorik ashtu edhe në kujdesin ndaj pacientit, standardi i industrisë së ruajtjes së qelizave staminale është që bankat e gjakut të kordonit të aplikojnë metodën e volumit të reduktuar të gjakut të kordonit përpara ruajtjes në ngrirje të thellë. Pjesa më e madhe e bankave të gjakut të kordonit që mbajnë një liçencë nga FDA përdorin këtë metodë për të larguar rruazat e kuqe të gjakut dhe plazmën prej kampionit.
Dëshironi të mësoni më shumë rreth ruajtjes së qelizave staminale të gjakut të kordonit? Vizitoni faqet tona të shërbimit për të zbuluar se si ne ja bashkëlidhin mbledhjen dhe ruajtjen e gjakut të kordonit kërthizor planit të lindjes së fëmijës suaj.

