Inxhinierimi i Qelizave Staminale për të Prodhuar Insulinë për Diabetin e Tipit 1

Për të parën herë, shkencëtarët ja kanë dalë që të transformojnë qelizat staminale njerëzore në qeliza plotësisht të maturuara që prodhojnë insulinë. Kjo arritje mund të na çojë ne një hap më pranë me zhvillimin e një kure për trajtimin e Diabetit të Tipit 1.

Insulina është përgjegjëse për rregullimin e glukozës dhe nivelit të sheqerit në gjak. Por, qelizat prodhuese të insulinës të gjendura në pankreas shkatërrohen në pacientët me diabet të Tipit 1, duke shkaktuar një gamë të gjerë komplikacionesh të imunitetit dhe madje dëmtime serioze të organeve, siç janë dështimi i veshkave ose paralizat cerebrale. Nuk është një surprizë që kërkuesit shkencorë të cilët merren me diabetin janë përpjekur gjatë për të shumëfishuar në laborator këto qeliza që të ndryshojnë jetën.

Në të shkuarën, shkencëtarët nuk ja kishin dalë dot që t'i programonin qelizat staminale e t'i kthenin në qeliza beta plotësisht të maturuara, çka ja bënte të pamundur atyre që t'i përgjigjeshin siç duhet nivelit të glukozës dhe të sekretonin insulinë. Megjithatë, studiuesit në Universitetin e Kalifornisë, në San Francisko e gjetën një zgjidhje. Ata kulturuan qelizat staminale pluripotente në pjata petri duke përdorur një proces të paprovuar më parë.

Një parim kyç në biologji është se forma ndjek funksionin, ndaj ne arsyetuam se formimi i "ishujve" mund të jetë një proces i rëndësishëm në mënyrë që qelizat beta të maturohen siç duhet

- thotë Gopika Nair, PhD, nga Qendra e Diabetit të UCSF

Përmes ndarjes artificialisht të qelizave staminale pankreatike dhe reformimit të tyre në ishuj, zhvillimi i qelizave pësoi një kërcim përpara. Ato ju përgjigjën nivelit të sheqerit në gjak dhe prodhuan insulinë brenda pak ditësh, në mënyrë të ngjashme me qelizat e maturuara prodhuese të insulinës - në një mënyrë e cila nuk ishte parë kurrë më parë në një laborator.

Tani, shkencëtarët në Universitetin e Kalifornisë në San Francisko janë duke punuar për një terapi rigjenerative për diabetin e Tipit 1 duke përdorur këto qeliza staminale, çka shpresohet se do të eleminojë nevojën për transplante të pankreasit. Vetëm 1000 transplante pankreasi janë të disponueshme në vit kundrejt nevojës që kanë 1.5 milion njërëz që jetojnë me Diabet T1 në ShBA. Dr. Nair, thotë:

Terapitë që përdoren aktualisht siç është injektimi i insulinës vetëm sa trajtojnë simptomat e sëmundjes…Puna jonë drejton për te një sërë rrugësh emocionuese për të gjetur në përfundim një kurë. Ne, më në fund jemi në gjendje të ecim përpara në një sërë frontesh të ndryshëm të cilët në të kaluarën ishin të mbyllura për ne… Mundësitë tashmë duken të pafundme

Referenca:
https://www.ucsf.edu/