Asier Moreno ruan pulpin e dhëmbit

Ainara Moreno e cila jeton në Londër, për fat të keq nuk e pati mundësinë për të ruajtur gjakun e kordonit kërthizor pas lindjes së djalit të saj, por ruajtja e qelizave staminale prej pulpit të dhëmbëve të qumështit i ofroi një shans të dytë të shkëlqyer për të mbrojtur shëndetin në të ardhmen e Asier. 

Kiti arriti me të vërtetë shumë shpejt dhe kur tim biri i ra dhëmbi, unë i rashë numrit të telefonit të shënuar mbi kuti dhe fola me Hannah e cila u tregua shumë e dobishme duke më shpjeguar hapat e mëtejshme. Korrieri arriti brenda orës për të tërhequr kitin ku ishte vendosur dhëmbi i qumështit - thjesht një shërbim i shkëlqyer! Unë, më tej u kontaktova nga Dawn për të bashkërenduar marrjen e një kampioni gjaku nga im bir për analiza. Ajo kishte një mënyrë fantastike dhe madje i kishte sjellë atij një biskotë në formë dreri.

Asier tha se në fillim ishte nervoz rreth marrjes së kampionit por ai në fakt nuk ndjeu asnjë pickim? Ai do ta bënte atë prapë me qejf…dhe ishte shumë i lumtur me çertifikatën e tij të trimërisë!

Unë jam kaq e kënaqur me shërbimin nga fillimi deri në fund dhe do ta rekomandoja me patjetër atë!

- Ainara Moreno

Ekipi ynë ishte kaq i entuziazmuar pasi dëgjoi që familja Moreno pati një eksperiencë të shkëlqyer me shërbimet tona dhe tashmë kanë përpunuar e depozituar në kushte sigurie të plotë kampionin e qelizave staminale prej dhëmbit të qumështit të Asier në laboratorin tonë të konservimit në ngrirje të thellë, i vendosur në Nottingham, UK!