7-vjeçari përfiton nga trajtimi jetë-shpëtues duke përdorur qelizat staminale prej lëkurës së tij

Përmes një aplikimi inovativ të qelizave staminale autologe të lëkurës, një djalë i vogël u shpëtua nprej një sëmundje gjenetike potencialisht kërcënuese për jetën e cila i kishte prekur të gjithë lëkurën e trupit.

7-vjeçari i sëmurë në nivele kritike po luftonte ndaj një sëmundje të rrallë e quajtur junctional epidermolysis bullosa (JEB), e cila e bën lëkurën tepër të cënueshme edhe ndaj fërkimeve më të lehta dhe ju shkakton atyre që vuajnë prej saj, blistera seriozë dhe humbje të lëkurës. Atij ju dha një trajtim me qeliza staminale autologe të lëkurës - çka do të thotë duke përdorur qelizat staminale të vetë atij - gjatë tri procedurave kirurgjikale në Spitalin e Fëmijëve pranë Universitetit të Ruhr, Gjermani.

Pavarësisht se kishte humbur rreth 60% të sipërfaqes së lëkurës së trupit të tij , kirurgët ja dolën që të "vjelin"qelizat staminale të lëkurës prej një copëze të vogël lëkure prej djalit. Më tej, qelizat staminale u modifikuan gjenetikisht për të larguar gjenin që shkaktonte sëmundjen dhe u përdorën për të rritur lëkurë të shëndetshme në laborator. Lëkura e re u aplikua përmes procedurave kirurgjikale për të mbuluar pothuajse 80% të sipërfaqes së trupit të djalit.

Pas tetë muajsh në një njësi reanimacionim fëmija ja arriti të merrte veten plotësisht në mënyrë të mahnitshme. Në dallim prej transplanteve tradicionale të lëkurës, lëkura e trajtuar me qeliza staminale sillet krejt normalisht dhe nuk ka nevojë për kremëra speciale.

Epiderma duket normale. Dhe nuk shfaq diferenca të mëdha. (Lëkura duhet ti qëndrojë kohës) praktikisht sa jeta e pacientit.

thotë Michele De Luca pranë Qendrës për Mjekësinë Rigjenerative, Universiteti I Modenas dhe Reggio Emilia 

Raportet më të fundit, thonë se, ai, tashmë, bën një jetë normale dhe pa mjekime, megjithëse përparimet e lëkurës së tij do të monitorohen nga afër. Megjithëse trajtimi me qeliza staminale autologe është akoma i pamiratuar prej autoriteteve rregullatore, ai ofron prova të mëtejshme se madje edhe sëmundje të rënda gjenetike mund të trajtohen me qelizat staminale të vetë personit!

Klikoni këtu për të lexuar të gjitha hollësirat rreth këtij rasti.