Gjaku i kordonit kërthizor, i ruajtur pas lindjes së vogëlushes jep shpresa të reja për kurimin e motrës së saj të sëmurë me Anemi Aplastike

Vogëlushja pesëvjeçare Lexuan, nga Kina, është e sëmurë rëndë me një çrregullim të rrallë të gjakut - anemia aplastike. Prindërit e saj morën vendimin për të ngjizur motrën e saj më të vogël, Sun Yiwei, në mënyrë që të mblidhnin dhe ruanin gjakun e kordonit kërthizor pas lindjes së saj për ta përdorur për trajtimin mjekësor.

sun-lexuan-anaemia

Anemia aplastike është një çrregullim i rrallë, i cili shkakton problemin që palca e kockës dhe qelizat staminale të mos prodhojnë dot mjafueshëm qeliza të gjakut. Prindërit e Sun Lexuan po kalonin shumë vështirësi në gjetjen e një trajtimi për vajzën e tyre, por ata e dinin se qelizat staminale prej gjakut të kordonit të një motre a vëllai të saj do të ofronin një pajtueshmëri të mjaftueshme për një rezultat të suksesshëm.

Qelizat staminale gjenden me bollëk në gjakun e kordonit kërthizor dhe janë më të adoptueshme se sa ato që gjenden në palcën e kockës. Ato munden të rinovojnë qelizat e dëmtuara dhe të zhvillohen më tej e kthehen në rruaza të bardha të gjakut, rruaza të kuqe të gjakut dhe në trombocite. Kjo, e ka bërë ruajtjen e gjakut të kordonit kërthizor një rrjet sigurie me një popullaritet në rritje për prindërit, ku qelizat staminale të çmuara mund të mblidhen pas lindjes e të ruhen në ngrirje të thellë për përdorime potenciale në të ardhmen.

Qëkurse Lexuan ishte diagnostikuar me anemia aplastike në moshën vetëm tre vjeçare, gjendja e saj shëndetësore ishte stabilizuar me anë të Globulinës Antilimfocite - një serum i marrë prej gjakut me përmbajtje antitrupash. Megjithatë, ardhja në jetë e bebes Yiwei do të ofrojë një kurë përfundimtare dhe sjellë shumë lumturi dhe çlirim për familjen.

Gjaku i kordonit kërthizor i Yiwei, u mblodh menjëherë pasi ajo kishte lindur në Spitalin e Përgjithshëm Ushtarak të Jinan në 19 Janar. Lexuan do të marrë transplantin e saj të parë me qelizat staminale duke përdorur gjakun e kordonit kërthizor të motrës së saj pas Vitit të Ri Kinez.

sun-lexuan-sister-anaemia

(Gjaku I kordonit kërthizor i Sun Yiwei, I mbledhur menjëherë pas lindjes, për t'u përdorur për transplantin tek Sun Lexuan)

Referenca: http://k.sina.com.cn