Fonde në rritje për kërkimin shkencor lidhur me qelizat staminale të gjakut të kordonit

Një grup shkencëtarësh të vendosur në Neë York sapo ju është akorduar një shumë e konsiderueshme për të financuar kërkimin e tyre lidhur me trajtimin e çrregullimeve të gjakut duke përdorur qelizat staminale të gjakut të kordonit

Ky është një zhvillim shumë emocionues për kërkimet e lidhura me qelizat staminale dhe për ata të prekur nga sëmundje të lidhura me gjakun.

Ne bisedojmë me Osama Shaikh; Menaxher I Future Health Biobank për Produktet e Reja dhe Kërkimin, për të marrë opinionin e tij lidhur me këto të reja të fundit.

Një konsorcium shkencëtarësh pranë Ansary Stem Cell Institute, vendosur në Neë York, sapo ju është akorduar një fond prej 15.7 milion $ prej Programit të Kërkimeve të Qelizave Staminale të Shtetit të Neë Jorkut (NYSTEM) për të financuar një program kërkimor katërvjeçar. Ky program i veçantë kërkimor është i përqëndruar rreth një përqasje të re inovative për shtimin dhe manipulimin e qelizave staminale të gjakut të kordonit për trajtimin e çrregullimeve të gjakut

Për mjaft pacientë me një sëmundje gjaku, një transplant qelizash staminale mbetet e vetmja kurë. Fatkeqsisht në disa rrethana, njësitë e gjakut të kordonit mund të përmbajnë shumë pak qeliza për transplantim. Ky konsorcium Amerikan përpiqet të adresojë këtë nevojë kritike përmes zbatimit të një sistemi të ri inovativ. Kjo përqasje e re për shtimin e qelizave staminale jashtë trupit përdor qeliza të specializuara enësh gjaku për t'i mbështetur, ushqyer dhe zhvilluar qelizat staminale.

Konsorciumi planifikon të kryejë një provë klinike duke e përdorur këtë platformë për shtimin e qelizave staminale të gjakut të kordonit për transplantim. Kjo provë do të synojë pacientët të cilët janë diagnostikuar me një lloj kanceri të gjakut i cili nuk mund të kurohet me kemioterapi ose prej dhuruesve të disponueshëm.

Ky është një hap i madh për potencialet që kanë qelizat staminale të gjakut të kordonit dhe ne mezi që presim të shohim disa rezultate të shkëlqyera prej provave klinike

Për më shumë informacion rreth asaj se si ju mund të ruani qelizat staminale të kordonit kërthizor tuaj si edhe rreth sëmundjeve të tjera të cilat mund të trajtohen aktualisht me anë të gjakut të kordonit, thjesht vizitoni: Ruajtja e qelizave staminale të kordonit kërthizor

Për më shumë informacion rreth kësaj prove të re klinike mahnitëse, lexoni këtë artikull.