A do të munden Qelizat Staminale prej Kordonit Kërthizor të Ndihmojnë Pacientët me Lupus?

Një provë e re klinike e fazës 1 ka zhvilluar hetime rreth Qelizave Staminale Mezenchimale të nxjerra prej Kordonit Kërthizor mbi efektin që mund të kenë ato mbi sistemin imunitar të pacientëve me Lupus. Megjithëse studimi ishte në përmasa të vogla, u vërejtën rezultate mjaft pozitive 24 javë pas trajtimit me to.

Gjatë provës klinike pranë Universitetit Mjekësor të Karolinës së Jugut, gjashtë pacientëve me Eritematozë refraktare të Lupusit Sistemik (SLE) ju dha një injeksion Qelizash Staminale Mezenchimale të nxjerra prej kordonit kërthizor. Shkencëtarët matën atë se si ky infuzion trajtoi sistemin imunitar të pacientëve. Në veçanti, ata u përqëndruan mbi llojet e qelizave T dhe qelizat B të cilat ndikojnë/pengojnë funksionimin e sistemit imunitar tek të sëmurët me Lupus.

24 javë pas trajtimit, Qelizat Staminale Mezenchimale(MSC) treguan se ndihmonin në rregullimin e aktivitetit të qelizave B dhe në autoimunitetin. Qelizat staminale në mënyrë të dukshme zvogëluan numrin e qelizave B anormale dhe rritën qelizat B joreaguese në katër prej gjashtë pacientëve. Në dy pacientë, trajtimi me qelizat staminale u shoqërua me një rritje të lehtë në qelizat T.

Qelizat staminale mezenchimale(MSCs) gjenden në indin e kordonit kërthizor. Ato munden të shumohen dhe të formojnë kërce, kocka dhe inde dhjamor. Kjo provë klinike në fazën e parë sugjeron se prej një infuzioni me qeliza staminale mezenchimale mund të përfitojnë drejtpërdrejt rastet me Lupus të cilët janë të vështirë për t'u trajtuar, megjithëse një provë klinike e fazës 2 është lançuar tashmë për të hetuar më në thellësi rreth këtyre zbulimeve.

Në provën klinike të fazës 2, hulumtuesit do të zhvillojnë një provë klinike dyfish të anonimizuar, të kontrolluar me placebo - në shtesë të kujdesit standard për Lupusin në 81 adultë. Pacientët do të kryhen në mënyrë rastësore për të marrë një ose dy infuzione me Qeliza Staminale Mezenchimale ose një placebo. Për të përcaktuar suksesin, hulumtuesit do të vëzhgojnë për të gjetur një reduktim prej katër pikësh ose më shumë, sipas sistemit të Indeksit të Aktivitetit të Sëmundjes së Eritematozës së Lupusit Sistemik (SLEDAI), si edhe të frekuencës së rishfaqjes së sëmundjes, debolesës, dhimbjes dhe depresionit.

Shpresohet se pasi të ketë përfunduar edhe prova klinike e Fazës 2, ne do të mundemi të kuptojmë efektshmërinë dhe sigurinë e përdorimit të qelizave staminale mezenchimale për trajtimin në të ardhmen të Lupusit.

Referenca: lupusnewstoday.com