Djaloshi ja del të rifitojë përdorimin e krahëve dhe duarve me ndihmën e terapisë me qeliza staminale

Në 2016, Kris Boesen vuajti një plagosjeje të tmerrshme të kolonës vertebrale në pjesën e qafës, kur ai ishte vetëm 20 vjeç. Plagosja ndodhi gjatë një aksidenti serioz me makinë në Bakersfield, SHBA, çka e la djaloshin të paralizuar nga qafa e poshtë. Në atë kohë pritej që ai të mbetej i paralizuar për gjithë jetën.

Megjithatë prindërit e tij u mbushën me shpresë kur ata mësuan se Kris mund të kualifikohej për të marrë pjesë në një provë klinike pranë Qendrës Mjekësore Keck të Universitetit të Kalifornisë (USC). Studimi përfshiu kryerjen e injektimit tek pacientët të një trajtimi të përgatitur prej qelizave staminale, drejtpërdrejt në kolonën vertebrale në zonën e qafës.

Terapia e përgatitur me qeliza staminale, e njohur si AST-OPC1 ka aftësinë për tu zhvilluar dhe mbrojtur qelizat nervore në sistemin nervor qendror. E kështu duke e zhbërë dëmin e shkaktuar tek pacientët me plagosje të kolonës vertebrale.

Në mënyrë tipike, pacientët me plagosje të kolonës vertebrale ju nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale për të stabilizuar kolonën vertebrale, por përgjithësisht, shumë pak ja dalin për të rivendosur në punë funksionet motore dhe ndjesore… Me këtë studim, ne jemi duke testuar një procedurë e cila mund të përmirësojë funksionin neurologjik çka mund të bëjë diferencën midis të qënit të paralizuar përgjithmonë dhe të qënit në gjëndje për dikë që të përdorë krahët dhe duart. Rivendosja e këtij niveli të funksionit mundet të përmirësojë në mënyrë domethënëse jetën e përditshme të pacientëve që vuajnë nga plagosjet e kolonës vertebrale

thotë, Charles Liu - Drejtor i qendrës Neurorestoration të Universitetit të Kalifornisë

Dy javë pas ndërhyrjes, gjendja e Kris filloi të përmirësohej. Pas tre muajsh, ai rifitoi funksionin motor dhe ndjesor në duart dhe në krahët e tij; çka i mundësoi atij që të përdorë telefonin, të shkruante, të përdorte karrigen e tij me rrota dhe, përgjithësisht, të rifitonte njëfarë pavarësie.

Prej 25 pacientëve të përfshirë në këtë provë klinike të qendrës së Universitetit të Kalifornisë, nuk u vërejtën efekte anësore serioze. Testet e kryera me Rezonancë Magnetike treguan se mbi 95% e këtyre pacientëve shfaqën “matricë të indit” përreth vendit të plagosjeve të tyre, çka sugjeronte se qelizat staminale të injektuara kishin zënë vend mirë si transplant.

Ndërsa as Kris dhe as pacientët e tjerë nuk ishin edne në gjendje të ecnin, suksesi i kësaj prove klinike është një shëmbull i shkëlqyer i asaj se si qelizat staminale kanë potencialin për të përmirësuar jetën e atyre që vuajnë prej këtyre plagosjeve të kolonës vertebrale.

Për t'u kualifikuar për këtë provë klinike të veçantë të Fazës 1/2, pacientët duhet të jenë midis 18-69 vjeç, me një gjëndje mjaftueshëm të stabilizuar për të marrë një injeksion me qeliza staminale të inxhinieruara – 14-30 ditë pas plagosjes.

Referenca:
news.usc.edu/
blog.cirm.ca.gov/tag/kris-boesen/