A munden qelizat staminale të përdoren për ngadalësimin e sëmundjes së veshkës diabetike?

Një provë klinike emocionuese, u anunçua në Tetor 2015, për të hetuar mbi efikasitetin e qelizave staminale në ngadalësimin e përparimit të sëmundjes së veshkës diabetike (DKD)

Ne biseduam për pak mekohë me ekspertin brenda shtëpisë sonë; Osam Shaikh, për të mësuar më shumë rreth asaj se si ka përparuar kjo provë e re klinike.

Fatkeqsisht, diabeti është në pjesën dërmuese të rasteve shkaktari i sëmundjes së stadit të fundit të veshkave, e cila mjaft shpesh çon në nevojën për dializë ose për transplant të veshkave.

Kjo provë e re klinike, e sponzorizuar prej Sistemit Kombëtar Publik Shëndetësor(NHS)planifikon të rekrutojë 48 patcientë me diabet të tipit 2. Kjo provë do të drejtohet në qendra spoitalore që përfshijnë: University Hospitals Birmingham NHS Foundation Trust dhe Belfast Health and Social Care Trust.

Shpresohet që qelizat staminale të munden të kenë potencialin për të kufizuar dëmtimet e veshkave duke reduktuar inflamacionin në veshka. Profesor Timothy O’Brien, udhëheqësi i projektit dhe drejtor i Institutit të Mjekësisë Rigjeneruese pranë National University of Ireland Galëay, thotë: “Prej këndvështrimit të pacientëve, synimi është që ju të mund të ndaloni përparimin e sëmundjes drejt fazës përfundimtare të dëmmtimit të veshkave. Ky është një zhvillim mjaft emocionues për trajtimin e këtij problemi shëndetësor.

Për më shumë informacion mbi sëmundjet që mund të trajtohen aktualisht me anë të qelizave staminale të kordonit kërthizor, thjesht vizitoni: Ruajtja e qelizave staminale të gjakut të kordonit dhe indit të kordonit kërthizor